Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Real Madrid

  • Rikthimi i madh, CR7 dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet

    Rikthimi i madh, CR7 dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet

    Bëhet gjithmonë e më shumë reale mundësia për të parë sërish Cristiano Ronaldon me fanelën e Real Madrid.

    Sipas gazetës spanjolle “AS”, ka disa muaj që ylli portugez dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet, për të parë nëse është i mundur kthimi i tij në kryeqytetin spanjoll, aty ku ka fituar 4 Champions League si protagonist dhe 4 herë Topin e Artë, duke shënuar 450 gola në 439 ndeshje.

    Nga Spanja garantojnë se sulmuesi i Juventusit kërkon me ngulm të kthehet te Reali, nga ku u largua në vitin 2018, pasi bardhezinjtë paguan për të 100 milionë euro.

    Pavarësisht se u ble për të arritur suksesin në Champions, Juventusi ka regjistruar vetëm dështime në Evropë, i fundit javën e kaluar, kur u eliminua nga Porto që në 1/8 e finaleve.

  • Real Madrid mposht Valladolid me rezultatin e ngushtë…

    Real Madrid mposht Valladolid me rezultatin e ngushtë…

    FT | Valladolid 0-1 Real Madrid (65’ Casemiro)Nje fitore e vuajtur por shume e rendesishme qe na sjell vetem tre pike larg vendit te pare. I jashtezakonshem Thibaut Courtois qe me pritjet e tij fantastike ndihmoi skuadren per te mare tre piket.Tani fokusi ne Champions League..

    Marca sot: “Real Madridi tashme eshte ketu”Mer nje fitore te vuajtur dhe me nje ndeshje me shume vendoset tre pike prapa liderit

  • Luka Modric, i vetmi lojtar që ka kuptuar situatën!

    Luka Modric, i vetmi lojtar që ka kuptuar situatën!

    Shumica e lojtareve te ekipit te pare kane refuzuar shkurtimin e dyte te pages dhe klubi tani do te duhet te negocioje me cdo lojtar ne menyre individuale.

    I vetmi lojtar qe ka pranuar edhe shkurtimin e dyte te pages ka qene Luka Modric, i cili mes tjerash ka shprehur gaditshmerine te beje te njejten edhe per sezonin qe vjen nese eshte e nevojshme per te ndihmuar klubin ne kete krize financiare.

    [El Larguero]

  • Babai i Alabas mohon se lojtari ka arritur marrëveshje me Realin/ Nuk e përjashton kalimin e tij te Barcelona

    Babai i Alabas mohon se lojtari ka arritur marrëveshje me Realin/ Nuk e përjashton kalimin e tij te Barcelona

    Tashmë e ardhmja e David Alabas ka hyrë në një ‘telenovelë’ dhe duket se nuk do të ketë ndonjë lëvizje të tij në janar.

    Mbrojtësi austriak do të jetë lojtar i lirë në verën e këtij viti, pasi kontrata e tij me Bayern Munichun do të skadojë në qershor.

    Mbrojtësi austriak do të jetë lojtar i lirë në verën e këtij viti, pasi kontrata e tij me Bayern Munichun do të skadojë në qershor.

    Jo vetëm se ai do të kalojë te njëra nga skuadrat evropiane si lojtar i lirë, por aktualisht është njëri ndër më të mirët në pozitën e tij.

    Është raportuar nga Marca dhe Fabrizio Romano se Alaba ka arritur tashmë marrëveshje me Real Madridi për të kompletuar transferimin.

    Sidoqoftë, babai i mbrojtësit, George Alaba ka thënë për Bildin se asnjë marrëveshje nuk është arritur me Los Blancos.

    Mundo Deportivo raporton se ka interesim nga Liverpooli, dy skuadrat nga Manchesteri dhe Paris Saint-Germaini.

    Barcelona po ashtu ka shfaqur interesim për Alaban, fal agjentit të tij Pini Zahavi që ka raporte të shkëlqyera me Joan Laportan, kandidatin për president të klubit.

    Burimi: Telegrafi

  • Arsenali hyn në garë për Iscon

    Arsenali hyn në garë për Iscon

    Arsenali i është shtuar listës së klubeve të interesuara që në afatin kalimtar të janarit të përforcohet me yllin spanjoll, Isco.

    28 vjeçari tashmë nuk është në planet e Zinedine Zidanit dhe e dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu në afatin kalimtar të janarit.

    Interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe Juventusi, Sevilla, AC Milani dhe Evertoni.

  • Gazetat sportive AS dhe Marca sot!

    Gazetat sportive AS dhe Marca sot!

    AS: “Benzema eshte lideri”

    Dy gola te Francezit rrezojne Athleticon qe luftoi deri ne fundReal Madridi barazohet me pike me Real Sociedad dhe Atletico Madrid.

    Marca: “Me Benzeman ne krye”

    Nje dopiete e Francezit dhe nje pritje e Courtois mbajne ecurine pozitive te Real Madridit

    Fitora e 4 rradhazi nga ekipi i Zidane qe tejkalon Sociedadin dhe Atleticon per nje moment ne klasifikim.

    Reali i Madridit dje dha ndeshjen e saj për javën e 13t të ligës spanjolle dhe fitoi me rezultatin 3-1. Golat për Realin i realizuan Benzema x2, Kroos , dhe Capa për Athletic Bilbao. Reali i Madridit aktualisht ndodhet në vendin e 3 me 26 pikë bashk me Real Sociedad dhe Atletico Madrid, por kjo e fundit ka 2 ndeshje më pak. Theksojmë që Karim Benzema në sezonin 2020/2021 ka shënuar 6 gola deri më tani, duke qenë në vendin 3t me golashënuesin me të mirë të La Ligas spanjolle.

  • Hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve: Barça përballë PSG-së, lehtë për Realin dhe…

    Hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve: Barça përballë PSG-së, lehtë për Realin dhe…

    Është tërhequr shorti për 1/8 e finales në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

    Finalja e madhe e këtij viti do të mbahet në Stamboll të Turqisë, derisa 16 skuadra kërkojnë një biletë për finale.

    Si gjithmonë edhe kësaj radhe shorti ka rezervuar disa përballje tejet interesante në Ligën e Kampionëve.

    Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich do të përballet me Lazion e futbollistëve shqiptarë si Vedat Muriqi e Thomas Strakosha.

    Takim tejet interesant do të jetë ai mes gjigantit spanjoll Atletico Madrid dhe atij anglez Chelsea.

    Liverpooli i trajnerit Jurgen Klopp do të luaj me një skuadër gjermane, pasi përballet me gjysmëfinalistin e vitit të kaluar RB Leipzig.

    Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi do të luaj përballë kampionëve të Portugalisë, Portos.

    Ndeshja më e fortë e këtij raundi do të jetë ai mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain.

    Real Madridi ka pasur fat në short, teksa do të përballet me skuadrën italiane Atalanta.

    Çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve:

    Borussia Moenchegladbach – Manchester City

    Lazio – Bayern Munich

    Atletico Madrid – Chelsea

    RB Leipzig – Liverpool

    Porto – Juventus

    Barcelona – Paris Saint Germain

    Sevilla – Borussia Dortmund

    Atalanta – Real Madrid  

    Burimi: Telegrafi

  • Reali me mungesa të mëdha në përballjen ndaj Interit/ Zidane do të jetë pa gjashtë lojtarë të rëndësishëm

    Reali me mungesa të mëdha në përballjen ndaj Interit/ Zidane do të jetë pa gjashtë lojtarë të rëndësishëm

    Karim Benzema, Sergio Ramos dhe Eder Miltao, janë lënë jashtë skuadrës së Real Madridit që të mërkurën do të përballet me Interin në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

    Trajneri Zinedine Zidane do të jetë pa gjashtë lojtarë të rëndësishëm në sfidën ndaj Nerazzurrëve, ndërkohë që bëhet e ditur se Casemiro është rikthyer.

    Benzema dhe Ramos janë të lënduar, kurse Militao ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa Casemiro ka dalë negativ dhe mund të udhëtojë drejt Milanos.

    Luka Jovic mungon po ashtu si pasojë e coronavirusit, derisa Federico Valverde e Alvaro Odriozola janë të lënduar.


    Skuadra e plotë e Real Madridit për ndeshjen kundër Interit:

    Portierë: Courtois, Lunin, Altube.
    Mbrojtës: Carvajal, R. Varane, Nacho, Marcelo, F. Mendy, Víctor Chust.
    Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Odegaard, Isco.
    Sulmues: Hazard, Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius Jr., Mariano Diaz, Rodrygo, Hugo Duro.

    Kampioni i La Ligas ndodhet në vend të tretë në Grupin B me gjashtë pikë, derisa Interi është në fund të grupit me vetëm dy pikë. Borussia Monchengladbach dhe Shakhtar Donetsk mbajnë pozitën një dhe dy me pesë, respektivisht katër pikë.

    Burimi: Telegrafi

  • Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” pushon Spanjën, test final për Zidane/ Koeman thërret në apel Messin, “mbreti” i klasikes

    Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” pushon Spanjën, test final për Zidane/ Koeman thërret në apel Messin, “mbreti” i klasikes

    Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” e famshme këtë fundjavë nuk vjen me shkëlqimin e dikurshëm, dy gjigandët spanjoll po kalojnë një moment të vështirë, por kjo pritet të jetë një përballje që mund të ndryshoj fatet e sezonit, mbi të gjithë është shumë përcaktuese për të ardhmen e Zidane, i përfunduar nën akuzë pas dy humbje të rënda në La Liga dhe në Champions.

    Të përditshmet spanjolle i kanë kushtuar faqet e para kësaj sfide epike. Zidane ka në anën e tij një të dhënë shumë domethënëse, nuk ka humbur asnjë ndeshje në “Camp Nou”, kjo është pikërisht ndeshja që nuk duhet humbur, në të kundërt rrezikon shumë, në këtë pikë bashkohet “AS” dhe “Marca”, dy të përditshme pranë klubit madrilen.

    loading…

    “Mundo Derportivo” vë në pah faktin që ndryshe nga Real Madrid, Barcelona reagoj në Champions me një fitore me “manita” përballë Ferencvarosi. Koeman ndryshe nga Zidane nuk është në dyshim, është në hapat e para në drejtimin e Barçës. E përditshmja tjetër “Sport”, i kushton faqen e parë Leo Messit, “mbreti” i “El Clasico”. Nga viti 2005, sulmuesi argjentinas ka luajtur 43 ndeshje përballë Realit, ka fituar 19 prej tyre, ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asiste. Barcelona sot më shumë se kurrë ka nevojë për “mbretin” e tyre në një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për të ndryshuar fatet e sezonit.

  • VIDEO/Real Madrid vuan ndaj Betisit, por Valverde dhe Ramos nxjerrin nga telashet madrilenët

    VIDEO/Real Madrid vuan ndaj Betisit, por Valverde dhe Ramos nxjerrin nga telashet madrilenët

    Pas barazimit pa gola një javë më parë në transfertën baske ndaj Real Sociedadit, Reali i Madridit gjeti fitoren e parë në kampionat, teksa ia doli të triumfojë me shifrat 2-3 në transfertën andaluziane ndaj Real Betis. Golin e avantazhit për Real Madrid e shënoi Valverde në minutën e 14’ të takimit.

    https://streamable.com/erxakn

    Reagimi i vendasve ishte mjaft i mirë dhe Mandi e Carvahlo shënuan në minutat 35’ dhe 37’ për të përmbysur avantazhin e madrilenëve dhe shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.Megjithatë Reali gjeti golin e barazimit vetëm pak pas startit të pjesës së dytë, kur Emerson shënoi në portën e tij, ndërsa në minutën e 60’ i njëjti futbollist u ndëshkua me karton të kuq dhe la Betisin me një lojtar më pak.

    Madrilenët shfrytëzuan në maksimum epërsinë numerike dhe nisën të sulmojnë vazhdimisht për të gjetur golin e fitores, që erdhi në minutën e 82-të dhe u shënua nga i zakonshmi Sergio Ramos nga pika e penalltisë.