Egnatia do të nisë sot rrugëtimin në Champions League, pikërisht prej orës 19:00 në “Stadionul Zimbru” të Moldavisë. Përballë do të jetë pikërisht Petrokub. Rrogozhinasit do tentojnë që për herë të parë të kalojnë një tur në Champions. Përballë janë kampionët e Moldavisë që befasuan Sherif Tiraspol. Nevil Dede ka ndarë mendje për rreshtimin e titullarëve, që do të jetë me skemëm 3-5-2.
Rikthim i rëndësishëm është portieri Dajsinani, i cili edhe pse nuk luajti titullar në fazën përgatitore është preferuar nga minuta e parë. Sa i përket debutuesve bien në sy Bitri dhe Jago.
45’+1’-45’+3’ Karton i kuq për Aleksin! Mesfushori ndëshkohet me një karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë, por më pas gjyqtari ftohet nga VAR dhe pasi sheh pamjet i tregon të kuqin kapitenit të Egnatias.
35’ GOOOL EGNATIA! Vjen edhe goli i barazimit, pas një kombinimi mes Haime dhe Kryeziut, me këtë të fundit i cili gjen hapësirën për të gjuajtur dhe çuar shifrat në 1-1.
1’ Gafë e pabesueshme, Egnatia pëson gol pas pak sekondash! Aleksi pason mbrapa për Dajsinanin por në fakt ia dorëzon topin Popeskut i cili e ka të thjeshtë të dërgojë topin në rrjetë.
