Merkato e ngrirë te Flamurtari, ish-trajneri hap betejën ligjore me Flamurtarin (REAGIMI I IDRIZIT)

by KLIKOJE.AL

Merkaton e Flamurtarit e ka bllokuar trajneri Andrea Agostineli. Presidenti Sinan Idrizi konfirmon gjithçka, duke sqaruar edhe pozicionin e klubit në raport me teknikun italian.

Ish-trajneri ka shfrytëzuar një pikë të kontratës, sipas së cilës, nëse klubi ngjitej në Superiore, ai do të bëhej automatikisht trajner i Flamurtarit. Megjithatë, pavarësisht se pas ndeshjes me Pogradecin Agostineli u shkarkua, presidenti Idrizi në fund i akordoi një premio prej 10 mijë eurosh, ashtu si edhe lojtarëve. Faturën e pagesës së kësaj premioje, Idrizi thotë se e ka vënë në dispozicion edhe të gazetës. Sipas presidentit të Flamurtarit, trajneri italian e ka çuar klubin në gjyq duke shfrytëzuar pikërisht atë që ai e quan “dokument i mirësisë”.

Pas ndeshjes me Pogradecin, kur vendosëm në rrezik gjithçka, mora vendimin ta largoja. I pagova të gjitha detyrimet financiare dhe, në fund, ashtu siç u dhamë lojtarëve një premio prej 10 mijë eurosh për ngjitjen në Superiore, e thirra edhe atë dhe ia dhashë të njëjtën premio. Ky ishte një gjest njerëzor. Por Agostineli e mori këtë dokument dhe shkoi në UEFA e në gjykatë, duke shfrytëzuar klauzolën që parashikonte se, në rast ngjitjeje në Kategorinë Superiore, ai do të ishte automatikisht trajner i Flamurtarit me një pagë prej 5 mijë eurosh në muaj. Ai argumentoi se, duke marrë premio, njihej si pjesë e ekipit që arriti objektivin dhe, për këtë arsye, pretendonte se kishte të drejtë në kërkesat e tij. Ne nuk kishim asnjë detyrim financiar ndaj tij. E përdori këtë si argument dhe ka arritur të bllokojë merkaton tonë”, deklaroi Sinan Idrizi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Besa transferon një nga lojtarët më të spikatur të sezonit (FOTO) 13/06/2026 - 13:22

[…] LEXO ME SHUME:Merkato e ngrirë te Flamurtari, ish-trajneri hap betejën ligjore me Flamurtarin (REAGIMI I IDRIZIT… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.