Egnatia surprizon në merkato, hap negociatat me sulmuesin e Strugës (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Pavarësisht deklaratës së drejtorit sportiv se Egnatia nuk priste më afrime në merkato, situata te kampionët e Shqipërisë mund të ndryshojë. Kalendari i ngjeshur dhe dëmtimi i rëndë i Bakayokos kanë bërë që rrogozhinasit të shqyrtojnë mundësinë e një tjetër përforcimi në repartin ofensiv.

Aktualisht, trajneri ka në dispozicion dy alternativa natyrale për pozicionin e “9”-ës, Adjesenin dhe Montenegron. Me një numër të madh ndeshjesh përpara, në Rrogozhinë duan të kenë më shumë alternativa dhe të shmangin varësinë nga vetëm dy sulmues.

Pikërisht për këtë arsye, sipas informacioneve, Egnatia ka nisur bisedimet me Bassirou Compaore. Sulmuesi me origjinë nga Burkina Faso i cili aktivizohet me Strugën është një profil që mund t’i shtojë ekipit forcë dhe alternativa në vijën e parë të sulmit.

Compaore aktivizohet në qendër të repartit ofensiv dhe dallohet për fizikun, lojën direkte dhe aftësinë për të shërbyer si pikë referimi për skuadrën në fazën sulmuese. Në Rrogozhinë po shqyrtohet mundësia që ai të jetë alternativa e tretë për pozicionin e “9”-ës, duke i dhënë stafit teknik më shumë hapësirë për rotacion në kampionat, Kupë dhe ndeshjet europiane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.