Rezart Dabulla, ish-mbrojtësi i Tiranës ka dhënë një intervistë për RTSH Sport në lidhje me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, përballje që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00. Në deklaratën e tij, Dabulla u shpreh se Tirana vuan në mbrojtje, ndërsa shprehet se në të shkuarën e tij derbet e humbura i ka patur me pikatore.
“Është e rëndësishme për të dyja skuadrat, edhe partizani lufton për të kapur Final-Four, por kuptohet që është më e rëndësishme për Tiranën që rrezikon të dalë nga kategoria. Një nga repartet që ka probleme Tirana është mbrojtja, ka bërë shumë gabime këtë vit, shpresoj që ndaj Partizanit mos të shfaqin ato gabime, kanë shumë gjëra për të përmirësuar. Po të humbasë Tirana, do të jetë kandidate kryesore së bashku me Flamurtarin për rënien nga kategoria, të paktën mos të humbasë derbin, të marrë maksimumin, do të jetë e vështirë, por me pak zemër mund ta fitojë derbin.
“Derbet e së shkuarës? Nuk humbisnim kaq shumë sa po humb Tirana e këtyrë viteve, unë mbaj mend gjithë karrierën time te Tirana prej 13 vitesh, unë derbet e humbura i numëroj me gisjhtat e njërës dorë, nuk janë më shumë se pesë. Tifozët na kërkonin fitoni derbin, nuk duam kampionatin, ka patur tifozë më shumë sesa sot, kjo edhe për faj të klubit të Tiranës që nuk ka mundur të bëjë një ekip cilësor për të mbushur stadiumin, duhet të kënaqemi me kaq sa kemi, ishte deklarata e Dabullës.