Një dorë e David Luiz eliminon Dinamon, kryeqytetasit zhvillojnë një ndeshje historike ndaj Pafos (video)

by KLIKOJE.AL

Dinamo e mbyll aventurën europiane me shumë zhgënjim, pasi u eliminua nga Pafos 4-2 pas një ndeshjeje të luftuar deri në sekondat e fundit. Sfida zgjati plot 120 minuta, ndërsa goli që vendosi gjithçka erdhi në minutën e 115-të. Dinamo e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Fadairo shënoi në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës shqiptare dhe duke ndezur shpresat për një kualifikim të madh.

Pafos reagoi dhe në minutën e 13-të, Sema riktheu baraspeshën në sfidë. Me rezultatin e përgjithshëm të barabartë, ndeshja vazhdoi të ishte e hapur dhe me shumë tension. Në pjesën e dytë, vendasit kaluan në avantazh me Ioannou, i cili shënoi në minutën e 78-të. Dinamo nuk u dorëzua dhe vetëm pak minuta më vonë, në të 87-ën, Silva-Richards realizoi golin e barazimit, duke e çuar takimin në kohën shtesë.

Në 90 minutat e rregullta rezultati ishte 2-2, ndërsa gjithçka do të vendosej në 30 minutat shtesë. Dhe pikërisht aty erdhi momenti që la shije të hidhur për Dinamon. Në minutën e 115-të, Quina shënoi golin e tretë për Pafos, duke vulosur rezultatin 3-2 dhe në fund u shënua goli nga Anderson.

Goli i Quinas shkaktoi protesta dhe shumë polemika nga kampi i Dinamos, që pretendon se aksioni nuk duhej të përfundonte me gol dhe se skuadra shqiptare është ndjerë e dëmtuar nga vendimi. Pas 120 minutash, Pafos feston kualifikimin, ndërsa Dinamo largohet nga Europa me shumë keqardhje. Blutë ishin vetëm pak minuta larg një tjetër mundësie, por goli i diskutueshëm në fund i dha fund ëndrrës europiane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.