HIDHET SHORTI! Kategoria e Pare premton spektakël, java e parë nis “flakë”

by KLIKOJE.AL

FSHF ka organizuar sot hedhjen e shortit për kalendarin e sezonit të ri të Kategorisë së Parë, në aktivitetin i cili nis më 5 shtator 2026 dhe përfundon me 2 maj 2027.

Në shortin e hedhur sot, është bërë fillimisht ndarja mes Kastriotit dhe Ilirisë, të cilat do të luajnë të dyja në stadiumin e Fushë Krujës edhe në këtë edicion. Më pas, është bërë hedhja e shortit për të përcaktuar numrat e skuadrave të tjera që janë vendosur më pas në kalendar sipas skemës së paracaktuar.

Shorti ka dhuruar një sfidë shumë interesante që në javën e parë të turneut, pasi do të ketë përballje direkte mes Besës dhe Flamurtarit, dy skuadrave të cilat këtë cilat rivalizojnë për t’u ngjitur në elitë.

JAVA 1

Korabi-Oriku

Iliria-Pogradeci

Bylis-Sopoti

Besa-Flamurtari

Burreli-Kastrioti

Kukësi-Besëlidhja

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.