Besa ka lëvizur me shpejtësi në pankinë, duke rikthyer në drejtim një emër të njohur për tifozët kavajas, Gugash Maganin. Vendimi vjen vetëm pak ditë pas largimit të trajnerit Shpëtim Duro, i larguar pas humbjes ndaj Apolonisë.
Për Maganin, kjo është eksperienca e katërt në drejtimin e Besës, një klub me të cilin ka ndarë sfida, emocione dhe periudha të rëndësishme në karrierën e tij. Rikthimi i tij shihet si përpjekje për të sjellë stabilitet, qartësi taktike dhe për të ringjallur ekipin në këtë fazë delikate të sezonit
Te Besa besojnë se Magani është profili i duhur për të rikthyer Besën në rrugën e rezultateve pozitive, ndërsa trajneri pritet të nisë menjëherë punën me skuadrën dhe aventura e tij e parë është ndaj Burrelit ku do synojë ti japë ekipit identitet. Nën drejtimin e tij, verdhezinjtë shpresojnë të lënë pas periudhën e vështirë dhe të ndërtojnë një ecuri më të qëndrueshme në ndeshje t e ardhshme.