Rënia në Kategorinë e Dytë pritet të sjellë ndryshime të shumta te Lushnja. Pas largimeve të dy futbollistëve nga Bregu i Fildishtë, Romeo Olola dhe Wilfred, mësohet se kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin edhe portieri Saugli Alimuçaj dhe sulmuesi Salvatore Ribaudo.Italiani ishte një nga lojtarët më të spikatur të lagunarëve sezonin e fundit, duke regjistruar 5 gola dhe 6 asistime në 29 ndeshje. Ndërkohë, Alimuçaj u aktivizua në 11 takime, duke mbajtur portën të paprekur në 3 prej tyre.
Për Ribaudon, aventura te Lushnja pritet të mbetet e vetmja në futbollin shqiptar, pasi sulmuesi nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në vendin tonë. Ndryshe paraqitet situata e Alimuçajt, i cili ka tërhequr interesin e disa klubeve të Kategorisë së Parë dhe Superligës. Një tjetër lojtar që ka konfirmuar largimin është edhe Marjus Korreshi. Zëvendës kapiteni në një status në rrjetet e tij sociale ka konfirmuar largimin nga klubi.