E BUJSHME/ Janë pretendent për titullin, Alban Xhaferi merr drejtimin e klubit tjetër në Superiore

by KLIKOJE.AL

Sipas raportimeve të fundit nga mediat lokale, Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë së meshkujve, ka marrë drejtimin e klubit të vajzave të skuadrës shkodrane.

Pas largimit të Lazër Matijës, Vllaznia e vajzave kishte mbetur pa një drejtues në krye të klubit. Tashmë, drejtimi i skuadrës i është besuar Alban Xhaferi-t, i cili do të ketë përpara një tjetër objektiv madhor në kampin kuqeblu.

Vllaznia e vajzave është prej vitesh forca kryesore e futbollit shqiptar, teksa këtë sezon mbetet pretendente për titullin kampion në Abissnet Superiore.

Skuadra shkodrane ka ndërtuar një dominim të jashtëzakonshëm në kampionat, duke regjistruar 13 tituj kampionë radhazi. Me Xhaferin tashmë në drejtimin e klubit, objektivi mbetet i qartë: vazhdimi i dominimit dhe sigurimi i një tjetër trofeu kampion.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Bratu lë jashtë "mister 250 mijë eurosh" që ka përfshirë Partizanin 23/09/2026 - 18:39

[…] LEXO ME SHUME:E BUJSHME/ Janë pretendent për titullin, Alban Xhaferi merr drejtimin e klubit tjetër në Superio… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.