31
Lillestrom 1-1 Egnatia – Koha e rregullt përfundon në barazim dhe sfida shkon në shtesë, aty ku do të vendoset skuadra që do të vijojë rrugëtimin në Play-Off-in e Europa League.
Pas barazimit pa gola 0-0 në ndeshjen e parë në Rrogozhinë, Egnatia udhëtoi drejt Norvegjisë me synimin për të shkruar historinë. Kampionët e Shqipërisë kaluan të parët në avantazh në minutën e 33-të, kur Sota shënoi pas një goditjeje këndi dhe asistit të Fernandos.
Lillestrøm reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 82-të gjeti golin e barazimit me Sander Moen Foss, pas asistit të Ibrahimajt.
Tashmë, pas 1-1 në 90 minuta dhe rezultatit të përgjithshëm 1-1, gjithçka mbetet për t’u vendosur në 30 minutat shtesë.