“Ne ishim të tmerrshëm”/ Trajneri i Shamrock “shuplakë” skuadrës së tij dhe i jep merita Egnatias: Ishin shumë agresivë

by KLIKOJE.AL

Një natë për t’u harruar për Shamrock Rovers dhe një mbrëmje historike për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë përmbysën humbjen 3-1 të ndeshjes së parë dhe triumfuan me rezultatin 5-1. Në fund të takimit, trajneri i Shamrock Rovers, Stephen Bradley, ishte i drejtpërdrejtë në analizën e tij.

“Ndoshta performanca më e keqe që kam parë ndonjëherë. Nuk ka kuptim të thuash diçka ndryshe. Ne ishim të tmerrshëm në çdo aspekt dhe meritonim ta humbisnim ndeshjen. Ne i kemi vendosur standardet tona për një kohë të gjatë dhe kjo nuk i përmbushi ato. Ne e dinim këtë. Nuk është e pranueshme nga ne si ekip. E thashë pas ndeshjes së parë, isha i zhgënjyer që nuk shënuam më shumë sepse jashtë fushe në Europë, është gjithmonë ndryshe.

Por pavarësisht rasteve që humbëm javën e kaluar, ne prapë duhej të vinim për të fituar.E dinim që ata do të ishin më agresivë me lojtarët që kanë në ekip. Nuk ka rëndësi se kundër çfarë sistemi luan, kundër çfarë lloj skuadre luan, kur je kaq larg niveleve të tua, arrin performanca të tilla dhe merr rezultate të tilla.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.