MERKATO/ Çudia e Partizanit, vuan për sulmues, por golashënuesin e çon në huazim te rivalët

by KLIKOJE.AL

Archange Bintsouka është larguar nga Partizani dhe do të jetë i Flamurtarit për pjesën e mbetur të sezonit.Mësohet se bëhet fjalë për huazim të kongolezit, që ndeshjet e fundit është aktivizuar si titullar. 23-vjeçari luan në qendër të sulmit, edhe pse në tri ndeshjet e fundit është parë në krahun e djathtë. Te “demat” nuk kishte vend në qendër ku Toma, Skuka dhe Kontreras fitojnë minuta rregullisht.

Sulmuesi luajtur 93 ndeshje për Partizanin, me 17 gola e 6 asiste, por këtë sezon ka qenë larg nivelit të vet më të mirë dhe Partizani e ka lënë të lirë, ndërsa ka marrë Muratajn nga Flamurtari.

Kontrata deri në vitin 2027 ka bërë që Bintsuka të mos largohet përfundimisht nga Partizani. Të kuqtë akoma shpresojnë se mund të përfitojnë financiarisht nga një shitje e mundshme.

LEXO ME SHUME:“Elbasani nuk është në rangun e Partizanit”/ Kërnaja nxeh sfidën në prag: Nuk është tabu për…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Kristjan Asllani përjashtohet në debutim (video) 31/01/2026 - 20:13

[…] LEXO ME SHUME:MERKATO/ Çudia e Partizanit, vuan për sulmues, por golashënuesin e çon në huazim te rivalët […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.