Granada ka mundur 2-0 Deportivo Alaves, por situata mbetet dramatike në renditje, me misionin shpëtim gjithnjë e më të vështirë. Tre pikët e fituara në javën e 31 të La Liga nuk e ndihmojnë shumë skuadrën ku luan Myrto Uzuni, që është e parafundit me 17 pikë, -9 nga zona e shpëtimit. Sulmuesi i kombëtares Uzuni në këtë pikë po mundohet të marrë maksimumin nga ky sezon, për të patur një të ardhme ende në La Liga.
🇪🇸 Goal: Myrto Uzuni | Granada 1-0 Deportivo Alavéspic.twitter.com/AsiQJ1s3Up
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 14, 2024
Myrto Uzuni në fakt ka shënuar golin e parë të ndeshjes kundër Alaves, duke shëndrruar një 11-metërsh në minutën e 9′ të sfidës. Beratasi është treguar i ftohte përballë portierit, që edhe pse e ka kuptuar krahun, nuk ka mundur të ndalë dot goditjen e 28 vjeçarit. Uzuni shënon kështu golin e 10 me Granada në La Ligë dhe arrin në dopio shifra në sezonin e parë në kampionatin elitar në Spanjë.
Avantazh i rëndësishëm për Granadën, që shpreson të t’i japë fund ecurisë negative prej pesë humbjesh radhazi.
Skuadra andaluziane renditet e parafundit, duke qenë shumë pikë larg zonës së shpëtimit.
LEXO MË SHUMË:Portieri serb i mohoi golin Myrto Uzunit, sulmuesi e shan në gjuhën shqipe; kamerat fokusojnë momentin (video)
Myrto Uzuni e ka shfryrë dufin në këtë rast duke sharë në gjuhën shqipe. Muriqi luajti për 90′ minuta pa shënuar, ndërsa Uzuni u ndërrua në minutën e 72′.