Goditje në mesfushë! Besa transferon një nga lojtarët më të spikatur të sezonit (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Besa ka zyrtarizuar afrimin e dytë në këtë merkato vere. Klubi kavajas ka siguruar shërbimet e mesfushorit difensiv Adah Danladi, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare me verdhezinjtë. Nigeriani vjen pas tre sezonesh të kaluara te Pogradeci, ku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Vetëm në sezonin e fundit, Danladi kontribuoi me 2 gola dhe 4 asistime, teksa një prej golave të tij erdhi pikërisht ndaj Besës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Aventura e tij te liqenorët është mbyllur këtë verë, ndërsa burime pranë klubit bëjnë me dije se në vendimin për largim kanë ndikuar edhe mosmarrëveshjet me trajnerin Emiliano Çela. Tashmë, Danladi nis një kapitull të ri në Kavajë te Besa, ku bëhet afrimi i dytë i Besës pas Fatmir Prengës. Ekipi kavajas arriti deri në finalen e Play-Offit të Kategorisë së Parë, por Besa u mposht nga Pogradeci në Elbasan me rezultatin 0-1, gol i shënuar nga Oliveira. Drejtuesit e ekipit kavajas, shpresojnë që ky sezon i ri të jetë sa më i mbarë për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

LEXO ME SHUME:Merkato e ngrirë te Flamurtari, ish-trajneri hap betejën ligjore me Flamurtarin (REAGIMI I IDRIZIT)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.