Rolando Maran del “huq” në provën e parë, Shqipëria dorëzohet 0-1 ndaj Izraelit (video)

by KLIKOJE.AL

Shqipëria e ka nisur me humbje epokën e re nën drejtimin e Rolando Maran. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-1 nga Izraeli në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, në atë që ishte prova e parë e teknikut italian në stolin e Kombëtares.

Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe pak raste për shënim, ndërsa në fraksionin e dytë Izraeli arriti të gjejë golin e avantazhit me Oskar Gloukh në minutën e 73-të. Festimi i futbollistit izraelit shkaktoi tension në fushë, pasi gjesti i tij drejt tifozëve shqiptarë solli reagimin e Elseid Hysajt. Të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë nga arbitri.

Pas golit, trajneri Maran provoi disa lëvizje për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, por Shqipëria nuk arriti të rikthehej në rezultat. Në fund, sfida u mbyll me fitoren minimale të Izraelit, ndërsa tekniku italian mori indiciet e para për grupin që do të drejtojë në vazhdim.

Pavarësisht rezultatit negativ, kjo ndeshje shërbeu si testi i parë për Rolando Maran, i cili tashmë do të ketë mundësinë të analizojë performancën e skuadrës dhe të ndërtojë identitetin e tij në krye të Kombëtares shqiptare.

LEXO ME SHUME:Rinovime në seri te Vllaznia, por një nga shtyllat e ekipit kërkon largimin

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.