Dinamo ndez misionin në Qipro, pas humbjes me Vorën, vjen mesazhi që “karikon” skuadrën (FOTO)

by KLIKOJE.AL

“Me sytë nga Qipro. Me zemrën drejt historisë. Together, we chase history.”

Ky është mesazhi i Dinamos në rrjetet sociale, vetëm pak orë pas humbjes së papritur në kampionat ndaj Vorës. Një deklaratë që duket qartë se synon të ndryshojë atmosferën brenda skuadrës dhe t’u japë lojtarëve besimin e nevojshëm përpara një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit. Dinamovitët tashmë kanë kthyer plotësisht fokusin te Europa. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Pafosit në duelin e vlefshëm për play-off-in e Conference League, gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin.

 

Humbja në kampionat ndaj Vorës ishte një goditje e fortë, por Dinamo nuk ka kohë për të qëndruar te zhgënjimi. Përpara është një tjetër betejë, këtë herë me një objektiv shumë më të madh: kualifikimin dhe shkrimin e historisë në Europë.

Barazimi 1-1 në sfidën e parë ndaj Pafosit i mban dinamovitet në lojë. Skuadra shqiptare udhëton në Qipro me bindjen se mund të bëjë hapin e madh dhe të sigurojë një kualifikim që do të ishte historik.

LEXO ME SHUME:Debutim pa gola për Bratun, por me një problem të madh: dy lojtarët po dalin nga sistemi i lojës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.