Në Durrës priten lëvizje të shumta në merkato. Disa futbollistë që nuk arritën të bindin gjatë sezonit të fundit janë drejt largimit, ndërsa mbetet vetëm formalizimi i vendimeve nga ana e klubit. Gjatë kampionatit, një pjesë e lojtarëve dolën jashtë planeve të stafi t teknik dhe ndryshimet në organikë konsiderohen të domosdoshme.
Pas largimeve, fokusi do të kalojë te afrimet e reja. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Teuta synon të afrojë lojtarë cilësorë, me qëllim ndërtimin e një skuadre më konkurruese dhe me objektiva të qarta për sezonin e ardhshëm. Synimi është që ekipi të paraqitet me një fytyrë krejtësisht ndryshe dhe të rivalizojë për trofetë. Teuta mbylli sezonin të premten, kur zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Pas përfundimit të kampionatit, futbollistët kanë nisur pushimet, ndërsa rikthimi në Durrës është planifi kuar për më 22 qershor.
Skuadra pritet të zhvillojë rreth 10 deri në 15 ditë përgatitje në qytetin bregdetar, përpara se të zhvendoset në një tjetër destinacion për fazën përgatitore verore. Drejtuesit po shqyrtojnë disa alternativa jashtë Durrësit, ku kushtet klimatike janë më të favorshme për stërvitje intensive. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore, të cilat do t’i shërbejnë stafi t teknik për të testuar grupin dhe afrimet e reja para nisjes së sezonit të ri.