Dy ndeshje titullar dhe më pas jashtë, “misteri 250 mijë eurosh” që ka përfshirë Partizanin

by KLIKOJE.AL

Xhuliano Skuka po përjeton një situatë të papritur te Partizani. Sulmuesi 28-vjeçar e nisi sezonin e ri në formacionin titullar, duke qenë pjesë e 11-shes së parë në dy ndeshjet e para të kampionatit, por më pas situata ka ndryshuar krejtësisht.

Skuka nuk është më vetëm jashtë formacionit, por nuk është grumbulluar fare nga trajneri Florin Bratu në dy sfidat e fundit ndaj Dinamos dhe Egnatias. Sulmuesi nuk ka qenë as në stol, duke bërë që mungesa e tij të ngrejë pikëpyetje në kampin e kuq.

Deri tani, nuk ka një shpjegim zyrtar të bërë publik për këtë situatë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një çështje teknike, disiplinore apo për ndonjë arsye tjetër mes lojtarit dhe stafit teknik.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Transfermarkt, kartoni i Skukës vlerësohet rreth 250 mijë euro. Për momentin, megjithatë, sulmuesi duket se ka mbetur jashtë planeve të Bratu-t, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të rikthehet në listën e të grumbulluarve në ndeshjet e ardhshme.

LEXO ME SHUME:E BUJSHME/ Janë pretendent për titullin, Alban Xhaferi merr drejtimin e klubit tjetër në Superiore

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.