Nuk ka më kthim pas! Tirana mbyll merkaton pas largimit të fundit (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Tirana vijon fazën përgatitore në Turqi, ku skuadra po punon intensivisht për të qenë gati për sezonin e ri. Stafi teknik ka planifikuar edhe një tjetër ndeshje miqësore, ndërsa fokusi mbetet te ndërtimi i grupit dhe përgatitja fizike e ekipit.

Paralelisht me punën në fushë, drejtuesit bardheblu duket se kanë mbyllur përfundimisht kapitullin e merkatos. Pas ndryshimeve të shumta të kryera gjatë verës, klubi nuk parashikon më largime dhe konsideron të kompletuar skuadrën që do të drejtohet nga trajneri Dean Klafuriç.

Largimi i fundit është ai i Rimal Haxhiut. Edhe pse në fillim kishte sinjale pozitive për një rinovim të bashkëpunimit, palët nuk arritën marrëveshje për kushtet financiare dhe futbollisti vendosi të ndahej me bardheblutë. Anësori nuk udhëtoi me ekipin në Turqi, duke konfirmuar fundin e aventurës së tij te Tirana.

Me largimin e Haxhiut mbyllet edhe kapitulli i skuadrës që nisi sezonin 2024-2025. Nga ai grup kanë mbetur vetëm Ermal Meta, Serxhio Vogli dhe Luçiano Vera, ndërsa pjesa tjetër është zëvendësuar në kuadër të projektit të ri të klubit.

Tashmë, me një organikë të rinovuar dhe me idetë e trajnerit Klafuriç që po marrin formë, Tirana synon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të rikthehet protagoniste në sezonin e ri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.