Skënder Gega u rikthye si trajner i Partizanit pas 6 vitesh. “Demat” e emëruan në krye të stolit, pasi disa rezultateve negative që i rrezikojnë pjesëmarrjen në Final Four. Sot, trajneri i ri i të kuqve, ishte në konferencën e parë për shtyp. Në prag është ndeshja me Laçin, që vlen për javën e 32-të të Superiores dhe do të nisë nesër në orën 17:00.
Rikthimi te Partizani- Jam i emocionuar. Vetë lidhja ime me historinë apo edhe identiteti im si sportist është Partizani. Gjërat kanë ndryshuar për mirë në fakt nga koha që unë kam qenë. Ka qenë një klub elitar, ndërsa sot është bërë një ndërmarrje elitare, kjo shton edhe përgjegjësinë më të madhe sepse investimi që është bërë është një lehtësi e madhe për çdo pjestar të këtij klubi të punoj. Në këtë aspekt jam shumë i lumtur, i emocionuar që jam rikthyer dhe përfitoj të falënderoj çdo njeri që ka patur besim tek unë duke nisur nga presidenti Gaz Demi e deri tek tifozi më i thjeshtë. Eshtë një sfidë e vështirë por në fund të fundit futboll është. Partizani është këtu me uljet dhe ngritjet e tij si çdo ekip tjetër. Unë do mundohem të jap më të mirën time sepse së pari e kam për detyrë, por edhe sepse e ndjej që duhet të jem në këto momente këtu.
Çfarë do të ndryshonit nga ekipi– E njoh shumë mirë ekipin sepse kategorinë superiore unë në tërësi e ndjek, veçanërisht Partizanin. Kam patur gjithmonë lidhje asnjëherë nuk jam shkëputur pavarësisht se nuk jam shfaqur në stadiume. Partizani i ka të gjithë elementët, në fushë ka mundësi për të bërë mirë. Unë nuk mund të bëj analizën e të kaluarës, as kolegëve. Nga momenti që jam larguar në mos gabohem të paktën 11 trajnerë kanë patur shansin e tyre të jenë në krye të Partizanit edhe privilegje dhe nuk mund të them dot asnjë fjalë për të kaluarën. Nesër fillon sfida ime, për kaq kohë deri nesër do të bëj të pamundurën, do ballafaqohem dhe të prezantoj veten me secilin nga lojtarët, ti dëgjoj ku janë problemet dhe çfarë mund të rregullojmë në këtë kohë të shkurtër.
Ndeshja me Laçin– Dje kam qenë prezent në stërvitje me presidentin Demi, sot kam ndjekur ekipin U-21. Eshtë një kohë shumë e shkurtër. Nata ka qenë shumë e gjatë për mua sepse emocionet edhe ajo që unë gjatë gjithë kohës kam menduar çfarë mund të bëj sot edhe nesër. Nuk besoj se kemi hapësirë të madhe për të bërë gjëra radikale. Do mundohem të jap pjesën time, mënyrën sesi unë punoj dhe deri nesër shpresoj dhe uroj që të më kuptojnë sa më shumë lojtarët dhe gjithë grupi që ne punojmë. Jemi në vend të katërt, 4 pikë larg Elbasanit. Eshtë meritë e atyre që kanë punuar edhe e këtyre djemve. Çdo njeri që ka gabuar s’duhet ti kthehemi mbrapa ta përmendim. Çdo njeri që punon gabon, çdo sportist ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Edhe me ata që kanë nevojë për mbështetje do punoj ti shtyjmë që të japin maksimumin. Uroj dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë.
1 comment
[…] LEXO ME SHUMEl:“Të ringrej Partizanin e kam për detyrë”/ Fjalët e para të Skënder Gegës:… […]
Comments are closed