Një postim, mijëra urime! Ernest Muçi dhe Klea Verri marrin vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Lajm i bukur për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, dhe partneren e tij, Klea Verri. Çifti është në pritje të fëmijës së dytë.

Ishte Klea Verri ajo që ndau lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto me bikini, ku barku i rrumbullakosur tërhoqi menjëherë vëmendjen. Postimin e shoqëroi edhe me një emoji të një gruaje shtatzënë, duke konfirmuar kështu pritjen e ëmbël.

Dyshimet kishin nisur që nga një postim i publikuar një ditë më parë, ku barku i saj dukej lehtësisht i rrumbullakosur. Pas konfirmimit, rrjetet sociale u mbushën me urime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët i uruan çiftit sa më shumë lumturi për zgjerimin e familjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.