Vendimi i Vllaznisë është përfundimtar, sulmuesi largohet pa firmosur (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia ka vendosur të mos nënshkruajë kontratë me Elvis Zouhouole. Sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili prej javësh ishte në provë me kuqeblutë, nuk arriti të bindë stafin teknik gjatë fazës përgatitore.

Edhe pse iu besuan minuta në ndeshjet miqësore, paraqitjet e tij nuk përmbushën pritshmëritë e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik. Pas analizës së performancës, drejtuesit e klubit vendosën të mos e përfshijnë lojtarin në projektin për sezonin e ri.

Si pasojë, aventura e Zouhouoles në Shkodër mbyllet pa një marrëveshje zyrtare. Ndërkohë, Vllaznia vazhdon të jetë aktive në merkato, me fokus te gjetja e një sulmuesi që mund të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në repartin ofensiv përpara startit të kampionatit.

LEXO ME SHUME:Tre “goditje” në Dublin! Egnatia del e mposhtur nga Shamrock Rovers (VIDEO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.