Ekipi i Superiores drejt shkrirjes, largon të gjithë lojtarët dhe shet vetëm një futbollist

by S.M

Flamurtari doli i fundit në Superiore këtë sezon dhe pagoi gabimet trashanike që bëri gjatë gjithë sezonit, që nga ndërtimi kaotik i ekipit, deri tek zgjedhjet e trajnerëve, totalisht të gabuara. Edhe në janar përforcimet ishin tërësisht pa vlerë dhe më pas erdhi edhe njolla e përjashtimit të kapitenit Trashi, në momentin më vendimtar të sezonit, para finaleve kundër Vorës e Tiranës në Vlorë.

Tani askush nuk flet për të ardhmen, por e sigurt është që Sinan Idrizi nuk tërhiqet dhe do të rinisë gjithçka nga zero. Flamurtari nuk ka drejtor sportiv, nuk ka trajner dhe tashmë nuk ka as ekip ndoshta.

Pavarësisht kontratave, rënia nga kategoria detyron të largohen thuajse gjithë lojtarët. Këtë sezon vetëm Aleksovski, Diawara dhe Ememe mund të thuhet se kanë qenë mbi mesataren, me portierin që ka shkëlqyer në shumë ndeshje. Pikërisht nga këta, plus i riu Lushaj, mund të nisë rindërtimi i ekipit, ndërkohë që mund të largohen gjithë të tjerët.

I vetmi lojtar që ka treg dhe me shumë gjasa do të shitet te Flamurtari, është Erald Maksuti. 22-vjeçari shkodran shënoi 12 gola, plus 3 asiste në kampionat, ndaj ka shumë klube të huaj të interesuar për të.

LEXO ME SHUME:Çudira në futbollin shqiptar! Bashkia nxjerr në shitje aksionet e klubit, dalin se janë nën sekuestro

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.