Nikaj shënon në natën speciale, por BATE prish festën e Elbasanit (video)

by KLIKOJE.AL

AF Elbasani ka bërë paraqitjen e parë historike në kompeticionet europiane. Verdheblutë kanë zbritur në fushë për ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Konferencës, ku përballë kanë pasur skuadrën bjelloruse BATE Borisov.

Në “Elbasan Arena”, skuadra e Ivan Gvozdenoviç ka kërkuar një rezultat pozitiv në debutimin e saj europian, përballë një kundërshtari me eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Tekniku i Elbasanit ka hedhur në fushë edhe pesë lojtarë që debutuan me fanellën verdheblu në këtë sfidë: Aleksovski, Epitauks, Tresa, Hebaj dhe Nikaj.

Elbasani e nisi me ritëm dhe arriti të kalojë në avantazh në fundin e pjesës së parë. Nikaj u shfaq vendimtar në minutat shtesë të fraksionit të parë, duke shënuar golin që solli festë në “Elbasan Arena”.

BATE Borisov reagoi në pjesën e dytë dhe gjeti golin e barazimit me Rusakov në minutën e 67-të, duke rikthyer ekuilibrin në sfidë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.