Erbim Fagu me mesazh të qartë. Tirana do të udhëtojë në “Elbasan Arena” për të sfiduar Erzenin në kuadër të javës së 32-të të Superiores, sfidë që do të startojë në orën 15:00 ditën e premte. Një duel mjaft delikat për të dyja skuadrat, me bardheblutë që kërkojnë 3 pikët për “Final – Fiur’.
Kryeqytetasve nuk iu lejohen më hapa fals, pasi në të kundër mund t’i japin “lamturmirën” Final Four. Erbim Fagu analizon këtë përballje, ku thekson se skuadra është në gjendje optimale. Ndër të tjera ka prekur edhe derbin me Partizanin që do të luhet pas 10 ditësh.
NDESHJA-Luajmë përballë Erzenit, mund të them që është një nga ndeshjet më të rëndëishme të kampionatit për ne këto momente se 3 pikë do na mbajnë në garë për “Final Four. Fitorja e radhës të jep një avantazh më shumë për të qenë në “Final 4”, një fitore me Erzenin është 50% e punës për të kapur atë. Padyshim që po, por për ne është e rëndësishme ndeshja me Erzenin se vendosim një këmbë në “Final 4”. Në këto moment na interesojnë vetëm 3 pikët, të vuajtura apo jo. Skemi kohë për të luajtur bukur dhe të krijojmë dominancë.
REAGIMI I TIFOZËVE PAS NDESHJES ME KUKËSIN- E kam ndjekur mbrapa dhe tifozët e Tiranës janë gjithmonë kërkues, nuk është se kemi marrë rezultate të mira dhe shpresojmë tju kthejmë besimin edhe gëzimin tifozëve tanë, kaq mund të them për këtë pjesë”, përfundoi Fagu.