Teuta e “zgjon” keq Vllazninë, dy gola dhe alarm në Shkodër (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia vazhdon të mos reagojë në Abissnet Superiore dhe tashmë kriza në Shkodër bëhet edhe më e thellë. Në duelin e javës së pestë ndaj Teutës, kuqeblutë janë ndëshkuar dy herë dhe po shohin edhe një tjetër ndeshje të komplikohet.

Teuta e mbylli pjesën e parë në avantazh, me Umejiegon që në shtesën e fraksionit të parë devijoi në rrjetë pas aksionit të ndërtuar nga Boçi.

Goditja e dytë erdhi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 51-të, një harkim i Tolës nga e djathta u shndërrua në gol pas devijimit të Dumfur, i cili e dërgoi topin në portën e tij.

0-2 dhe alarm i kuq në Shkodër. Vllaznia vazhdon të kërkojë fitoren e parë të sezonit dhe ndodhet në fund të klasifikimit, ndërsa Teuta konfirmon ambiciet e saj për kreun e renditjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.