Dinamo ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë pas një përballjeje të fortë, nervoze dhe me shumë tension ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në kryeqytet, gjithçka mbeti e hapur, por në ndeshjen e dytë dinamovitët arritën të marrin një fitore të madhe që i çon më tej në garën për trofeun. Takimi nisi me ritëm të lartë dhe me Vllazninë që u tregua e rrezikshme që në minutat e para.Në minutën e 4’, Shkëndija e parë erdhi nga Dodaj, i cili depërtoi bukur nga krahu i majtë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë drejt portës, por topi nuk gjeti kuadratin e Teqjes.
Vllaznia vazhdoi të kërkonte hapësira dhe në minutën e 18’, Balaj u gjend në një pozicion të mirë brenda zonës së Dinamos, por nuk arriti të koordinohej siç duhet për finalizimin, duke humbur një mundësi të pastër për të rrezikuar seriozisht portën e bluve.Në minutën e 26’, ishte Vila ai që krijoi një aksion të rrezikshëm, duke gjetur Bregun në zonë. Sulmuesi shkodran provoi goditjen, por Jukaj reagoi me siguri, duke shpëtuar Dinamon nga një gol i sigurt.
Pjesa e parë u mbyll me tension të shtuar në fushë dhe në pankina, ku emocionet ishin të larta, ndërsa asnjë nga ekipet nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.Në pjesën e dytë, Dinamo e rriti presionin dhe filloi të kontrollojë më mirë ritmin e lojës, duke kërkuar momentin e duhur për goditjen vendimtare.
Ky moment erdhi në minutën e 76’. Pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Vllaznisë, Bregu e mori saktë topin në gjysmëfushën e tij, ndërtoi një aksion individual të shkëlqyer, depërtoi deri në zonën kundërshtare dhe me qetësi mposhti Jukajn, duke kaluar Dinamon në avantazh.Ky gol rezultoi vendimtar për fatin e kualifikimit. Vllaznia tentoi të reagojë në minutat e mbetura, por Dinamo u tregua e organizuar në mbrojtje dhe menaxhoi me zgjuarsi avantazhin deri në fund të takimit.