“Dikur luftonim për titullin dhe Kupën”, Perlat Musta prek nostalgjinë e derbit: Në çdo periudhë stadiumet mbusheshin plot

by KLIKOJE.AL

Ish-portieri i Partizanit, Perlat Musta, rikthen në vëmendje peshën historike të derbit të kryeqytetit, duke theksuar se të dyja skuadrat kanë dhënë shumë për futbollin shqiptar.  Në intervistën e tij për RTSH Sport, ai nënvizon gjithashtu se trajnerëve të rinj u duhet kohë për të ndërtuar ekipet e tyre, por për një gjë është i bindur: derbi ka emocionet e veta, pavarësisht momentit që kalojnë skuadrat.

“Në kohen tonë, vendi i parë dhe Kupa ishte objektivi, ashtu si edhe për Tiranën. Bukuria e futbollit shqiptar në vite, në dekada, ka qenë derbi Partizani-Tirana, sepse dy ekipet kanë dhënë shumë për futbollin shqiptar. Derbi gjithmonë e ka peshën, pavarësisht momenteve të caktuara, do thoja siç është tani, për shembull, sepse gjendja, e dyja ekipet, në fillim kampionati, i ka bërë tifozët mos afrohen në stadium.

Ashtu siç kur ato janë mirë, i keni parë, në çdo kohë, në çdo periudhë ka qenë stadiumet të mbushura plot. Partizani ka një trajner të ri, po ashtu dhe Tirana. Është e vështirë që, se ti që ka e lehtë përshtatja, të gjithë ekipet do ishin bërë për dy-tre javë. Prandaj duhet kohë, vite, domethënë për të bërë një ekip që dhe ekipet të mësojnë filozofinë e trajnerit dhe trajneri të njohë lojtarët. Derbi gjithmonë e ka karikimin brenda. Në qoftë se thuhet që ndez në të thatë, derbi ndez dhe në të njomë.” Përfundoi Perlat Musta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.