Largim i papritur nga Ballkani, ish-lojtari i Tiranës bëhet “okazion” në merkato (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Ardit Deliu nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit të Suharekës. Mesfushori shqiptar ka mbyllur bashkëpunimin me klubin kosovar, pas një sezoni të kaluar në Superligën e Kosovës. Deliu, i cili në të kaluarën ka veshur fanellat e Tiranës dhe Vllaznisë në elitën e futbollit shqiptar, iu bashkua Ballkanit për të provuar për herë të parë eksperiencën jashtë Shqipërisë.

Aventura e tij në Kosovë zgjati vetëm një vit, ndërsa ndarja vjen në një moment kur Ballkani sapo është eliminuar në turin e dytë të Conference League.

Tashmë, mesfushori 27-vjeçar bëhet një emër interesant në tregun e transferimeve. Eksperienca e tij në Superiore dhe Superligën e Kosovës e bëjnë Deliun një okazion për klubet që kërkojnë përforcime në mesfushë.

Mbetet për t’u parë se ku do të vijojë karrierën ish-lojtari i Tiranës dhe Vllaznisë, me merkato që mund t’i rezervojë një tjetër aventurë në ditët në vijim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.