Lajmet e fundit | Klikoje.al

VIDEO/Real Madrid vuan ndaj Betisit, por Valverde dhe Ramos nxjerrin nga telashet madrilenët

Written by

in

Pas barazimit pa gola një javë më parë në transfertën baske ndaj Real Sociedadit, Reali i Madridit gjeti fitoren e parë në kampionat, teksa ia doli të triumfojë me shifrat 2-3 në transfertën andaluziane ndaj Real Betis. Golin e avantazhit për Real Madrid e shënoi Valverde në minutën e 14’ të takimit.

https://streamable.com/erxakn

Reagimi i vendasve ishte mjaft i mirë dhe Mandi e Carvahlo shënuan në minutat 35’ dhe 37’ për të përmbysur avantazhin e madrilenëve dhe shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.Megjithatë Reali gjeti golin e barazimit vetëm pak pas startit të pjesës së dytë, kur Emerson shënoi në portën e tij, ndërsa në minutën e 60’ i njëjti futbollist u ndëshkua me karton të kuq dhe la Betisin me një lojtar më pak.

Madrilenët shfrytëzuan në maksimum epërsinë numerike dhe nisën të sulmojnë vazhdimisht për të gjetur golin e fitores, që erdhi në minutën e 82-të dhe u shënua nga i zakonshmi Sergio Ramos nga pika e penalltisë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *