Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Serbia

  • UEFA e ka seriozisht! Gati të përjashtojë Serbinë nga Liga e Kombeve, tifozët duhet të “civilizohen” kundër Danimarkës

    UEFA e ka seriozisht! Gati të përjashtojë Serbinë nga Liga e Kombeve, tifozët duhet të “civilizohen” kundër Danimarkës

    Serbia do të luajë sot në mbrëmjen kundër Danimarkës. Vëmendja do të jetë e përqendruar më tepër në tribuna, për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të rregullave nga ana e tifozëve. Këtë herë UEFA e ka marrë shumë seriozisht situatën.

    Ajo ka dhënë edhe një paralajmërim të fundit për Serbinë, teksa pas ngjarjeve të shkaktuara në Zvicër, një dënim i rëndë e pret Serbinë, deri në përjashtimin nga Liga e Kombeve. Një grup i posacëm nga UEFA është dërguar për të monitoruar situatën sot për ndeshjen kundër Danimarkës. Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një deklaratë zyrtare ku i ka kërkuar tifozëve që të rrinë të qetë pasi një grup i UEFA-s do të vëzhgojë gjithçka në stadium, në të kundërt, do të shkohet në dënimin me përjashtim.

  • “Shaqiri është lojtar i madh”, trajneri i Serbisë “godet me “pambuk” shqiptarët: Xhaka një prej më të mirëve në rolin e tij në Europë

    “Shaqiri është lojtar i madh”, trajneri i Serbisë “godet me “pambuk” shqiptarët: Xhaka një prej më të mirëve në rolin e tij në Europë

    Serbia do të luajë kundër Zvicrës në mbrëmjen e nesërme. E gjithë kureshtja e shqiptarëve do të jetë sesi do të trajtohet nesër Granit Xhaka, teksa serbët ndryshuan edhe stadiumin ku do ta zhvillojnë këtë përballje pasi nuk garantonin dot sigurinë nga huliganët e tyre. Gjithashtu ajo që ka bërë përshtypje është edhe sjellja e trajnerit të Serbisë, Stojkovic, që ka mbushur me lëvdata shqiptarët.

    “Unë e konsideroj Granit Xhakën si një prej lojtarëve më të mirë me këmbën e majtë në Europë. Shaqiri është një lojtari i madh gjithashtu, por gjithçka i vjen fundi një ditë. Besoj se ndeshja nesër do të jetë e ndershme. Unë jam më i shqetësuar për Xhakën pasi është lojtar i madh dhe duhet të jemi të kujdesshëm për ta bllokuar dhe neutralizuar. Nëse ia dalim, atëherë me shumë gjasa do të kemi rezultatin e duhur. Për gjërat e tjera nuk duhet të shqetësohemi.

    Unë supozoj se njerëzit janë të vetëdijshëm për të kaluarën dhe provokimet. Bëj apel që ndeshja të luhet në frymën e lojës së ndershme. Sjellja e tifozëve duhet të jetë shembullore. Duhet të lëmë mënjanë çdo çështje të jashtme dhe të fokusohemi te loja tha Stojkovic.

  • Serbi-Zvicër nuk do të luhet në Beograd, Federata zgjedh stadiumin pranë kufirit me Kosovën

    Serbi-Zvicër nuk do të luhet në Beograd, Federata zgjedh stadiumin pranë kufirit me Kosovën

    Ndeshja e vlefshme për Nations League midis Serbisë dhe Zvicrës qysh pa filluar të luhet ka ngjallur shumë debat. Ndeshja do të luhet në Leskovac dhe jo në kryeqytetin serb, Beograd.

    Zakonisht kombëtarja serbe i luan takimet ndërkombëtare në stadiumin e Crvena Zvezda, skuadra më e titulluar e vendit. Stadiumit të “Yllit të Kuq” i është ngjitur epiteti i famshëm “Maracana”.

    Mirëpo kësaj radhe zgjedhja e Federatës serbe ka ngjallur dyshime. Ata kanë vendosur si stadium pritës, stadiumin e qytetit të Leskovac “Dubočica Stadium”.

    Ky qytet deri në shekullin e 19-të ka qenë i mbipopulluar nga etniciteti shqiptar , kjo për arsye gjeografike. Qyteti ndodhet shumë pranë kufirit me Kosovën edhe pse nën juridiksionin serb. Popullsia që jetonte aty u shpërngul me dhunë drejt trojeve të tjera kosovare. Kështu qyteti ra nën kontrollin e plotë të serbëve.

    Këto detaje historike duket se organizata më e lartë drejtuese e futbollit serb ka dashur t’i shfrytëzojë duke dashur që të shtojë tensionet në radhën e futbollistëve të helvetëve me origjinë shqiptare.

    Shumë bukur kupola e lartë drejtuese e futbollit në Serbi mund t’a kishte organizuar takimin në stadiumin e Partizanit të Beogradit ose në stadiumin e skuadrës Çukariçki, stadium që i përmbush standardet e Uefas pasi vjet skuadra serbe lujti aty për kompetionet europiane.

    Vendimet tendecioze mund të ndikojnë në rezultatin e njëanshëm të lojës, ndaj Uefa si mbarë vajtëse nuk duhet të kishte lejuar zhvillimin në këtë rajon të Serbisë.

  • “Kosova është Serbi”, gazetari Arlind Sadiku iu kundërpërgjigjet ultrasve duke bërë shqiponjën (video)

    “Kosova është Serbi”, gazetari Arlind Sadiku iu kundërpërgjigjet ultrasve duke bërë shqiponjën (video)

    Situatë e tensionuar u regjistrua para duelit mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes. Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.

    Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet, teksa ishte gazetari i “Klan Kosovës”, Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte LIVE, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve. Për më tepër shikoni videon:

  • Pamje të dhūnshme, shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë dhe përleshen me serbët në Gjermani (video)

    Pamje të dhūnshme, shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë dhe përleshen me serbët në Gjermani (video)

    Sonte në 21:00 luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë, që vlen për Europianin e Gjermanisë. Për këtë takim nuk kanë munguar incidentet, teksa së fundmi mediet angleze raportojnë se janë përfshirë dhe tifozë shqiptarë.

    Bashkë me anglezët, tregohet se shqiptarët kanë sulmuar serbët. Përfshirja e shqiptarëve mund të ketë ardhur për shkak të miqësisë që ruajnë me disa grupe angleze, që mbështesin “3 Luanët”. Në video të ndryshme transmetohen pamjet e dhunës, teksa policia ka ndërhyrë më pas.

    Edhe gazeta serbe “ALO” shkruan se tifozët e Shqipërisë së bashku me boshnjakët dhe tifozët e Shalkes kanë pritur serbët në Gelsenkirchen para ndeshjes kundër Anglisë. Mirëpo, ajo që nuk e prisnin ishte se serbët ishin të përgatitur për një skenar të tillë, kështu që pas një përleshjeje dhe rrahjeje të shkurtër, sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes.

    Takimi mes dy përfaqësueseve është cilësuar si me rrezikshmëri të lartë. Kjo për shkak të huliganëve që udhëtojnë për t’i mbështetur.

  • Bojë e kuqe pranë derës së Federatës, Tifozat Kuq e Zi protestojnë për organizimin e Europianit me Serbinë: Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me… (video)

    Bojë e kuqe pranë derës së Federatës, Tifozat Kuq e Zi protestojnë për organizimin e Europianit me Serbinë: Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me… (video)

    Federata Shqiptare e Futbollit prej disa javësh ka zyrtarizuar kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për U-21. Ky lajm i zyrtarizuar prej FSHF-së, ka bërë bujë të madhe në opinion.

    Reagimi ka ardhur edhe tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ), të cilët i kanë kërkuar FSHF-së të mos shesin fytyrën dhe interesat etnike.

    Në orët e fundit disa tifozë kanë hedhur bojë të kuqe pranë derës së Federatës Shqiptare të Futbollit, shoqëruar me foton e personave që janë vrarë në luftën e Kosovës në vitin 1998.

    POSTIMI I TIFOZAVE KUQ E ZI

    Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.

    Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë.

  • “Është bukur që Europiani U-21 të organizohet nga Serbia dhe Shqipëria”, Gvozdenovic për Supersport: E përgëzova Dukën për këtë iniciativë

    “Është bukur që Europiani U-21 të organizohet nga Serbia dhe Shqipëria”, Gvozdenovic për Supersport: E përgëzova Dukën për këtë iniciativë

    Trajner i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic foli në lidhje live me emisionin “Elite Shoë” në “SuperSport” për organizimin e një Europiani për kombëtaret e moshave në bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Serbisë.

    Ai deklaroi se është shumë gjë e bukur që të shikojë një Europian për kombëtaret U-17 apo U-21 të organizohet mes atdheut të tij dhe vendit tonë.

    “Sporti i bashkon njerëzit dhe për mua është shumë e bukur dhe perfekte që kampionati Europian U-17 apo U-21 të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Sot isha prezent në hedhjen e shortit për “Final4” dhe e përgëzova Presidentin Duka për këtë iniciativë”-deklaroi Gvozdenovic.

  • Shqipëria dhe Serbia gati të presin finalet e Euro 2027, vjen reagimi i Aleksandër Vuçiç: Jemi të hapur për diskutime

    Shqipëria dhe Serbia gati të presin finalet e Euro 2027, vjen reagimi i Aleksandër Vuçiç: Jemi të hapur për diskutime

    Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

    Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

    Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit. Në lidhje me këtë lajm kanë reaguar mediat serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
    “Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë infrastrukturën dhe planifikojmë në të ardhmen që ne dhe Hungaria të aplikojmë për Lojërat Olimpike. Ashtu si me Shqipërinë, ne mund të aplikojmë për Kampionatin Europian U-21, jemi të hapur për të diskutuar me ta. Stadiumet në Serbi po zhvillohen. Në Loznicë do të luhet finalja e Kupës.” Ishte deklarata e Vuçiç.

  • Shqipëria dhe Serbia organizojnë Euro U-21 së bashku, Tifozat Kuq e Zi: S’kemi pse kapërcejmë Kosovën, të mos shesim fytyrën (FOTO)

    Shqipëria dhe Serbia organizojnë Euro U-21 së bashku, Tifozat Kuq e Zi: S’kemi pse kapërcejmë Kosovën, të mos shesim fytyrën (FOTO)

    Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se së bashku me Serbinë kanë aplikuar në UEFA për të mirëpritur së bashku Euro 2027 për moshat U-21. Organizimi i këtij eventi me Serbinë nuk është pritur mirë nga Tifozat Kuq e Zi, grupimi i Kombëtares.

    Tifozat Kuq e Zi flasin për një tjetër skenar që anashkalon Kosovën. Sipas tyre Serbia ka aplikuar e vetme dhe duke qenë se nuk përmbush kushtet, FSHF i ka ardhur në ndihmë.

    Në mesazhin e tyre, ultrasit e Kombëtares flasin për një anashkalim të Kosovës dhe për raportet e tensionuara mes serbëve dhe shqiptarëve. Jo pa shkak ata vënë theksin te banderolat fyesë që shfaqen në stadiumet e Serbisë, teksa shprehen se FSHF po “shet fytyrën”. Në reagimin e tyre nuk mund të mos kujtoheshin krimet e serbëve karshi shqiptarëve.

    Tifozat Kuq e Zi

    Lajmet për organizimin e Kampionatit Evropian të Shpresave (U21) 2027 nga Serbia kanë qarkulluar që në fillim të marsit 2024. Në këto lajme, njoftohet se Serbia aplikon e vetme për të organizuar këtë Evropian. Në të njejtat raportime te lajmit shkruhet se Serbisë “mund t’i kërkohet nga UEFA që ta organizojë kampionatin së bashku me Shqipërinë”.
    Serbia, përveç krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve është dënuar në disa raste nga UEFA për tifozët e saj racistë e të dhunshëm deri në vrasje. Sa për marrëdhëniet e drejtpërdrejta sportive të Shqipërisë me Serbinë pamjet, thirrjet, kriminale për therjen dhe vrasjen e shqiptarëve, goditjet ndaj lojtarëve tanë në 14 tetor 2014, dhe terrori ndaj delegacionit nuk besojmë se janë harruar.

    Njëlloj vazhdon përhapja e parullave të ngjashme nga tifozët serbë në ndeshje ku nuk janë aspak të perfshirë skuadrat shqiptare. Për asnjë nga këto nuk është kërkuar falje, përkundrazi kane luftuar edhe “sportivisht” kundër nesh deri në shkallët më të larta gjyqesore sportive.

    Duke qenë se shpesh dhe me të drejtë sporti përdoret për të promovuar paqe, bashkëpunimin, mirëkuptim dhe shpresë do të duhej fallciteti, fasada, propaganda dhe në rastin më të mirë PR-i të organizohej dhe t’i “shiteshin” publikut pak më profesionalisht. Kështu që mirë do të ishte FSHF të tregojë nëse paraprakisht ka kërkuar të organizojë U21 Euro 2027 së bashku me Maqedoninë e Veriut, apo me Malin e Zi? Për sa kohë nuk përmbushim kërkesat teknike të mos shesim fytyrën dhe interesat etnike. Fqinjë kemi boll, skemi pse kapërcejmë Kosovën për ti dhënë ndihmë Serbisë.
    Tifozat Kuq e Zi
    1 Komb 1 Kombëtare 1 Kampionat Shqiptar

  • Shqipëria në grup me Serbinë dhe Spanjën, vjen parashikimi i pabesueshëm për shortin e Euro 2024

    Shqipëria në grup me Serbinë dhe Spanjën, vjen parashikimi i pabesueshëm për shortin e Euro 2024

    Pas kualifikimit në Europian, tani Kombëtarja pret të mësojë edhe kundërshtarët e grupit, ndërsa parashikimet e para kanë nisur. Media angleze, “The Sun”, ka bërë parashikimin për grupet e Eruopianit, ashtu siç bëjnë para çdo kompeticioni madhor.

    Sipas tyre, Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Serbinë dhe Sllovakinë. Një grup i “zjarrtë”, që do na përballte dhe njëherë me Serbinë, apo me një kombëtare të madhe si Spanja.

    Grupet sipas The Sun:

    Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Ceki, Play-off A

    Grupi 2: Spanja, Shqipëria, Sllovakia, Serbia

    Grupi 3: Franca, Rumania, Slovenia, Play-off C

    Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

    Grupi 5: Belgjika, Hungaria, Kroacia, Zvicra

    Grupi 6: Portugalia, Austria, Holanda, Play-off B