Nga Vora në Premier Ligë, aventurë e re për sulmuesin (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Një nga afrimet e Vorës në sezonin e kaluar, në aventurën e parë të klubit në Superiore, tashmë ka ndryshuar skuadër dhe kampionat. Bëhet fjalë për brazilianin Luis Felipe, i cili la gjurmë me fanellën e Vorës falë paraqitjeve të tij dhe 6 golave të realizuar në kampionat.

25-vjeçari zhvilloi një sezon pozitiv në elitën e futbollit shqiptar, duke tërhequr vëmendjen edhe jashtë vendit. Performancat e tij në Shqipëri i kanë siguruar tashmë një tjetër aventurë në karrierë. Luis Felipe ka firmosur me Shafa Baku, klub që militon në Premier Ligën e Azerbajxhanit. Kampionati i ri atje nis këtë fundjavë dhe sulmuesi brazilian pritet të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

Pas 6 golave në Superiore me Vorën, Felipe tashmë do të provojë veten në një tjetër kampionat europian, me synimin për të vazhduar formën e mirë të treguar në Shqipëri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.