Partizani “ngroh” tifozët me prezantimin e fanellave dhe i bën dedikimin e fortë: Traditë, besim dhe trimëri (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Partizani ka prezantuar nëpërmjet faqes zyrtare, 3 fanellët e sezonin 2025-2026.

“E kuqja e traditës, e bardha e besimit, jeshilja e trimërisë. Këto nuk janë thjesht fanella ~ janë ngjyrat e historisë, krenarisë dhe identitetit të Partizanit”, shkruan Partizani në statusin e prezantimit të fanellave rë reja. Ndërkohë këto uniforma kanë dalë menjëherë në shitje dhe mund të porositen online, nga të gjithë tifozët e kuq, jashtë dhe brenda vendit.

RINOVIMI ME BINTSOUKA

Partizani mbetet aktiv në merkaton e verës. Të kuqtë kanë transferuar katër lojtarë deri tani dhe repartit të sulmit i është dhënë rëndësia kryesore. Tri prej zyrtarizimeve janë Skuka, Isgandarli dhe Garsia, që mund të funksionojnë bashkë për gjithë repartin. Asgjë nuk është mbyllur për sulmin. Archange Bintsouka tashmë është zyrtare se ka pranuar rikthimin te Partizanit.

Lojtari nga Kongo është bindur për të rinovuar me klubin kryeqytetas dhe për Skënder Gegën është një lajm i mirë në repartin e sulmit. Bintsouka e njeh mjaft mirë kampin e kuq dhe nuk do të kishte nevojë për ambientim. 22- vjeçari e ka treguar talentin që nga afrimi tek ekipi i parë. Bintsuka në dy sezonet e fundit rezulton lojtari me më tepër kontribut para portës, pas Rrapajt.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Rinovim me peshë për Partizanin, futbollisti pranon të vijojë pjesë e klubit kryeqytetas

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.