212
Sporting de Portugal kërkon shërbimet e Armando Brojës. Skuadra portugeze është fokusuar te sulmuesi shqiptar i Chelsea-t.
21-vjeçari, vështirë se ka pasur një rol të madh te ‘Blutë’ këtë sezon. Sipas ‘A Bola’, klubi portugez ka kontaktuar tashmë me rrethin e lojtarit.
Sulmuesi ka marrë pjesë në 12 ndeshje këtë vit në Premier Ligë duke shënuar dhe një gol.
Broja pati një fushatë të mirë në Southampton vitin e kaluar, por nuk ka mundur të gjejë rregullsinë në Londër.