Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Serbia

  • Regjistruan lahutën si instrument të tyre, qeveria serbe blen për 350 mijë paund pikturën me motive kombëtare shqiptare

    Regjistruan lahutën si instrument të tyre, qeveria serbe blen për 350 mijë paund pikturën me motive kombëtare shqiptare

    Kultura shqiptare është një nga më të veçantat në Europë. Veshjet, këngët, artin, instrumentat dhe të tjerat me radhë, janë unikale dhe tregojnë se shqiptarët janë autoktonë në këto troje. Por duket se jo të gjithë janë dashamirës të kulturës tonë, veçanarisht serbët. Në kohët e shkuara, ata kanë tentuar që të përvetësojnë copëza të kulturës tonë dhe diçka të tillë e kanë bërë sërish.

    Gjatë ditës së hënë u bë me dije se qeveria serbe, ka shpenzuar rreth 350 mijë paund për një pikturë me motive kombëtare shqiptare për Muzeun Kombëtar të Serbisë.

    Bëhet fjalë për veprën e titullar “Bashibuzuk” dhe është realizuar nga piktori serb Paja Jovanoviç në vitin 1858 në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që jetonin në këtë shtet shekuj më parë. Jovanoviç ka një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të vendit tonë që pasqyrojnë Shqipërinë dhe luftëtarët shqiptar nën pushtimin otoman.

    Kujtojmë që disa vite më parë, serbët tentuan që të regjistrojnë në UNESCO një nga instrumentin muzikor më të hapur në veri të Shqipërisë dhe Kosovë, lahutën. Vendimi në atë kohë shkaktoi polemika të mëdha dhe iu kërkua UNESCO-s që të njohë lahutën shqiptare si pjesë të trashgimnisë botërore. Që nga ajo kohë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë kërkesë.

  • Momenti që nuk është parë, tifozi hungarez mban shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë (video)

    Momenti që nuk është parë, tifozi hungarez mban shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë (video)

    Lojtarët e Serbisë janë duke e zhvilluar sonte ndeshjen kryesore të kualifikimeve me Malin e Zi, ndeshja e parafundit e eliminatoreve për Kampionatin Evropian në Gjermani. Tri ditë më parë, Serbia u mposht në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2-1. E si gjithnjë deri më tani, tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.

    Këtë e tregon rasti i një tifozi i cili erdhi me veshje hungareze dhe shtriu një shall me mbishkrimin Kosova dhe flamurin e shtetit që serbëve dhe Serbisë iu ‘dhemb koka’ sa herë e shohin. Në transmetimin televiziv nuk është parë tifozi hungarez me flamur të Kosovës. Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës.

    @ballkani.info Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës ???????? para tifozëve serbë në ndeshjen Hungari-Serbi. Sigurimi mezi e ndali #kosova #kosova #hungary #hooligans #budapest #albania #shqiperia #viralvideo #football #prishtina #tirana ♬ original sound – Ballkani.info
  • Vuçiç harron perëndimin dhe kthen sytë nga Kina: Serbia do të marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara

    Vuçiç harron perëndimin dhe kthen sytë nga Kina: Serbia do të marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara

     Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, njoftoi se në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtare “Belt and Road”, ka pasur një takim bilateral me presidentin e Kinës, Xi Jinpin, të cilën e ka quajtur “jashtëzakonisht miqësore”.

    Vuçic ka thënë se në këta takim është biseduar “për të gjitha temat e rëndësishme”, përfshirë edhe temën e Kosovës. Ai ka thënë se, në këtë kontekst, ka kërkuar respektimin e normave juridike ndërkombëtare, shmangien e standardeve të dyfishta, respektimin e Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë”, ka thënë ai.

     Vuçic ka thënë se me presidentin kinez ka biseduar edhe për bashkëpunimin ushtarak e teknik, përfshirë edhe blerjen e armëve kineze.

    “Ne biseduam edhe për gjëra të tjera që janë të nevojshme për ne, si për bashkëpunimin në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit si edhe për bashkëpunimin ushtarako-teknik”, tha Vuçic.

    “Serbia aktualisht nuk ka nga kush tjetër t’i marrë armët më moderne dhe më të sofistikuara”, ka theksuar ai.

  • Karrige të thyera e fërshëllima, opozita në Serbi i kërkon Vuçiç-it zgjedhje të parakohshme (video)

    Karrige të thyera e fërshëllima, opozita në Serbi i kërkon Vuçiç-it zgjedhje të parakohshme (video)

    Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga debatet dhe kaosi ditën e sotme, pasi përfaqësues të disa partive opozitare kanë bllokuar punën duke vërshëllyer dhe ngritur pankarta.

    Deputetët e opozitës filluan ta bllokojnë punën e Kuvendit, në seancën e së cilës po diskutohej ribalancimi i buxhetit.

    Pasi u miratua rendi i ditës së seancës së pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit, disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç.

    “Nëse kanë sukses në bllokadë, nuk e kanë bllokuar Ana Brnabiçin dhe Sinisha Malogun, Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiçin, nuk na kanë bllokuar asnjërin. Ata nuk duan që pensionistët të kenë rritje, sepse kjo rritje është e paraparë me këtë ribalancim. Nëse ia dalin me bllokadë, të cilën nuk duhet ta lejojmë, do të pengojnë edhe nënat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeç të marrin ndihmë sepse e gjithë kjo parashikohet me këtë ribalancim buxhetor”, u shpreh Brnabiç.

    Ajo theksoi se sa më e zhurmshme të jetë opozita aq më e fortë do të luftohet, sepse nëse opozita fiton nuk do të ketë rroga dhe pensione dhe nuk do të ketë rrugë dhe gjithçka do të jetë si kur ishin në pushtet.

    Kujtojmë se opozita serbe ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme bllokimi të punës në parlament deri sa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të tregojë datën e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha nivelet.

  • “Kosova do të jetë e Serbisë”, Vuçiç i prerë me vendimin: Blinkenit ia thashë në sy

    “Kosova do të jetë e Serbisë”, Vuçiç i prerë me vendimin: Blinkenit ia thashë në sy

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar së fundit se Kosova do të qëndrojë në Serbi deri në fund të mandatit të tij. ”Kosova me gjasë do të mbetet në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj do të jetë çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, veçanërisht njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë ai.

    Teksa po ashtu ka thënë se se vendi i tij do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve perëndimor.

    ”Ua thashë qartë se cilat nuk do t’i pranojmë. Të gjithëve atyre, Emmanuel Macronit, Olaf Scholzit dhe Anthony Blinkenit, në fytyrë. Dhe çfarë mund të thonë ata? Më shohin të vendosur”, deklaron ai.

    Megjithatë ai pretendon se lidershipi shqiptar, po tregohet i dobët.

    ”Propozimi ka një aspekt pozitiv dhe lidershipi i shqiptarëve të Kosovës nuk po i jep shumë peshë. Është se ne jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiç.

  • ​Vuçiç zbut tonet: Do bëjmë përpjekje për normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën

    ​Vuçiç zbut tonet: Do bëjmë përpjekje për normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar sot se do të bëjnë shumë përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën.

    “Premtimi i vetëm që mund t’ju jap është se ne do të bëjmë më të mirën dhe do të bëjmë shumë përpjekje për të normalizuar në thelb marrëdhëniet me Prishtinën, se a do t’ia dalim do ta shohim.”, ka thënë Vuçiç.

    Ai, gjatë një konference për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdulla bin Zayed Al Nahyan, ka thënë se i ka dërguar ftesë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur.

  • Diplomati gjerman: Ja kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e BE-së

    Diplomati gjerman: Ja kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e BE-së

    Diplomati gjerman, Joakim Ryker tha për “Balkan Talks”  se në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

    “Unë personalisht mendoj se sapo arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit, në rrugën ku Brukseli dhe Ohri hodhën hapa të rëndësishëm, sapo arrihet marrëveshja mendoj se problemi i 5 shteteve që nuk e njohin, do të shuhet. Këtë bindje kam unë,” – u shpreh Ryker.

    Sipas tij është detyra e qeverisë serbe të përmbysë opinionin se nuk e mbështesin njohjen e Kosovës edhe nëse do tu krijohej mundësia për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian. Diplomati shtoi se një opinion i tillë nuk është në interes të Serbisë.

  • Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë, thirrja e fortë që i bën dy shteteve

    Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë, thirrja e fortë që i bën dy shteteve

    Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, edhe pse palët nuk e kanë nënshkruar dokumentin e propozuar nga Bashkimi Europian,

    “Mirëpresim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe shtyjmë palët të nisin sa më shpejt të jetë e mundur zbatimi i detyrimeve”, shkroi në Twitter Adrienne Watson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Jake Sullivan.

    Më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve, “në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin për popullin e Kosovës dhe rajonit”.

    Për marrëveshjen reagoi edhe NATO, që, në unison me BE e SHBA, nxit palët të nisë sa më shpejt zbatimin. “Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in”, shkroi në Twitter zëdhënësja e Aleancës së Atlantikut Verior, Oana Lungescu.

    Të shtunën në orët e vona të mbrëmjes, Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm për të dy palët në momentin e publikimit. Por edhe pse pas 12 orësh dialog Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, doli me këtë deklaratë, Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin.

    Të dielën, Presidenti serb, tha se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është”. Prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare mes dy vendeve. “Askush nuk mund t’ia imponojë Serbisë obligimin për të njohur Kosovën. Serbia mund të punojë në zbatimin e marrëveshjes, deri te vijat e kuqe”, ka thënë ai.

  • Arrestohet shtetasi serb në veri të Kosovës, policia zbulon çfarë gjeti në makinën e tij

    Arrestohet shtetasi serb në veri të Kosovës, policia zbulon çfarë gjeti në makinën e tij

    Një shtetas serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë, pasi i janë gjetur fishekë brenda në makinë. Gjatë kontrollit në mjetin e 42 vjeçarit serb janë gjetur dhe sekuestruar 6 mijë e 300 fishekë.

    “Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb.

    Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Protesta të dhunshme në Serbi: “Duam Rusinë, jo planin europian”, reagon Vuçiç: Do të ndëshkojmë përgjegjësit

    Protesta të dhunshme në Serbi: “Duam Rusinë, jo planin europian”, reagon Vuçiç: Do të ndëshkojmë përgjegjësit

    Presidenti Aleksander Vuçiç u zotua se shteti do të veprojë me shpejtësi dhe efikasitet kundër dhunës, pasi protestues të djathtë tentuan të hynin në presidencën serbe. Numri një i Beogradit foli pas një takimit me shërbimet e sigurisë.

    “Shteti nuk do të lejojë banditët dhe ekstremistët e ndihmuar nga jashtë, qoftë nga Perëndimi apo Lindja, që të kërcënojnë rendin kushtetues”, deklaroi ai. Qindra nacionalistë të linjës së ashpër e mbështetës të Rusisë, u mblodhën në Beograd për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën. Mes brohorive, “’Serbia, Rusia”, apo “nuk e dorëzojmë Kosovën” protestuesit kërkuan nga qeveria që të tërhiqen nga negociatat për planin franko- gjerman.

    Në manifestimin e organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbole të grupit rus Wagner dhe shkronja Z, simbol i pushtimit rus të Ukrainës. Pjesëmarrësit thërrisnin slogane fyese ndaj Vuçiç, të cilin e quajtën “tradhtar”, ndërsa evokuan mësymjen e Rusisë ndaj Kievit, për të lëshuar një paralajmërim për Kosovën.

    ”Çfarë mendojmë për propozimin Franko-Gjerman? Ne preferojmë Rusinë…Këtë vit në Kiev, vitin tjetër në Prizren”, deklaroi lideri i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezevic.

    Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe parandaluan manifestuesit e dhunshëm të hynin në presidencë. Paraprakisht turma largoi disa prej barrikadave të vendosura para godinës, dhe qëlloi me vezë. Më pas vërshuan drejt hyrjes kryesore, siç thanë për të dorëzuar kërkesat e tyre ndaj Vucic, kryesorja e të cilave është ndërprerja e dialogut me Serbinë.

     “Nëse ju i druheni trazirave, ju betohem, që jemi të përgatitur për më shumë se kaq”, vijoi Knezevic. Disa orë para protestës, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar dy persona që ishin nisur për të marrë pjesë në ngjarjen në Beograd, e që u ishin gjetur armë.