Goditje për Laçin! Sulmuesi mbyll aventurën me klubin, refuzon rinovimin e kontratës

by S.M

Sulmuesi i talentuar Ledjo Tresa pritet të mbyllë aventurën e tij me Laçin në fund të këtij sezoni. 20-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij përfundon në muajin qershor dhe palët nuk kanë arritur një marrëveshje për rinovim.

Pas tre vitesh me bardhezinjtë, Tresa ka vendosur të kërkojë një hap të ri në karrierë, ndërsa interesi për të nuk mungon. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se disa klube nga Abissnet Superiore, por edhe ekipe jashtë Shqipërisë, kanë nisur të monitorojnë situatën e tij dhe janë gati të hidhen në veprim për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Gjatë periudhës së tij me Laçin, Tresa ka qenë një element i rëndësishëm në repartin ofensiv, duke grumbulluar në total 93 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Prej tyre, 58 takime i ka zhvilluar në elitën e futbollit shqiptar, 27 në Kategoria e Parë, 7 në Kupa e Shqipërisë dhe 1 në fazën Play-Out. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për një nga lojtarët e rinj më premtues, ndërsa vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.