Faqja e parë e AS sot: (Gazeta sportive – Spanjolle)
Real Madridi pret te fitoje 100 milion euro nga shitja e lojtareve te akademise
‘La Fabrica’ ka gjeneruar 308 milion euro ne arkat e klubit ne 11 vitet e fundit
Faqja e parë e “Marca” (Gazeta sportive – Spanjolle)
Rikthim në stërvitje sot. Kan mbetur 10 ditë për Zidanë që të përgatisë ekipin e tij për në Champions League. Mbrojtja më e mirë në Europë do të përballet me një nga sulmet më të mira në Europë !!!!
Djali i Zinedin Zidan, Lukas, i cili mban rolin e portierit me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi në këtë merkato.
Portieri nuk mund të gjejë shumë hapësira në klubin madrilen, ndonëse trajner është babai i tij dhe për këtë arsye pritet të largohet.
Lukas do të kalojë në një skuadër ku do të gjente më shumë minuta, ku të tregonte edhe cilësitë e tij. Tashmë në moshën 22-vjeccare, Lukas është pjesë e Realit që në moshën 6 vjeçare, por duket se pas 16 viteve do të largohet nga klubi, të cilin e ka dashuruar që i vogël.
Kontrata e futbollistit me Realin ka përfunduar që më 21 korrik dhe tashmë ai është një lojtar i lirë.
Zinedin Zidan me dorë të hekurt. Tani që fitoi zyrtarisht titullin kampion ka filluar të japë mesazhe të qarta për futbollistët dhe për planin e së ardhmes. Më parë nuk donte që të krijonte polemika, sepse ato mund të ndikonin në rezultat, ndërsa tani është më i lirë. Garet Bejl dhe Hames Rodrigez do të jenë të larguarit e parë nga Reali i Madridit.
Në ndeshjen e fundit, e cila luhet thjesht për statistikë, ai mund t’u jepte minuta duke qenë se gjatë sezonit nuk kanë luajtur sa duhet. Në fakt ka bërë të kundërtën. I ka lënë të dy jashtë listës që publikoi dy ditë më parë për ndeshjen ndaj Leganesit, duke lënë të kuptohet që nuk do të mbështetet tek ata për të ardhmen.
Bejl prej disa ndeshjesh po bënte sjellje të pakuptueshme në stolin e rezervave, duke u larguar shpeshherë në dhomat e zhveshjes. Në ditën e festës së titullit ai thuajse nuk mori pjesë, duke qenë i tërhequr nga pjesa tjetër e skuadrës.
E ARDHMJA- Trajneri Zinedin Zidan nuk ka dashur që të flasë për këtë çështje, por ka hapur polemika të tjera për sa i përket të ardhmes së tij. Ai thotë se ka një kontratë që dëshiron ta respektojë dhe ta çojë deri në fund me Realin, por në futboll nuk i dihet kurrë. “Unë kam kontratë me Realin dhe do të më pëlqente të qëndroja këtu, por në futboll kurrë nuk i dihet. Të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë trajneri Zinedin Zidan përpara ndeshjes.
“Fitore e merituar. Eshte e pamundur te mos pesosh ne gjithe kohes por tani po bejme shume mire. Nuk duam te rrezikojme asgje dhe prandaj nuk kemi shume raste kunder per te pesuar. Kalendari nuk do te ndryshoje edhe pse lojtaret jane te lodhur. Ndeshjet e fundit kane patur mungesen e rrjedhshmerise por jo edhe sot.”
“Coutois eshte shume ne forme. Ai eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne dhe ka nje ndikim madhor ne skuader.”
“Padyshim qe jam i kenaqur me sezonin e pare te Mendyt. Ai eshte ne nivelin qe duam dhe ky eshte nje lajm i mire. Ka ardhur ketu per te treguar se cfare eshte ne gjendje per te bere dhe po e tregon ndeshje pas ndeshje. Jemi vertete te kenaqur me performancen e tij. Menyra se si Mendy i bashkohet sulmit eshte thelbesore.”
“Nuk mendoj se Benzema ka dicka. Ishte thjesht nje mase mbrojtese zevendesimi i tij. Benzema mund te qendronte ne fushe sepse ishte vetem nje goditje. Ishte pak i tronditur ne pushimin e pjeseve por me pas ishte mire ne te dyten. Nuk mendoj se eshte dicka e madhe. Ai nuk eshte ankuar per dicka.”
“Nuk e di nese James do te luaje me per Real Madridin.”
Kosovare Asllani, futbollistja shqiptare do të jetë pjesë e Real Madridit në futboll në kategorinë e vajzave për sezonin e ri 2020/2021 në Spanjë. Ky padyshim është lajm fantastik për vet Asllanin dhe mbarë popullin shqiptar, shkruan KultPlus.
Gazeta e njohur spanjolle “AS”, bëri të ditur se Asllani do të jetë njëra prej lojtareve kryesore në ekipin e ri të Real Madridit, njëri prej ekipeve më të mëdha spanjolle.
Karim Benzema kërkohet të paraqitet në Gjykatën e Versajës për skandalin e vitit 2015, ku shantazhoi ish-shokun e kombëtares së Francës Matjë Valbuena ta paguante nëse nuk dëshironte t’i publikonte një video intime.
Prokurorët e Versajës bënë me dije se kanë ndërmend të thërrasin në seancë gjyqësore futbollistin e Real Madridit për të dëshmuar rreth çështjes delikate.
Për shkak të kësaj ngjarjeje, Benzema u përjashtua nga kombëtarja franceze.
Kampionati i La Ligës ka nisur në vitin 1929. Një e dhënë për të treguar se në kaq shumë vite kurrë nuk është regjistruar një rekord historik si ky i Realit të Madridit. Të enjten në mbrëmje, “Galaktikët” shënuan golashënuesin e 20-të në listat e La Ligës. Në stadiumin “Alfredo di Stefano” u rikthye në fushë pas një viti (në një ndeshje kampionati) Marko Asensio.
Sulmuesi spanjoll gjeti golin me një prekje dhe ishte i 20-ti lojtar që në këtë sezon ka shënuar të paktën një gol në radhët e madrilenëve. Pas 330 ditësh ai u rikthye pasi u dëmtua në turneun veror. Për këtë histori kemi folur disa herë, ndërsa tani është radha që të analizojmë golashënuesit e skuadrës së Zidanit. Kanë shënuar aq shumë lojtarë, saqë pyetja që duhet bërë nuk është: Cilët kanë shënuar, por cilët kanë mbetur pa shënuar? Kurrë më parë në historinë e kampionatit nuk ka pasur 20 futbollistë që e kanë gjetur rrugën e rrjetës në një sezon të vetëm.
Nga 25 lojtarët që ka në dispozicion Zinedin Zidani në ekipin e parë duke mos llogaritur të huazuarin Odriozola te Bajerni i Mynihut, vetëm 3 prej tyre nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës: Eder Militao, Mendi dhe Brahim Diaz. Mbrojtësi ka luajtur shumë pak (662 minuta) dhe nuk ka pasur mundësi për të zënë vendin e dyshes Varan-Ramos. Sigurisht që do të ketë shanse të tjera në këto 9 javë të mbetura për të qenë edhe ai pjesë e listës së goleadorëve madrilenë. E njëjta histori vlen edhe për Mendin, i cili po i ndan minutat me Marselon, i cili shënoi kundër Eibarit golin e tij të parë në La Liga. Brahim Diaz ka luajtur shumë pak në këtë kampionat (vetëm 23 minuta), por ai e ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Mbretit. Nëse do t’i llogaritim të gjitha kompeticionet, pra mbeten vetëm 2 lojtarë (Militao dhe Mendi) për të shënuar gol. Sigurisht, pa futur në listë portierët Kurtua dhe Areola. Një Madrid rekordesh këtë sezon. Pas largimit të Kristiano Ronaldos, skuadra vuajti shumë për të gjetur golat dhe pikërisht këtë problem e ka zgjidhur me grupin. Portugezi shënonte 1/3-ën e golave të madrilenëve, ndërsa tani është i gjithë grupi.