FOTO/ Tirana “zgjohet” në merkato, tre lojtarë drejt firmës me bardheblutë (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

Tirana ka pësuar shumë ndryshime në këtë merkato. Nga bardheblutë janë larguar disa futbollistë, ndërsa ende nuk ka afrime.Aktualisht kryeqytasit janë edhe pa trajner dhe pritet që në ditët e ardhshme drejtuesit të vendosin pikat mbi “i” për ekipin e sezonit të ri. Por pavarësisht kësaj, tashmë kanë nisur të flitet për afrimet e reja.

Kështu bardheblutë portier kanë gjetur në Gjirokastër, teksa Ribeiro Barboza Marcelo me shumë gjasa do të vishet bardheblu. Sezonin e kaluar e ka mbyllur me Luftëtarin.

Ndërkohë futbollisti tjetër është një mesfushor. Bëhet fjalë për Kevis Gjeçi, u cili me shumë gjasa do të përforcojë mesfushën e kryeqytetasve. Kujtojmë se në sezonin që u mbyll, 27-vjeçari që luan me Espay i shënoi gol PSG-së në humbjne 4-2 në Kupën e Shqipërisë.

Tirana ka arritur gjithashtu akordin me Tsotne Patsatsia. 25-vjeçari nga sulmi aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit. Në sezonin e kaluar ishte pjesë e Torpedo Kutaisit. Patsatsia ishte pjesë e skuadrës së Torpedos, kur eliminuan bardheblutë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Dhe pse në të dyja ndeshjet nuk mori asnjë minutë.Këtë vit është aktivizuar 18 ndeshje me Torpedon duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë. Tashmë pritet t’i bashkohet Tiranës.

LEXO ME SHUME:Nuk kanë fund largimet te Tirana, klubi përshëndet tre titullarët (EMRAT)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.