Egnatia eliminohet me dhimbje nga Europa League, Olsen vendos fatin e sfidës (video)

by KLIKOJE.AL

Egnatia i jep lamtumirën Europa League pas një drame 120-minutëshe në Norvegji. Kampionët e Shqipërisë u eliminuan nga Lillestrøm, me vendasit që triumfuan 2-1 dhe siguruan kualifikimin. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Rrogozhinë, gjithçka mbeti e hapur për sfidën e kthimit. Egnatia zhvilloi një ndeshje të luftuar dhe arriti të kalonte në avantazh në minutën e 33-të, me Sotën, pas asistit të Fernandos nga goditja e këndit.

Lillestrøm nuk u dorëzua dhe në minutën e 82-të gjeti golin e barazimit me Sander Moen Foss, duke e çuar sfidën në shtesë.

Në 90 minutat e rregullta rezultati ishte 1-1, ndërsa përballja u vendos në 30 minutat shtesë. Kur dukej se gjithçka mund të shkonte drejt një vendimi edhe më dramatik, erdhi goditja e rëndë për skuadrën shqiptare. Në minutën e 94-t të shtesës, Olsen shënoi golin e dytë për Lillestrøm, duke vulosur rezultatin 2-1 dhe eliminimin e Egnatias.

Kampionët e Shqipërisë luftuan deri në sekondat e fundit, por goli i Olsen në shtesë i dha fund aventurës së tyre në Play-Off-in e Europa League. Egnatia largohet nga kompeticioni me kokën lart, pas një përballjeje të luftuar deri në 120 minuta.

Egnatia

Egnatia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.