Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Real Madrid

  • Zhvillime interesante në Madrid! Perez ka vendosur mes Mbappes dhe Haalandit

    Zhvillime interesante në Madrid! Perez ka vendosur mes Mbappes dhe Haalandit

    Real Madrid thuhet se është gati të largohet nga gara për Kylian Mbappen dhe në vend të kësaj të synojë Erling Haalandin.

    Gjiganti i La Ligës është përpjekur të nënshkruajnë me sulmuesin francez për dy vitet e fundit, por është refuzuar në çdo tentim.

    Ata shpresonin se ai do t’i bashkohej klubit vitin e kaluar, vetëm që fituesi i Këpucës së Artë të Kupës së Botës të nënshkruante një marrëveshje të re dyvjeçare me PSG-në, e cila do të zgjasë deri në vitin 2024.

    Marca raporton tani se ata mbeten të dëshpëruar për të nënshkruar me 24-vjeçarin, por pranojnë se do të kenë nevojë që ai të bëjë presion ndaj PSG-së për t’i bindur ata që ta shesin.

    Raportimi shton se Mbappe nuk dëshiron të ushtrojë një klauzolë në kontratën e tij për ta zgjatur atë për një vit tjetër, që do të thotë se ai do të jetë i lirë të largohet nga klubi në fund të sezonit të ardhshëm.

    Kjo mund të bëjë që PSG të jetë i gatshëm ta shesë atë këtë verë në mënyrë që të mos e humbasë atë për asgjë.

    Por, Mbappe do të duhet të ulë pritshmëritë e tij dhe të bëjë shumë më tepër që klubi ta marrë atë në kryeqytetin spanjoll.

    Nëse ai nuk e bën këtë, atëherë gjigantët spanjollë do të shkojnë për Haalandin e Manchester Cityt dhe do të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 200 milionë euro në verën e vitit 2024.

  • Presidenti i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për situaten dhe vendimin e Mbappes

    Presidenti i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për situaten dhe vendimin e Mbappes

    Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur për programin spanjoll El Chiringuito të mërkurën në mbrëmje dhe premtoi që në fillim të tij të mos i shmanget asnjë pyetjeje. Për meritë të tij, ai iu përgjigj çdo gjëje të hedhur në rrugën e tij.

    Natyrisht, çështja kryesore për të cilën u pyet ishte Kylian Mbappe. Saga e transferimit të vitit mori një kthesë të papritur pasi sulmuesi francez zgjodhi të qëndronte në Paris Saint-Germain në vend që të bashkohej me Real Madridin. Ishte një lëvizje që shkaktoi shqetësime në të gjithë sferën e futbollit, e në veçanti te Los Blancos.

    Pyetja e parë që iu bë Perez për këtë temë ishte nëse Mbappe e kishte tradhtuar, por presidenti i Real Madridit refuzoi ta quaj tradhti vendimin e tij.

    “Ai nuk më tradhtoi. Ai e transmetoi ëndrrën e tij për të luajtur te Real Madrid. Dhe është e vërtetë. Gushtin e kaluar PSG nuk donte të shiste. Pritëm një vit dhe ai vazhdonte të thoshte të njëjtën gjë. Pesëmbëdhjetë ditë përpara se situata të ndryshonte për shkak të presionit politik dhe faktorit ekonomik”, ka thënë fillimisht Perez.

    “Ai bëri atë që mendonte se ishte më e lehtë. Ai ndryshoi. Nuk ka nevojë ta rishqyrtosh. Si rezultat i presionit që kishte për të ndryshuar ëndrrat e tij… ai është shumë i ri, presioni na prek të gjithëve, por më shumë të rinjtë. Nuk kishte kuptim që Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron po e thërriste atë… Kjo ndikoi shumë tek ai, padyshim”.

    “Të nënshkruash atë pas tre vjetësh? Nuk e di… në hapësirën e 3 viteve, ne të gjithë mund të jemi tullac, çdo gjë mund të ndodhë”.

    “Ky Mbappe, nuk është Mbappe. Një lojtar që refuzon të bëjë një akt sponsorizimi me kombëtaren e tij, nuk e dua. Mendova se ai kishte një ëndërr, por ndonjëherë ato ëndrra nuk mund të realizohen për shkaqe të jashtme”, përfundoi presidenti i Real Madridit.

  • Tani Real Madridi ka një synim të ri për sulmin/ Gati të paguajë shifër të çmendur për Rafael Leaon

    Tani Real Madridi ka një synim të ri për sulmin/ Gati të paguajë shifër të çmendur për Rafael Leaon

    Mediat italiane shkruajnë se Real Madridi do të bëjë gjithçka për ta marr sulmuesin anësor të Milanit, Rafael Leaon.

    Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Real Madridi është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro për të nënshkruar Leaon.

    Në anën tjetër klauzola e portugezit me skuadrën italiane është 150 milionë euro dhe Milani nuk dëshiron ta shesë portugezin me të cilin shpreson të vazhdojë kontratën deri në vitin 2026.

    Leao, i cili ka lindur në Almada të Portugalisë, këtë qershor do të mbush 23 vjeç.

    Ai është një sulmues dhe mund të luajë në qendër por edhe si anësor, ku ka luajtur më shumë këtë sezon me Milanin.

    Ai e nisi te Sporting para se të luante te Lille dhe në vitin 2019 nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me Milanin.

    Portugezi ka qenë një lojtar kyç në udhëheqjen e Milanit për të fituar Scudetton. Sulmuesi ka luajtur 3200 minuta në 42 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 12 asistime.

  • Mbappe: Një opsion për t’u bërë sulmuesi i ardhshëm i Real Madridit

    Mbappe: Një opsion për t’u bërë sulmuesi i ardhshëm i Real Madridit

    Në muajt e fundit, tifozët dhe drejtuesit e Real Madridit kanë ëndërruar të kenë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe në të njëjtën skuadër.

    Ata u përpoqën të joshin norvegjezin për t’u transferuar në Madrid, por realiteti financiar dhe sportiv i detyroi ata të tërhiqnin interesin e tyre.

    Los Blancos kanë nevojë për një sulmues për të mbuluar Karim Benzeman, pasi as Mariano Diaz dhe as Luka Jovic nuk pritet të qëndrojnë në klub përpara sezonit të ardhshëm.

    Synimi i Real Madridit është të gjejë një lojtar të ri, të talentuar, i cili mund të bëhet një sulmues elitar në të ardhmen. Ndërkohë, me Benzemën që është titullar i padiskutueshëm, Mbappe mund të luajë edhe si nëntëshe false.

    Sulmuesi aktual i Paris Saint-Germain është i vetëdijshëm për qëllimin e Real Madridit dhe ai është i hapur ndaj kësaj ideje.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Real Madridi nuk po kërkon një lojtar që mund të bëjë diferencën. Ata nuk e shohin si një çështje urgjente, por pasi u zyrtarizua kalimi i Haaland te Manchester City, Los Blancos po përpiqen të kërkojnë një sulmues që do të bëjë diferencën në të ardhmen.

    Vinicius Jr, Benzema dhe Rodrygo

    Duke shkuar në sezonin e ardhshëm, sulmi i Real Madridit do të përbëhet aktualisht nga Vinicius Junior, Benzema dhe Rodrygo Goes, ndërsa gjithçka tregon se Eden Hazard do të qëndrojë edhe për një tjetër sezon pavarësisht dëmtimeve.

    Carlo Ancelotti nuk ka në planet e tij as Marianon dhe as Jovicin dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Marco Asensio, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor 2023.

    As Raul de Tomas dhe as Borja Mayoral nuk pritet të kthehen, pasi Real Madridi nuk do të jetë në nxitim për të nënshkruar me një sulmues nëse Mbappe bashkohet në verë.

    Endrick dhe Moukoko

    Një nga sulmuesit që ka nxitur interesimin e Real Madridit është braziliani 15-vjeçar Endrick, i cili ka shkëlqyer te të rinjtë e Palmeiras, por ende nuk ka marrë përvojë me ekipin e parë.

    Ndërkohë, i riu i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko, ka spikatur me shifrat e golave ​​në Gjermani, i cili ka tërhequr interesin e skuadrave të ndryshme evropiane që në moshën 12-vjeçare.

    Sa i përket Real Madridit, gjigantët e La Ligas po kërkojnë një sulmues të jashtëzakonshëm që mund të zhvillohet në klub, siç kanë arritur të bëjnë tashmë me Vinicius dhe Rodrygo.

  • Festa e çmendur e Alabas dhe Militaos me karrige tregon gëzimin e madh të Real Madridit pas përmbysjes së PSG-së!

    Festa e çmendur e Alabas dhe Militaos me karrige tregon gëzimin e madh të Real Madridit pas përmbysjes së PSG-së!

    Goli i tretë i Real Madridit i shënuar nga Karim Benzema, i cili kompletoi het-trikun ka ‘çmendur’ gjithë spektrin e Los Blancos e në veçanti bashkëlojtarët e tij.

    Real Madridi ka arritur njërën nga përmbysjet më të mëdha në Ligën e Kampionëve, duke arritur ta eliminojë Paris Saint-Germain dhe ta siguroj çerekfinalen.

    Mbretërit humbën 1-0 ndeshjen e parë në Paris dhe ishin në disavantazh 0-1 pas pjesës së parë në Santiago Bernabeu.

    Megjithatë, ylli francez, Benzema frymëzoi një rikthim të jashtëzakonshëm duke shënuar het-trik magjik brenda 17 minutave gjatë pjesës së dytë.

    Benzema fillimisht shënoi në minutën e 61- për 1-1 duke ngjallur shpresat e Los Blancos, ndërsa në minutën e 76-të kaloi Realin në epërsi 2-1 dhe siguro vazhdimet.

    Por, çmenduria nuk u ndal këtu, pasi francezi shënoi përsëri në minutën e 78-të për 3-1, duke kompletuar het-trikun dhe duke çmendur të gjithë të pranishmit në stadium.

    Ky gol i tretë çmendi në veçanti bashkëlojtarët e tij, të cilët këtë e treguan gjatë festës pranë tifozëve.

    Më të veçantit ishin dyshja mbrojtësi David Alaba dhe Eder Militao, të cilët kapen disa karrige plastike duke i ngritur lartë dhe duke festuar si të ‘çmendur’.

    Këto skena padyshim se kanë pushtuar të gjitha rrjetet sociale. 

  • Real Madridi ende nuk e ka hequr sponsporin rus mes krizës së vazhdueshme në Ukrainë

    Real Madridi ende nuk e ka hequr sponsporin rus mes krizës së vazhdueshme në Ukrainë

    Klubi spanjoll, Real Madridi mbetet ende i sponsorizuar nga një kompani ruse edhe në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

    Rusia po vazhdon tentativën e pushtimit të Ukrainës, duke nisur sulme brutale dhe të paprovokuara në shumë pjesë të vendit dhe lufta është dënuar nga qeveritë, vendet, Bashkimi Evropian dhe madje edhe FIFA dhe UEFA.

    Sanksione të mëdha financiare janë vendosur ndaj Rusisë në një përpjekje për të ndëshkuar dhe ngadalësuar përpjekjet e saj ndërsa ata përparojnë në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

    Ehe bota e sportit po bën gjithashtu pjesën e saj, me skuadrat ruse të përjashtuara nga garat e UEFA-s, ndërsa FIFA e ka përjashtuar Rusinë nga kualifikueset e Kupës së Botës.

    Ne kemi parë gjithashtu UEFA-n të heqë dorë nga sponsori i saj i madh rus Gazprom, dhe Schalke gjithashtu ka hequr Gazpromin nga fanella.

    Manchester Unitedi ka hequr dorë nga sponsori rus gjithashtu, por Real Madridi ende nuk e ka ndjekur shembullin.

    Los Blancos mbështeten nga Fonbet, me një ‘marrëveshje afatgjatë’ për të gjitha ‘territoret ruse’. Fonbet ka më shumë se 1000 zyra në Rusi dhe pronësia e tyre është një çështje shumë e errët, me pak përgjigje të qarta.

    OCCRP sugjeron se pronësia qëndron diku midis Alexander Burtakov dhe Alexey Khobot, por kompania mbetet kompania më e madhe ruse e basteve deri më sot.

    Real Madridi ende nuk e ka hequr veten nga sponsori, siç kanë bërë shumë klube të tjera në të gjithë Evropën, me sponsorin ende të listuar si partner në faqen zyrtare të klubit.

    Ndërkohë, Barcelona ka një ish-sponsor me bazë në Rusi, 1xBet, megjithëse është e rëndësishme të theksohet se kompania nuk ka më licencë për të operuar në Rusi.

    Tre pronarët e saj të raportuar janë zhvendosur që atëherë në Qipro dhe një nga pronarët e tyre të supozuar, Sergey Karshkov, ka shkruar një letër të hapur në Tëitter duke shpresuar për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës me djalin e tij tani pjesë e ushtrisë ruse.

    Ndërkohë, një aksionar r kyç në 1xBet, Eugene Baranov, kritikon hapur qeverinë ruse për ‘depresionin’ e saj në profilin e tij në LinkedIn.

  • Barcelona – Real Madrid/ Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të Superkupës së Spanjës

    Barcelona – Real Madrid/ Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të Superkupës së Spanjës

    Barcelona dhe Real Madridi do të përballen sot (e mërkure) në kuadër të gjysëmfinales së Superkupës së Spanjës.

    ‘El Clasico’ i parë për këtë vit do të fillojë në ora 20:00 dhe do luhet në stadiumin “King Fahd International Stadium”.

    Për duelin e vështirë, Blaugranasit do të jenë pa Sergi Roberto dhe Eric Garcia që janë të lënduar, derisa në dyshime janë Pedri, Ferran Torres dhe Martin Braithwaite.

    Në anën tjetër, Los Blancos do të kenë mungesën e vetme të Gareth Bale, që është i lënduar.

    Analizë

    Barcelona

    Skuadrës katalunase do t’i rikthehet Ansu Fati për këtë takim, mirëpo nuk pritet që ai të luajë nga minuta e parë, pasi ka qenë për një muaj jashtë fushe.

    Ronaldo Araujo do të luajë në këtë takim, pas operacionit që kishte në dorë, derisa Frenkie de Jong është rikuperuar nga një lëndim në muskuj.

    Pedri dhe Ferran Torres kanë udhëtuar për në Arabinë Saudite, mirëpo nuk dihet nëse do të luajnë në këtë sfidë.

    Roberto dhe Garcia mbesin jashtë, ndërsa Braithëaite nuk dihet nëse është i gatshëm plotësisht.

    Real Madrid

    Bale vazhdon të jetë jashtë fushë edhe pse është rikthyer në stërvitje jo-intensive.

    Marco Asensio duket se e ka fituar garën për të startuat në krahun e djathtë dhe pritet të startojë.

    Karim Benzema dhe Vinicius Junior do të drejtojnë sulmin e Real Madridi, ndërsa së bashku kanë shënuar 29 gola në La Liga deri më tani në këtë edicion.

    Parashikimi

    Real Madridi pritet ta fitojë këtë duel me një gol diferencë ndaj Barcelonës

    Formacionet e mundshme

    Barcelona: Ter Stegen, Alba, Araujo, Pique, Alves, Busquets, De Jong, Gonzalez, Dembele, Depay, Luuk de Jong.

    Real Madrid: Courtois, Carvajal, Alaba, Militao, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Asensio, Vinicius, Benzema.

  • Aubameyang lidhet me një kalim te Barcelona/ Dikur kishte bërë një premtim për Real Madridin

    Aubameyang lidhet me një kalim te Barcelona/ Dikur kishte bërë një premtim për Real Madridin

    Kërkimi i Barcelonës për një përgjigje për problemet e tyre të golave ​​vazhdon, megjithatë gjigantët katalanas mund të kenë një mundësi të përsosur që të përfitojnë nga situata e Pierre-Emerick Aubameyang te Arsenali.

    Me Mikel Artetan që e kishte lënë publikisht sulmuesin gabonez jashtë ekipit të tij për t’u përballur me Southamptonin për shkak të një shkeljeje disiplinore të klubit, sulmuesit veteran iu hoq shiriti i kapiteni dhe u la jashtë ndeshjes pasuese kundër West Ham United.

    Kjo e ka vënë ish-lojtarin e Borussia Dortmundit më afër largimit nga klubi se kurrë më parë, megjithëse Barcelona do të jetë e vetëdijshme se lojtari ka folur hapur për dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin në të kaluarën.

    Një premtim për gjyshin e tij

    Aubameyang pritej gjithmonë të nënshkruante për Real Madridin, veçanërisht në ditët kur Karim Benzema nuk mund të gjente formën e tij dhe shpesh fishkëllehej nga tifozët e klubit.

    Mjerisht, kjo lëvizje nuk u realizua kurrë, pavarësisht faktit se ai i kishte premtuar gjyshit të tij se një ditë do të përfaqësonte Los Blancos.

    “Para se të vdiste dy vjet më parë, i premtova se një ditë do të luaja për Real Madridin”, kishte deklaruar Aubameyang për L’Equipe në vitin 2016.

    “Kjo është ajo që i thashë, e di që nuk është e lehtë, por është diçka që e mbaj parasysh”.

    Dalja në pension e Agueros ka liruar vendin

    Mund të jetë një mënyrë mjaft e ashpër për të parë situatën, por situata fiskale e Barcelonës është ndihmuar disi nga pensionimi i papritur i Agueros.

    Me rrogën e argjentinasit tashmë jashtë liste, Barcelona është në gjendje të nënshkruajë një lojtar për një pagë ekuivalente në janar, dhe shpresa është se Aubameyang mund t’i përshtatet në mënyrë të përkryer faturës.

    Memphis Depay ka qenë një zhgënjim për sa i përket aftësisë për të udhëhequr sulmin e Los Cules, dhe Xavi është i dëshpëruar për një sulmues shtesë, edhe nëse i riu, Abde Ezzalzouli, ka bërë përshtypje kur i është dhënë shansi në ekipin e parë. 

  • Davide Ancelotti është truri i Real Madridit në prapaskenë!

    Davide Ancelotti është truri i Real Madridit në prapaskenë!

    Futbolli është shpesh një reflektim i humorit dhe tani Real Madrid është në eufori të plotë. Ka harmoni, lumturi dhe mirëkuptim mes skuadrës, megjithëse Carlo Ancelotti dhe stafi i tij stërvitor janë të qetë.

    Italiani e di se bota e futbollit udhëhiqet nga rezultatet, të cilat pothuajse gjithmonë vijnë nga rezultati i punës së palodhur siç ka bërë klubi që nga korriku.

    Para dhe pas derbit kundër Atletico Madridit bëri të qartë se ka pasur një rritje të optimizmit dhe lumturisë, me gjeste, detaje dhe shikime nga lojtarët që tregojnë se lojtarët e dinë se çfarë duan trajnerët nga ata e tyre.

    Para ndeshjeve, Davide Ancelotti zakonisht u jep një fjalim të shkurtër disa lojtarëve, dhe djali dhe ndihmësi i Carlos i treguan Karim Benzemas disa lëvizje që duhet të bënte përpara derbit.

    Gjestet e tij të dorës e bënë të qartë, duke i thënë francezit të largohej, të kërkonte topin, të hapej gjerësisht dhe më pas të priste që topi të vinte dhe të gjuante.

    Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi me golin e parë, siç u projektua në laboratorin e Davides dhe u ekzekutua nga lojtarë elitar.

    Carlo ndjek gjithçka që ndodh në terrenin stërvitor dhe i pëlqen të delegojë, duke e lejuar Daviden të marrë përgjegjësinë për përgatitjen për ndeshjet, analizimin e rivalëve dhe hartimin e planeve për lëvizjet për të shfrytëzuar dobësitë e tyre.

    Ai bashkohet me Francesco Maurin, Luis Llopis dhe të tjerët në koordinimin e punës në të gjithë stafin teknik dhe mbështetjen e Ancelottit.

    Ata kanë takime të përditshme dhe analizojnë gjithçka që ndodh për Real Madridin dhe rivalët e tyre, para dhe pas ndeshjeve.

    Ata përgatisin seanca stërvitore të cilat Ancelotti më pas i mbikëqyr dhe ndan mendimin e tij, por janë gjithmonë Davide, Mauri dhe Antonio Pintus ata që udhëheqin rrugën në fushën e stërvitjes.

    Shpesh, janë ata të tre ata që janë të zëshëm në vijën anësore të fushës.

    Davide kohëve të fundit mbajti një fjalim për trajnerët që kaluan kursin e trajnerit të UEFA-s, duke treguar mënyrën e punës së Real Madridit dhe mënyrën se si ata dizajnojnë lëvizjet e lojtarëve në fushë.

    Ndërkohë, Ancelotti studion lojtarët e tij, merr vendime dhe gjen kohë për të folur me lojtarët e tij, duke vënë në krah çdo lojtar që duket se nuk ka besim.

    Skuadra nuk është e shqetësuar për takimet dhe fjalimet e vazhdueshme, as videot që trajnerët përgatisin për to.

    Ata mësojnë prej tyre dhe kënaqen duke marrë ide të reja, të cilat mendojnë se janë të balancuara në mënyrë të përkryer krahas punës në fushë. 

  • Përballja Real Madridit-Inter/ Ja çfarë lajmi të mirë merr Interi!

    Përballja Real Madridit-Inter/ Ja çfarë lajmi të mirë merr Interi!

    Inter në ndeshjen e radhës do zhvillojë përballjen kundër Real Madridit.

    “Neurazzurët” do përballen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, ndeshje që do vendos cila skuadër do kualifikohet tutje, si lider i grupit.

    Real Madrid momentalisht prinë me dy pikë më shumë dhe me një barazim, gjithashtu do vazhdonin si lider, por Inter do bëjë çmos për të mos e lejuar, shkaku që pozita e dytë ka kundërshtarë më të vështirë.

    Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi Lautaro Martinez do jetë gati për këtë takim, ngase e ka kaluar lëndimin e fundit,

    24-vjeçari ishte në stol në fitoren e Interit ndaj Romës, por nuk zhvilloi minuta shkaku që nuk ishte mjaftueshëm gati.

    Raporti shton se Inter do bëjë edhe disa testime, pastaj sulmuesi do mësojë nëse do marrë dritën e gjelbër që të jetë nga minuta e parë kundër klubit madrilen.