“Shënojnë dhe krijojnë shumë raste”/ Deklarata që ndez sfidën! Trajneri i Shamrock Rovers nuk e fsheh frikën: Mesfusha e tyre mund të na hapë probleme

by KLIKOJE.AL

Shamrock Rovers e ka të qartë se ndeshja e kthimit ndaj Egnatias nuk do të jetë një kopje e përballjes së parë. Trajneri i skuadrës irlandeze, Stephen Bradley në konferencën për shtyp paralajmëron një qasje tjetër, duke marrë në konsideratë forcën që Egnatia tregon në shtëpi.

DEKLARATA E TRAJNERIT TË SHAMROCK ROVERS

Po, mendoj se do të jetë një kundërshtar ndryshe nga i ndeshjes së parë. Do të kemi një qasje disi ndryshe nga ajo e përballjes së parë, sepse e di që na pret një përballje e vështirë. I kemi parë disa takime të Egnatias që luajnë në shtëpi dhe mund të them se janë shumë të fortë. Shënojnë shumë gola, kanë disa lojtarë të mirë në qendër të mesfushës që mund të të hapin probleme, sidomos kur Egnatia luan në shtëpi shënon shumë dhe gjithashtu krijon shumë mundësi për gol.  Jemi në një moment të mirë, por e dimë se kemi bërë vetëm gjysmën e rrugës, nesër do të jetë një ndeshje ndryshe dhe shumë e vështirë, vijmë me besim dhe dimë kualitetin e kundërshtarit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.