Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Real Madrid

  • Gol që çliron shpirtin, Muriqi mposht Realin dhe shpërthen në lot (video)

    Gol që çliron shpirtin, Muriqi mposht Realin dhe shpërthen në lot (video)

    Mallorca ka arritur një fitore dramatike dhe tejet të rëndësishme ndaj Real Madrid me rezultatin 2-1, në një përballje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët vendas. Heroi i mbrëmjes ishte pa dyshim sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 91’, në një moment kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi 1-1. Me një goditje vendimtare, Muriqi i dhuroi tri pikë të arta skuadrës së RCD Mallorca.

    Pas golit, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk arriti të përmbajë emocionet, duke shpërthyer në lot në fushë. Reagimi i tij preku tifozët dhe bashkëlojtarët, ndërsa shumëkush e lidhi këtë moment me zhgënjimin e freskët pas eliminimit të Kosovës nga Turqia vetëm pak ditë më parë. Ky gol nuk ishte thjesht vendimtar për rezultatin, por edhe një çlirim emocional për Muriqin, i cili tregoi forcën e karakterit dhe shpirtin luftarak në një nga momentet më të rëndësishme të sezonit.

  • Dikur pjesë e Real Madrid, Flamurtari firmos me mesfushorin spanjoll (EMRI)

    Dikur pjesë e Real Madrid, Flamurtari firmos me mesfushorin spanjoll (EMRI)

    Jose Rodrigez është lojtari më i ri i Flamurtarit, sipas gazetës “Panorama Sport”, futbollisti 30-vjecar do të firmosë me klubin vlonjat. Në të shkuarën, mesfushori ka luajtur më parë me Real Madrid në Champions, si dhe ka shënuar gol në një ndeshje kupe. Murinjo ishte ai që i dha mundësinë e parë te Reali në vitin 2012.

    Jose Rodrigez luan në mesfushë, ndërsa është pa skuadër prej thuajse një viti. Për herë të fundit luajti me Adana Demirspor. Mesfushori ka karrierë të pasur në Spanjë, Turqi, Gjermani, Izrael, Holandë dhe Belgjikë. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 350 mijë euro. Kjo mund të konsiderohet goditje e Flamurtarit. Në kampin vlonjat është treguar se do të shpenzohen shifra marramendëse, për të rikthyer sukseset.

    LEXO ME SHUME:Shqiponja jonë, klubi spanjoll prezanton ish-futbollistin e Partizanit me stil ndryshe (video)

     

  • E BUJSHME/ Real Madrid zbarkon në Shqipëri, ish-legjenda e klubit prezanton projektin: 75 fëmijë do të jenë pjesëmarrës…

    E BUJSHME/ Real Madrid zbarkon në Shqipëri, ish-legjenda e klubit prezanton projektin: 75 fëmijë do të jenë pjesëmarrës…

    Fondacioni Real Madrid ka prezantuar mesditën e kësaj të marte organizimin e një kampi 5-ditor në Shqipëri. Në prezantimin e këtij aktiviteti, prezent ishte ish-futbollisti dhe ambasadori i Realit të Madridid Alvaro Arbeloa, i cili ka pozuar me fanellën e klubit që mbante emrin e Shqipërisë.

    Kjo do të jetë hera e parë që Reali vjen në Tiranë, ku do të jenë 75 pjesëmarrës. Fëmijët dhe të rinjtë do të zhvillojnë aftësitë e tyre futbollistiks përmes metodave stërvitore të gjigandëve spanjoll. Një trajner nga Fondacioni do të udhëtojë në Shqipëri për të vëzhguar nga afër të rinjtë e përzgjedhur, të cilët do të kenë një përvojë unike.

  • Si sot 13 Qershor!

    Si sot 13 Qershor!

    1956 Real Madrid mundi Rennes 4-3 në Paris dhe fitoj kupën e parë Evropiane të Kampionëve.

    1381 Watt Tyler drejton Kryengritjen e fshatarëve në Angli, duke kërkuar më pak taksa nga Mbreti Richard II. Kjo është kryengritja e parë popullore në historinë angleze.

    1831 Lindi James Clark Maxwell, fizikani britanik, i cili në 1873 formuloi ligjet themelore të elektromagnetizmit.

  • E BUJSHME/ Futbollisti i Villareal denoncon në polici Valverden, lojtari i Real Madrid mund të arrestohet

    E BUJSHME/ Futbollisti i Villareal denoncon në polici Valverden, lojtari i Real Madrid mund të arrestohet

    Klubi i Villareal ka reaguar pas ngjarjeve te ndodhura dje pas ndeshjes ndaj Real Madrid, te
    fituar ne Bernabeu. Ne parkingun e stadiumit madrilen, lojtari i ekipit verdheblu, Alex Baena, ka
    pesuar nje sulm nga Valverde qe e ka goditur me grusht teksa ky i fundit po i drejtohej
    autobusit te ekipit te tij.

    Real Madrid ende nuk ka reaguar me nje komunikate zyrtare ashtu si edhe lojtari ska reaguar.
    Nderkohe, sonte ka reaguar Villareal qe lajmeron se tashme lojtari i tyre ka denoncuar ne polici
    lojtarin e Real Madrid.

    Santiago Bernabéu. Përballë kësaj situate, lojtari ka vendosur të bëjë denoncimin përkatës ndaj agresorit pranë Policisë Kombëtare. Edhe një herë, Villarreal CF tregon refuzimin e tij ndaj çdo akti dhune dhe beson fort në versionin e lojtarit të tij, të cilin do ta mbështesë gjatë gjithë këtij procesi.”

  • Mbappe pakt të fshehtë me Real Madrid, tërbohen drejtuesit e PSG

    Mbappe pakt të fshehtë me Real Madrid, tërbohen drejtuesit e PSG

    Kylian Mbappe duket se është në fund të aventurës me PSG. Sukseset e pakta të arritura, problemet me drejtuesit dhe ëndrra Real Madrid po e largojnë futbollistin nga Parisi. E tani del ekzistenca e një pakti me merengues.

    Kylian Mbappe është i magjepsur nga Real Madrid dhe mezi pret të veshë fanellën Blancos. Megjithatë, francezi është i lidhur deri në vitin 2025 me PSG. E çmimi i kartonit të tij ka një kosto tepër të lartë, edhe për Florentino Perez. Për këtë arsye, sipas The Athletic, ekziston një pakt çeliku mes sulmuesit dhe Real Madrid, për t’u bashkuar kur të skadojë kontrata. Një pengesë që e ka zemëruar PSG dhe drejtuesit e lartë francezë, që kuptojnë rrezikun për ta humbur në një transfertë të lirë.

    Francezi ka pasur së fundmi një tjetër fërkim me drejtuesit e klubit kryeqytetas. Tema e mosmarrëveshjes ishte një video që fliste për klubin dhe sezonin e ardhshëm. Protagonistë nuk ishin Messi dhe Neymar. Në këtë pikë, Mbappe mori anën e mbrojtjes të shokëve të tij të sulmit, duke marrë kritika nga tifozët por edhe nga ish-sulmuesi Dugarry. Rrugët mes parisienit dhe Real tani duken të hapura.

  • “Qaj se fëmija yt nuk do të lindë”/ Futbollisti i Villareal e provokoi në fushë, Valverde rreh kundërshtarin në parkingun e stadiumit (video)

    “Qaj se fëmija yt nuk do të lindë”/ Futbollisti i Villareal e provokoi në fushë, Valverde rreh kundërshtarin në parkingun e stadiumit (video)

    Është e pabesueshme ajo që ndodhi në Spanjë në fundin e ndeshjes Real Madrid-Villarreal, në javën e 28 të La Liga. Sipas raportimeve të mediave lokale, Federico Valverde ka goditur me grusht Alex Baena në fytyrë. Agresioni ka ndodhur në parkingun e makinave të Santiago Bernabeu, pak para se mesfushori të hipte në autobusin e ekipit të Villareal. Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe policia, e cila ka mbledhur disa deklarata, edhe pse për momentin as Baena dhe as Villarreali nuk kanë bërë denoncim.

    Të dy ishin përplasur me njëri-tjetrin edhe në fushë, gjatë ndeshjes së fituar nga Nëndetësja e Verdhë 3-2. Megjithatë, gjeneza e sulmit kthehet pas në Kupën e Mbretit më 19 janar. Në Spanjë raportojnë se, me atë rast, Baena i kishte adresuar një fyerje personale shumë të ashpër ndaj Valverde. Ai i ishte referuar problemeve që partnerja e uruguajanit kishte patur gjatë shtatzënisë së fëmijës së tyre të dytë. “Qaj se fëmija yt nuk do të lindë”, ishte fraza e turpshme që spanjolli i kishte drejtuar Valverde. Episodi ndodhi pikërisht në javët kur qarkullonin thashethemet se foshnja mund të kishte vdekur para lindjes, gjë që për fat nuk ndodhi.

    Versioni i Valverdes, e treguar nga Javier Herráez në Carrusel Deportivo, është se Baena iu referua edhe një herë djalit të tij. E bëri në fushë dhe, më pas, në zonën e përdorur për autobusët e ekipit. E mesfushori i Ancelottit, para se ta sulmonte, i kishte bërtitur: “Më thuaj tani çfarë the për djalin tim në fushë”. Stafi i lojtarit bëri të ditur se “Fede nuk ka kurrë probleme me askënd. E ajo që ndodhi ishte vetëm për shkak të një gjëje shumë të rëndë që kishte ndodhur më parë”.

    Krejt e kundërta versioni i futbollistit të Villarreal, i besuar në një postim në rrjetet sociale: “Shumë i lumtur për fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një skenë si Santiago Bernabeu. Por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes. E i habitur nga ajo që thuhet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E GËNJESHTËRT SE KAM THËNË ATO GJËRA”. Disa orë më vonë El Chiringuito TV publikoi një video. Në të shihet Baena duke u kthyer nga transferta në Madrid me mollëzën e enjtur.

  • Real Madrid mposhti Barçën 4-0, fjalimi i Ancelottit bën që lojtarët të shpërthejnë në festë (video)

    Real Madrid mposhti Barçën 4-0, fjalimi i Ancelottit bën që lojtarët të shpërthejnë në festë (video)

    Real Madrid fitoi 0-4 përballë Barcelonës në “Camp Nou” dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit.

    Karim Benzema shënoi 3 gola, ndërkohë që Carlo Ancelotti, i njohur për batutat e tij, deklaroi këto fjalë në dhomat e zhveshjes: “Jam krenar që pashë një ndeshje të tillë. Një krenari të ulesh në stol dhe të shijosh një ndeshje si kjo. E para: ju përgëzoj të gjithëve.

    E dyta: ju thashë një gënjeshtër: nuk ishte një finale, por një gjysmëfinale. Dhe e treta, më dëgjoni me kujdes: nesër e keni pushim”, u shpreh Ancelotti.

    Finalje e Kupës së Mbretit, Real Madrid-Osasuna do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja”, Sevilla (6 maj).

  • Carlo Ancelotti “Nostradamus”/ Parashikoi finalen me Osasunan që në shkurt

    Carlo Ancelotti “Nostradamus”/ Parashikoi finalen me Osasunan që në shkurt

    Reali i Madridit do të përballet me Osasunan në finalen e fillim-majit për Kupën e Mbretit. Fitorja 4-0 ndaj Barcelonës në “Camp Nou” pas humbjes minimale në ndeshjen e parë, e ktheu gjithë situatën në favor të ekipit madrilen që tashmë do të sfidojë rivalin modest në përmasa edhe pse të uritur për trofe.

    Por kjo finale nuk është një surprizë për tifozët e Realit apo edhe për vetë Ancelottin pasi ai e kishte parashikuar personalisht këtë ndeshje në finale. Deklaratën e bëri në 18 shkurt në prag të sfidës me skuadrën nga Pamplona për llogari të kampionatit.

    Në stadiumin “El Sadar” ai i rrëfeu trajnerit rival Jagoba Arrasate që të dy do të takoheshin sërish në finale. Nga e thëna në të bërë, tashmë Real Madrid dhe Osasuna do të kryqëzohen në 6 maj në stadiumin “La Cartuja”.

  • Kupa e Spanjës/ Real Madrid “bën zap” Barcelonën, Benzema shkëlqen me tripletë (video)

    Kupa e Spanjës/ Real Madrid “bën zap” Barcelonën, Benzema shkëlqen me tripletë (video)

    Real Madrid bën “ligjin” në “Camp Nou”, duke turpëruar me rezultatin 0-4 Barcelonën në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit, teksa siguruan kështu një biletë për në finale, ku do të përballet me Osasunën më 6 maj.

    Edhe pse në ndeshjen e parë madrilenët ishin mposhtur me rezultatin 0-1, dueli i kthimit foli i gjithi për skuadrën e Ancelotit, që befasoi me golin e Vincius dhe tripletën e Benzemas në minutat 50′, 58′, 80′ . Katalanasit ishin inekzistentë në pjesën e dytë, duke iu dorëzuar madrilenëve, që bënë gjithçka në perfeksion.