Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Serbia

  • Elbasani synon gjysmëfinalen, Ivan Gvozdenovic mesazh Partizanit: Nuk na tremb

    Elbasani synon gjysmëfinalen, Ivan Gvozdenovic mesazh Partizanit: Nuk na tremb

    Ivan Gvozdenovic foli para ndeshjes, që Elbasani do të luajë në transfertën e Partizanit. Ky takim do të nisë nesër prej orës 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”, dhe është i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Sfida e parë u fitua 0 me 1 nga të kuqtë në Elbasan.

    “Në këtë ndeshje të kthimit Partizani ka një avantazh, sepse rezultati është 1 me 0 për ata, por ndeshja është e hapur. Me qetësi, me përqëndrim maksimal ne jemi gati për nesër.

    Ne do luftojmë, si në çdo ndeshje. Siç e thashë, ata kanë një avantazh. Mundësitë janë 60-40 për Partizanin, por ne kemi besim sepse një gol nuk është shumë. Do provojmë, do luftojmë deri në fund. Kemi besim se mund të kapim gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

    Jo, nuk jemi të trembur. Partizani është ekipi i momentit, po kalon një moment të mirë. Por edhe ne jemi në formë dhe nesër, si gjithmonë, të bëjmë një ndeshje të bukur për tifozët, në fund do fitojë kush paraqitet më mirë në fushë. Nesër na duhet pak fat, na mungoi në ndeshjen e parë, pastaj të tjerat stafi i di, lojtarët i dinë, do i prezantojmë nesër”, u shpreh trajneri Ivan Gvozdenovic.

  • Serbëve nuk i dal inati me humbjen, kapen me Armand Dukën: Presidenti na dëmtoi dhomën e zhveshjes

    Serbëve nuk i dal inati me humbjen, kapen me Armand Dukën: Presidenti na dëmtoi dhomën e zhveshjes

    Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë në datën 11 tetor, ka sjellë jo pak telashe në kampin serb, ndërkohë që të shumta kanë qenë edhe reagimet. Çdo veprim nga lojtarët, tifozët apo edhe stafi i Shqipërisë me Armand Duka-n, në Serbi konsiderohet një skandal dhe provokim, duke nxjerrë edhe një herë tjetër në pah zilinë që serbët kanë për ne.

    Gjatë festës së skuadrës në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, janë dëmtuar pjesë të tavanit të stadiumit, dëme këto me kosto minimale megjithatë për serbët është një skandal.

    Në mediat e tyre, ata kanë publikuar video nga këto momente entuziazmi, teksa shihet edhe presidenti Armand Duka së bashku me skuadrën dhe trajnerin Silvinjo. “Skandal nga festa e Shqipërisë. Zv.presidenti i UEFA-s dëmton stadiumin tonë në Leskovc”, shkruajnë mediat serbe që duket se do të kenë shumë punë para, për të gjetur të tjera gjëra me të cilat ndoshta mund të prodhojnë lajme për të zbutur pak dhimbjen nga humbja.

    LEXO ME SHUME:HISTORIKE! Kosova drejt Play-Offit të Botërorit, bën surprizën e madhe ndaj Suedisë (video)

  • Surprizë te Partizani, klubi kryeqytetas drejt firmës me teknikun e njohur shqiptar (EMRI)

    Surprizë te Partizani, klubi kryeqytetas drejt firmës me teknikun e njohur shqiptar (EMRI)

    Në ditët e fundit kanë nisur të përhapen zëra të fortë se Armando Cungu mund të ulet në  pankinën e Partizanit për sezonin e mbetur. Ende nuk ka ende konfirmim zyrtar, por burimet pranë klubit dhe opinioni publik  flasin për një skenar që merr formë.

    Lajmet filluan kur media sportive raportuan se Partizani është në kërkim të një trajneri vendës, që e njeh mirë futbollin shqiptar, i cili mund të sjellë disiplinë dhe përmirësim në skuadër. Emri i Armando Cungut është përmendur shpesh dhe në diskutimet e tifozëve si një alternativë serioze, falë eksperiencës së tij në Superiore.

    Armando Cungu ka drejtuar ekipe si Laçi, Kukësi, Vllaznia dhe ka njohje të mirë të Superiores, momente që e favorizojnë në rast të zgjedhjes së një trajneri që të nisë menjëherë pa periudhë adaptimi. Që nga largimi nga Laçi, Cungu nuk ka një skuadër që drejton; kjo e bën më të lehtë për klubet që të konsiderojnë ta ftojnë pa pasur pengesa praktike nga kontrata ose pagesa të ndarave.

  • E BUJSHME!!! Festa me shqiponjë kthehet në problem, Rey Manaj rrezikon dënimin e rëndë

    E BUJSHME!!! Festa me shqiponjë kthehet në problem, Rey Manaj rrezikon dënimin e rëndë

    Rey Manaj shpërtheu në festë pranë stolit të Serbisë, duke  bërë bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare .Pamjet e festës së Manajt u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa disa portale serbe e cilësuan atë si provokim, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, tifozët e përshkruan si shprehje e krenarisë kombëtare. Arbitri e ndëskoi  me karton të verdhë, por FIFA mund të hapë skenare të reja.Neni 14 pika f e Kodit të Disiplinës e thotë qartë: Një lojtar ose zyrtar mund të ndëshkohet në rast se provokon spektatorët  dhe dënimi minimal  është pezullim për të paktën dy ndeshje. FIFA pritet të shqyrtojë incidentin nëse gjesti i Manajt konsiderohet provokim për publikun kundërshtar apo thjesht shprehje e gëzimit personal. Në kodin e disiplinës ekziston edhe pika 4 që specifikon qartë: Një lojtar ose zyrtar, duke përfshirë

    para dhe pas ndeshjes, nxit publikisht të tjerët për urrejtje ose dhunë do të sanksionohet me ndalim pjesëmarrjeje në çdo aktivitet të lidhur me futbollin për të paktën gjashtë muaj dhe një gjobë minimale prej 5,000 frangash zvicerane. Në raste serioze, përveç sanksioneve të mësipërme, dhe në veçanti nëse shkelja kryhet duke përdorur rrjetet sociale ditën e një ndeshjeje brenda ose pranë një stadiumi, gjoba minimale do të jetë 20,000 franga zvicerane.

    Rey Manaj mund të humbasë deri në 10 ndeshje nëse sjellja e tij konsiderohet raciste të paktën sipas Nenit 15.Kjo nuk është hera e parë që FIFA është përballur me situata të ngjashme; në vitin 2018,  Shaqiri dhe Xhaka u hetuan për festën me shqiponjë kundër Serbisë, por për fat të mirë dy futbollistët e kaluan me gjobë.

  • VIDEO/ E BUJSHME! Gazetari serb “spiunoi” dhomën e zhveshjes së Shqipërisë, zbulohet çfarë ndodhi…

    VIDEO/ E BUJSHME! Gazetari serb “spiunoi” dhomën e zhveshjes së Shqipërisë, zbulohet çfarë ndodhi…

    Ndeshja e zhvilluar në Leskovac, mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk ishte thjesht një përballje sportive. Përtej rezultatit, përplasjeve taktike dhe tensionit në tribuna, ajo la pas vetes edhe një sërë ngjarjesh që u interpretuan në mënyra të ndryshme nga mediat dhe opinioni publik.

    Një video e publikuar nga mediat serbe është fakti se vetëm disa orë përpara ndeshjes, një gazetar serb shkoi pranë dhomës së zhveshjes së Kombëtares për të mësuar më tej se çfarë po ndodhte, ndërsa në sfond dëgjohej kënga braziliane Ey Macalena, ndoshta Sylvinho ka motivuar lojtarët e tij me Samba braziliane.

     VIDEO E GAZETARIT SERB

    Sipas burimeve pranë skuadrës, pas përfundimit të ndeshjes në Leskovac, lojtarët e Shqipërisë kanë pasur një moment të fortë emocional, diçka krejt e zakonshme në futboll, sidomos pas ndeshjeve me ngarkesë të lartë psikologjike dhe simbolike.

  • Nuk ka më kohë për festë, Shqipëria rikthehet në stërvitje për ndeshjen e radhës (video)

    Nuk ka më kohë për festë, Shqipëria rikthehet në stërvitje për ndeshjen e radhës (video)

    Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje pas fitores së madhe ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme në Leskovac dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

    Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë në stërvitjen e sotme. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, me fokus te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës, ndërsa ata që u aktivizuan në ndeshjen zyrtare kryen vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

    Atmosfera te Kombëtarja është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026.

    Pas këtij suksesi, të gjithë lojtarët e Kombëtares ftojnë tifozët shqiptarë të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania” për të krijuar një atmosferë fantastike dhe festive, ashtu siç u festua ai triumf në rrugët e çdo qyteti e vendi ku flitet shqip.

    Biletat për ndeshjen Shqipëri – Jordani janë në shitje online në këtë link , si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

  • Serbët i frikësohen flamurit shqiptar, vendimi ekstrem i Federatës në stadium

    Serbët i frikësohen flamurit shqiptar, vendimi ekstrem i Federatës në stadium

    Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë në stadiumin “Duboçica”. Sot në Leskovac është zhvilluar edhe stërvitja e fundit nën urdhrat e trajnerit Sylvinho. Federata e Serbisë akoma nuk e ka vendosur në stadium flamurin e Shqipërisë si identifikues për ndeshjen. Po ashtu deri tani mungon edhe ai i UEFA-s.

    Serbët kanë njoftuar se nesër në stadium nuk lejohet asnjë simbol shqiptar. Rreth 5000 tifozë do të jenë të pranishëm në total.Federata ka njoftuar se kontrollet do të jenë të rrepta.  Sipas Federatës dhe UEFA-s, biletat janë rreptësisht të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur nëse emri në biletë nuk përputhet me dokumentin personal. FSS paralajmëroi gjithashtu kundër përpjekjeve për të shitur bileta në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se përpjekje të tilla do të jenë të kota sepse nuk mund të hyni në stadium në atë mënyrë.

  • “Ndeshja ndaj Shqipërisë një nga më të rëndësishmet”, Stojkovic karikon skuadrën: Lojtarët kanë dëshirë për të kënaqur kombin

    “Ndeshja ndaj Shqipërisë një nga më të rëndësishmet”, Stojkovic karikon skuadrën: Lojtarët kanë dëshirë për të kënaqur kombin

    Kombëtarja serbe do të luajë kundër Shqipërisë të shtunën, më 11 tetor, në një ndeshje të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës që do të zhvillohen në SHBA, Kanada dhe Meksikë vitin e ardhshëm. Në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes në stadiumin Dubocica morën pjesë trajneri Dragan Stojković dhe kapiteni Aleksandar Mitrović.

    “Po përballemi me një ndeshje të vështirë, një rival sportiv me një ekip jashtëzakonisht të mirë. Për ne, kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme, nëse jo më e rëndësishmja, në rrugën drejt arritjes së qëllimit tonë përfundimtar. Lojtarët janë të qetë, të përqendruar dhe e presim ndeshjen plotësisht të përgatitur me dëshirën për ta kënaqur kombin me një fitore. Jam i lumtur që jemi kthyer në Leskovac, kushtet janë të mira, gjithçka është gati për një spektakël futbolli. Duam gjashtë pikë për ta bërë këtë cikël tetori të suksesshëm për ne – tha trajneri Dragan Stojković.

  • Pjesë e Serbisë, djali i Dejan Stankovic injoron Shqipërinë: Nuk i njoh lojtarët e tyre, po punojmë në…

    Pjesë e Serbisë, djali i Dejan Stankovic injoron Shqipërinë: Nuk i njoh lojtarët e tyre, po punojmë në…

    Aleksandar Stankoviç është djali i trajnerit serb Dejan Stanković. Aleksandar Stankoviç ka luajtur për ekipet e të rinjve të Serbisë, por ende nuk ka debutuar për ekipin e të rriturve. Ai aktualisht është lojtar i Club Brugge.

    “Fillova me ekipin U-15… që atëherë gjithmonë kam ëndërruar të luaj për ekipin e të rriturve. Dhe tani jam këtu. Nuk mund ta përshkruaj se si ndihem, është një ëndërr e bërë realitet”, tha Stankoviç, sipas faqes zyrtare të internetit të Federatës Serbe të Futbollit.

    Futbollisti serb tha se mezi priste të punonte për përgatitjet për ndeshjen kundër Shqipërisë.

    “Tensionet po rriten, si para çdo ndeshjeje. Po përgatitemi në paqe, duke u përgatitur ngadalë për ndeshjen. Sinqerisht, nuk i njoh të gjithë lojtarët e Shqipërisë, por këto ditë po punojmë në detaje për të analizuar kundërshtarin”, shtoi Stankoviç.

  • Arrestohet shqiptari në kufirin Merdare, tentoi të kalonte në Serbi simbolet kombëtare (IDENTITETI)

    Arrestohet shqiptari në kufirin Merdare, tentoi të kalonte në Serbi simbolet kombëtare (IDENTITETI)

    Nga shorti u bë e qartë se ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila do të luhet në Leskovc në stadiumin “Dubočica”, mund të shkaktojë tensione, dhe ndërsa ndeshja afrohet, tensioni po rritet.Policia serbe ka arrestuar një shtetas shqiptar, në pikën kufitare në merdare.

    Pasi një burrë me emrin D.P. (1972) u arrestua në pikën kufitare të Merdares nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, organizata e futbollit serb ka reaguar. Konkretisht, në furgonin e drejtuar nga burri i lartpërmendur, “u gjetën pesë çanta që përmbanin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin ÚÇK, 65 bluza me imazhin e Agim Ramadanit, 58 shalle me stemën e Shqipërisë, si dhe 92 kapele plisa.FSS theksoi se e mbështet këtë veprim të autoriteteve dhe theksoi se u morën të gjitha masat për të siguruar që ndeshja të zhvillohej në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Si kujtesë, ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës 2026 Serbi-Shqipëri është planifikuar të shtunën në orën 8:45 të mbrëmjes.

     

    LEXO ME SHUME:Rikthime dhe mungesa te Partizani, Kërnajan e shqetëson futbollisti përpara ndeshjes me Flamurtarin