Triumfi i Donjeta Sadikut sjell medaljen e artë për Kosovën, por Serbia refuzon podiumin (video)

by KLIKOJE.AL

Donjeta Sadiku shpallet kampione e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa medalja e artë e Kosovës shoqërohet me një tjetër moment të bujshëm në podium. Boksierja kosovare e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Taranto, duke siguruar medaljen e artë pasi finalja ndaj Kristina Kuluhovës u ndërpre për shkak të lëndimit të kundërshtares.

Sadiku e nisi duelin e qetë dhe të sigurt, duke kontrolluar ritmin dhe duke realizuar disa goditje të sakta, veçanërisht në kokë. Pas epërsisë së saj në raundin e parë, ndeshja u ndërpre për shkak të lëndimit të Kuluhovës. Pas vendimit të gjyqtarëve, Donjeta Sadiku u shpall fituese dhe i siguroi Kosovës medaljen e artë, të parën në këto Lojëra Mesdhetare.

 

Por ceremonia e medaljeve solli edhe një moment tjetër që tërhoqi vëmendjen. Përfaqësuesja e Serbisë, Kristina Kuluhova, nuk u ngjit në podium për ta marrë medaljen e saj, duke refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë pas fitores së kosovares.Ndërkohë, Sadiku e pranoi me krenari medaljen e artë, ndërsa në palestër u dëgjua himni i Kosovës. Në tribuna pati edhe përkrahës të shumtë që festuan suksesin e boksieres kosovare. Një tjetër paraqitje e madhe ndërkombëtare për Donjeta Sadikun, e cila tashmë largohet nga Taranto me medaljen e artë dhe një tjetër sukses të rëndësishëm për Kosovën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.