Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Serbia

  • Ishte pjesë e finales së Champions League, zbulohet arbitri i takimit Serbi-Shqipëri

    Ishte pjesë e finales së Champions League, zbulohet arbitri i takimit Serbi-Shqipëri

    UEFA ka zbuluar arbitrat që do të vendosin drejtësi në duelin e shumëpritur Serbi-Shqipëri.  Arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë gjyqtari kryesor i cili vjet arbitroi finalen e Championsit, aty ku PSG mposhti Interin 5-0.

    Ndihmësit e tij janë bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller. Sfida e Grupit K do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit.

    Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (4 pikë) dhe Andorra me zero pikë.

    LEXO ME SHUME:Partizani pa trajner, klubi e gjen zgjidhjen brenda familjes (EMRI)

  • “Nuk e kam mendjen te goli, por tek fitorja”, mesazhi i qartë i Armando Brojës në prag të ndeshjes me Serbinë

    “Nuk e kam mendjen te goli, por tek fitorja”, mesazhi i qartë i Armando Brojës në prag të ndeshjes me Serbinë

    Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares ishte krah Arlind Ajetit në konferencën për mediat. Ai u shpreh se nuk ka rëndësi nëse nuk shënon gol, por të rëndësishme janë 3 pikët me Serbinë.

    “Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të marrim 3 pikët, rezultatin që na duhet. Unë normalisht që kam qejf të bëj gola, por më e bukura është të ndihmoj ekipin që të fitojmë me pasime, topa, por 3 pikët kanë rëndësi.

    Siç tha edhe Ajeti kjo është një ndeshje futbolli, por jemi të fokusuar dhe përqëndruar, e dimë që është ndeshje e madhe, kemi për të dëgjuar trajnerin dhe të bëjmë çdo gjë për fitore. Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion, kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh sepse më thotë që duhet të jemi të përqëndruar për të shfrytëzuar atë rast për të bërë golin dhe fituar ndeshjen.

    Kam qejf që të jap dhe asiste, por nuk e kam mendjen te goli, po për të fituar ndeshjen. Kemi shanset maksimale, kemi një grup të vështirë, por do të luftojmë deri në fund, jemi të fokusuar dhe ishalla e fitojmë”, përfundoi Armando Broja.

    LEXO ME SHUME:Jo vetëm Carlos Garcia, te Flamurtari pritet një tjetër shkarkim (EMRI)

  • ZYRTARE/  Lajm i mirë për Shqipërinë, FIFA i bën “gjëmën” Serbisë në sfidën me kuqezinjtë

    ZYRTARE/ Lajm i mirë për Shqipërinë, FIFA i bën “gjëmën” Serbisë në sfidën me kuqezinjtë

    Serbia ka marrë lajmin e keq për ndeshjen me Shqipërinë e cila do të luhet më 11 tetor, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. FIFA ka bërë me dije se për shkak të disa shkeljeve të konstatuara në humbjen e thellë të Serbisë kundër Anglisë, Federata do të dënohet.

    Ata duhet të paguajnë 80.000 mijë euro gjobë dhe 20% e stadiumit do të mbyllet. Nga 8000 që është kapaciteti i stadiumit në Leskovac, do të priten vetëm 6500 tifozë.

    Rikujtojmë që Serbia i frikësohej dhe mbylljes së plotë pasi në ndeshjen me “Tre Luanët” pati edhe shumë thirrje raciste anti-shqiptare.

    Gjithashtu Federata Serbe e Futbollit është paralajmëruar se në rast të përsëritjes së incidenteve ndaj Shqipërisë do të ketë dënime edhe më të rënda. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të fyerjeve, sharjeve, koreve dhe sjelljeve raciste që tifozët serbë bënë në sfidën kundër Anglinë , duel që u luajt në Beograd para 40 mijë tifozëve, takim që përfundoi 5-0 për “Tre Luanët”.

    Ky është një lajm i mirë për kuqezinjtë, pasi do të luajnë me më pak tifozë serb në stadium dhe ku do të synojnë 3 pikët për të shpresuar deri në fund në “ëndrrën” për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

  • E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

    E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

    Federata serbe i ka bërë kërkesë zyrtare UEFA-s që të ndryshojë stadiumin ku do të zhvillojë ndeshjen ndaj Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2026. Konfirmimi ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe, Branko Radujko, i cili ka shpjeguar se dëshira e Serbisë është që ndeshja të mos luhet në Beograd, por në Leskovac.

    Sipas tij, në Leskovac ka më shumë mikpritje ndaj përfaqësueses serbe, në krahasim me Beogradin ku tifozët vendas shpesh përplasen mes tyre. Ndërsa në impiantin e Leskovac, me vetëm 8 mijë vende, mundësia për të kontrolluar turmat është më e madhe, sinjal i qartë se Federata Serbe pret rrëmujë në stadium në ndeshjen me Shqipërinë nëse luhet me tifozë.

    “Ndeshja me Anglinë ishte zhgënjyese, jo vetëm sa i përket rezultatit, por sa i përket gjithçka që është shfaqur. Ne besuam se në një ndeshje me një fuqi të madhe futbollistike si Anglia, ishte një mundësi reale për të nisur një valë pozitive në stadiumin tonë të madh, i cili ishte i mbushur dhe të rinovonim kultin e ekipit kombëtar. Ishte një mundësi e humbur, por ne nuk dorëzohemi në objektivin tonë patriotik.

    Ne po punojmë intensivisht që të na aprovohet ndryshimi i vendndodhjes së asaj ndeshje, Leskovaci është një ambient ku ekipi kombëtar është pritur me mbështetje të pamasë në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku janë regjistruar shumë rezultate pozitive të rëndësishme. Besoj se në të ardhmen do të luajmë në Leskovac”, tha ai.

    Më pas, Radujko konfirmoi trajnerin Stojkoviç në pankinë dhe theksoi edhe një herë pritshmërinë për ndeshjen me Shqipërinë.

    “Ne kemi pritshmëri ndaj trajnerit dhe ajo është që ekipi ynë të luajë në nivelin më të lartë të mundshëm, me një ambicie të qartë fitoreje, nga minuta e parë në të fundit. Pas ndeshjes me Shqipërinë, bordi i federatës do të shikojë raportin e trajnerit për periudhat e mëparshme dhe marrim vendime brenda juridiksionit tonë.

    Ndeshja me Shqipërinë do të vendosë në mënyrë direkte kush shkon në play-off për Botërorin. Ajo ndeshje është prioriteti ynë absolut për momentin, kemi lojtarë të cilët nuk kanë harruar të luajnë futboll, luajnë në klube serioze, në liga serioze. Ata kanë qenë në gjendje që të bëjnë kombin të lumtur më parë dhe besoj se do ta bëjnë edhe këtë radhë”, tha sekretari i Federatës Serbe.

  • “E pranoj humbjen me Letoninë nëse fitojmë me Serbinë”, Arbër Hoxha nuk fshihet për sfidën e rëndësishme

    “E pranoj humbjen me Letoninë nëse fitojmë me Serbinë”, Arbër Hoxha nuk fshihet për sfidën e rëndësishme

    Arbër Hoxha u shfaq në konferencën për shtyp në krah të portierit Thomas Strakosha.Ai u shpreh se kjo ndeshje është vendimtare për rrugën drejt Botërorit dhe se nëse duhet të zgjidhte fitoren me Serbinë dhe humbjen me Letoninë, do ta pranonte. Ndër të tjera, Hoxha u pyet për unazën që mban në gishtin e martesës, teksa zbuloi që është vetëm i fejuar, dhe së shpejti do të martohet.

    DEKLARATA E ARBËR HOXHËS

    NDESHJA-Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi, por po punojmë shumë mirë, po përgatitemi dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi profesionistë, do bëjmë tonën në fushë, bëjmë më të mirën. Kjo ndeshje është e vështirë dhe vendos për një vend “play off” për në Botëror, shpresojmë të fitojmë dhe të kemi shpresë në Botëror.

    KONKURRENCA-Konkurrenca të bën më të fortë, jemi në Kombëtare, sado minuta që të kemi të japim më të mirën. Jam vetëm i fejuar, por edhe shumë shpejt i martuar. Kam qenë i vogël në atë kohë, po ka qenë shumë emocionale jo vetëm për mua, po për të gjithë shqiptarët, Hysaj na tregon edhe tani për historinë atje. Ne duhet të bëjmë më të mirën. Do e pranoja të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë-përfundoi Arbër Hoxha.

    LEXO ME SHUME:“Duhet të punojmë si grup”, Strakosha në konferencën për shtyp: Serbia? Janë të fortë në…

  • “Duhet të punojmë si grup”, Strakosha në konferencën për shtyp: Serbia? Janë të fortë në…

    “Duhet të punojmë si grup”, Strakosha në konferencën për shtyp: Serbia? Janë të fortë në…

    Thomas Strakosha ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat, teksa na ndajnë 3 ditë para duelit me Serbinë. Gardiani kuqezi u shpreh se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që e kanë përgatitur mjaft mirë dhe se janë gati. Ndër të tjera ai tha se duhet të tregojnë që e meritojnë Botërorin dhe të fitojnë për të vazhduar ëndrrën.

    DEKLARATA E THOMAS STRAKOSHËS

    SERBIA– Duhet të punojmë të gjithë si grup. Ata janë një grup i mirë, por edhe ne kemi kualitet, e përballojmë mirë Serbinë dhe jemi gati për atë ndeshje. Deri tani po shikoj djemtë që janë të përgatitur, të emocionuar si për çdo ndeshje, e di që për tifozët është diçka më shumë. Por ne dimë që vlen për 3 pikët dhe jo më shumë, duhet të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe te festojmë me të.

    TIFOZËT– Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje si ato që kemi luajtur tani, por ne shikojmë nga ana sportive. Duhet të tregojmë që e meritojmë Botërorin dhe e shtuna është ndeshja më e rëndësishme që kemi tani për të vazhduar ëndrrën tonë. Nuk kam një thirrje të veçantë, tifozët kuqezinj na kanë mbështetur si gjithmonë. Kam respekt për çdo tifoz që na ka mbështetur që nga fundi botës.

    ARMA E FORTË E KUNDËRSHTARIT– Di që në goditjet standarte janë shumë mirë, e kemi treguar që kemi një grup që mund të mbrojë mirë, por i dimë dhe gabimet tona që bëmë në Europian. Një lojtar veçmas nuk kam, por si ekip po. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht.

    LEXO ME SHUME:Jo vetëm Broja për Milanin, Igli Tare piketon një tjetër futbollist të Kombëtares

  • “Fol ti më mirë”/ Ndeshja ndaj Serbisë, konferenca e Hysajt dhe Qazim Laçit shkakton të qeshura (video)

    “Fol ti më mirë”/ Ndeshja ndaj Serbisë, konferenca e Hysajt dhe Qazim Laçit shkakton të qeshura (video)

    Qazim Laçi dhe Elseid Hysaj u shfaqën sot në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Kombëtarja do të luajë përballë Serbisë. Episod që solli të qeshura, u regjistrua pas një pyetje në sallë.

    E keni pyetur Hysajn se çfarë mbart një ndeshje përballë Serbisë. Meqë e kemi edhe Hysajn këtu, çfarë iu ka sugjeruar?

    Qazim Laçi: A ta them unë, a ta thuash ti më mirë? Kemi folur thjesht… Ta thotë ky jo unë.

    Elseid Hysaj: Nuk besoj ka nevojë të tregoj si është ndeshja me Serbinë. Të gjithë e kanë parë në televizor kur kemi luajtur aty, të gjithë e dinë çfarë do ky komb dhe ne si skuadër.

    Qazim Laçi: Thjesht ka ndihmuar nga aspekti psikologjik si ta mendojmë këtë ndeshje dhe ta fitojmë. Gjëra të tjera janë për njerëz të tjerë.

    INFORMACIONI MBI BILETAT

    Federata Shqiptare e Futbollit është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga stadiumi ndeshjen shumë të rëndësishme Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

    Faza e aplikimit për bileta

    • Faza e aplikimit për bileta është hapur më 15 maj dhe ka qenë e hapur për 15 ditë, deri më 30 maj në orën 20:00, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit.
    • Çdo aplikues ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në katër bileta.

    Procesi i përzgjedhjes – short elektronik

    • Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë.
    • Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave.

    Numër i lartë aplikimesh

    • Deri më tani janë regjistruar mbi 200,000 aplikime, që tregon interesin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë ndeshje.
    • Do të zbatohen filtra sigurie dhe verifikimi për të eliminuar:

    o            aplikime të dyfishta apo të dyshimta,

    o            llogari të krijuara enkas për spekulim ose abuzim,

    o            dhe për të siguruar që çdo individ të ketë vetëm një mundësi të drejtë.

    Siguri dhe identifikim personal

    • Çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të për përputhshmërinë me të dhënat e biletës.
    • Ky sistem ndihmon në garantimin e sigurisë dhe në shmangien e abuzimeve.

    Lufta kundër spekulimit dhe tregut të zi

    • Kjo procedurë ka ndihmuar në minimizimin apo edhe eliminimin e dy fenomeneve të dëmshme:

    o            platformave ndërkombëtare që blejnë bileta në sasi dhe i shesin më shtrenjtë online,

    o            si dhe të ashtuquajturit “tregtarë të biletave” që operojnë në mënyrë të paligjshme me para në dorë.

    Një model i ngjashëm me UEFA-n

    • Ky është një model i njëjtë me atë të UEFA-s në rastet kur kërkesat janë jashtëzakonisht të larta, si në finalet e Champions League, Europa League, Conferece League apo Kampionateve Europianeve, ku aplikohet gjithashtu shorti elektronik i rastësishëm për përzgjedhjen e tifozëve.
  • Doni një biletë kundër Serbisë? FSHF hap procesin e aplikimit

    Doni një biletë kundër Serbisë? FSHF hap procesin e aplikimit

    Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Do të ketë një fazë të shprehjes së interesimit, ndërsa përzgjedhja automatike do të nxjerrë përfituesit, duke qenë se parashikohet të ketë kërkesa për bileta përtej kapacitetit të stadiumit Arena Kombëtare.

    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.

    Si të aplikoni?

    Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit.

    Zgjidhni tribunën e stadiumit.

    Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës.

    Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

    Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit.

    Afatet dhe procesi i përzgjedhjes

    Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.

    Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.

    Blerja dhe marrja e biletave

    Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025.

    Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.

    Federata e Futbollit thekson se bileta kundër Serbisë mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

    LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Vllaznia drejt shpërbërjes, pas Osmanit klubi mbyll bashkëpunimin me Brdaric

  • Thirrjet anti-Kosovë dhe trazira në stadiume, UEFA i dorëzon “faturën e kripur” Federatës serbe të futbollit

    Thirrjet anti-Kosovë dhe trazira në stadiume, UEFA i dorëzon “faturën e kripur” Federatës serbe të futbollit

    Federata e Futbollit e Serbisë ka paguar mbi 2 milionë euro gjoba nga UEFA për shkelje të ndryshme të bëra nga tifozët serbë në stadiume. Këto gjoba janë pasojë e thirrjeve anti-Kosovë, mesazheve diskriminuese dhe trazirave që janë regjistruar vazhdimisht gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve serbe.

    Vetëm në pesë vitet e fundit, UEFA ka ndarë gjoba prej 703 mijë euro për fyerje dhe diskriminim në tribuna. Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar se këto gjoba janë bërë pothuajse të zakonshme për futbollin serb, duke theksuar se shumica e ekipeve kombëtare dhe klubeve kanë qenë të përfshira në incidente të tilla. Njoftimi i Federatës thekson se shikuesit janë paralajmëruar vazhdimisht për pasojat e veprimeve të papërgjegjshme, por megjithatë, incidentet vazhdojnë.

    Thirrjet anti-Kosovë dhe mesazhet politike janë të pranishme jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera si basketbolli. Tifozët serbë shpesh përdorin flamuj dhe banerë me mesazhe si “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”, duke krijuar një atmosferë tensioni në stadiume.

    Një nga rastet më të fundit të gjobave ishte gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku Federata u dënua me 259 mijë euro për trazira në tribuna. Vetëm për incidentet në Zvicër, gjoba arriti në 119 mijë euro. Federata ka bërë thirrje për të shmangur incidente të reja, veçanërisht para ndeshjeve të rëndësishme si ajo kundër Austrisë në Vjenë dhe Shqipërisë në Beograd.

    Shqipëria dhe Serbia janë përsëri në të njëjtin grup në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Ndeshja e parë ndërmjet tyre do të luhet më 7 qershor në Tiranë, ndërsa ndeshja e kthimit më 11 tetor në Beograd.

  • Shqipëria në Grupin K, gazeta serbe mburret: Ja reagimi i shqiptarëve kur panë Serbinë, na kanë frikë!

    Shqipëria në Grupin K, gazeta serbe mburret: Ja reagimi i shqiptarëve kur panë Serbinë, na kanë frikë!

    FIFA publikoi kalendarin, janë zyrtarizuar vazot dhe procedurat e shortit për turneun që u mbajt sot, më 13 dhjetor, në Zyrih, duke filluar nga ora 12:00. Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara do të jetë i pari në histori me 48 skuadra, me numrin e vendeve për kombëtaret evropiane që do të rritet nga 13 në 16. Shqipëria, shorti nuk kanë qenë i favorshëm, edhe këtë herë.

    SHORTI I GRUPIT K

    Shqipëria është shortuar në grupin e hekurt, duke gjetur kundërshtarë në Grupin K një superfuqi si Anglia dhe një rival të përjetshëm si Serbia. Dy njohje të vjetra, me të cilat përplasjet nuk na kanë munguar: nëse ndaj Tre Luanëve njohim vetëm humbje në 6 precedentët, të gjitha në kualifikueset e Botërorit, me Serbinë historia e vetme është ajo e kualifikueseve të Europianit 2016 dhe ngjarjen famëkeqe të Begradit, që shtynë kuqezinjtë drejt arritjes historike për herë të parë në finalet e një turneu madhor.

    GAZETA SERBE ALO

    “Delegacioni shqiptar nuk u duk i entuziazmuar kur mori vesh se do të shkonte në grupin kualifikues për Botërorin me Serbinë dhe Anglinë. Takimi i fundit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në eliminatore solli më shumë tensione politike sesa u fol për futboll. Dhe në aspektin cilësor, sigurisht që nuk është shumë frymëzuese që shqiptarët të konkurrojnë me ne dhe me anglezët, ndoshta është çështje frike”, shkruan gazeta serbe.

    LEXO MË SHUMË:“Po vi i dëmtuar të luaj me Shqipërinë, meritoj të jem titullar”, Uzuni shfryn me humbjen dhe Sylvinhon: Te Granada i gjuaj unë penalltitë, këtu nuk e di…