Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Serbia

  • “Në veri nuk kanë paguar faturat që nga viti 1999”, Kurti: Kosova ka humbur mbi 300 mln euro nga Serbia

    “Në veri nuk kanë paguar faturat që nga viti 1999”, Kurti: Kosova ka humbur mbi 300 mln euro nga Serbia

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se që nga viti 1999, për shkak të veprimeve të Serbisë, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro nga faturat e rrymës dhe ujit që serbët në veri nuk kanë paguar.

    Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se për mospagesën e faturave në veri nuk kanë faj serbët që jetojnë atje, por ai për këtë fajësoi “strukturat paralele të kontrolluara nga Serbia”.

    “Që nga viti 1999, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro për shkak të veprimeve të Serbisë, sikurse janë mbajtja e tarifave të transmisionit dhe detyrimi i tregtarëve që të paguajnë TVSH-në te Serbia për tregtinë tonë të energjisë elektrike. Edhe tani, refuzimi i Beogradit për të lejuar tregtinë Kosovë-Serbi, i kushton Kosovës deri në 10 milionë euro në muaj”, shkroi Kurti. Sipas tij, 320 milionë euro janë humbur nga faturat e papaguara të rrymës dhe 17 milionë të tjera nga ato të ujit.

    Megjithatë, Kurti tha se nëse do të paguheshin këto fatura, atëherë institucionet qendrore do të mund të bënin më shumë investime në këtë pjesë, që sipas tij do të përmirësonin kualitetin e shërbimeve për qytetarët.

    “Ata [qytetarët] kanë të drejtë të kenë qasje në shërbime të tilla dhe të jetojë të lirë nga krimi i organizuar, presioni dhe kërcënimet nga strukturat ilegale, që udhëhiqen nga Serbia. Qeveria ime është e përkushtuar që të përmirësojë cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe t’u ofrojë atyre lirinë dhe sigurinë që e meritojnë”, shkroi Kurti.

    Qytetarët e këtyre komunave që nga viti 1999 nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Përgjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

  • Presioni i ndërkombëtarëve/ “Serbia njeh së shpejti Kosovën!” Zbulohet marrëveshja

    Presioni i ndërkombëtarëve/ “Serbia njeh së shpejti Kosovën!” Zbulohet marrëveshja

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e sheh të nevojshëm krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por është i gatshëm për të diskutuar të drejtat e komuniteteve. Në një intervistë në mediat në Kosovë, Kurti thotë se propozimi franko-gjerman është realisht një propozim për marrëveshje.

    Analisti Dritëro Arifi tha në një intervistë për Euronews Albania se presioni i ndërkombëtareve do të bëjë që në një periudhë të shkurtër Serbia të njohë pavarësinë e Kosovë.

    Sipas Arifit, Serbia nuk mund të vijojë të luajë me dy porta, nga njëra anë me Rusinë dhe nga tjetra me Perëndimin.

    Ai tha se marsi, si afati i dhënë nga përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë gjë që sipas tij mund të bëhet realitet nëse Kosova tregohet kreative në bisedime.

  • Serbët nuk ndalen, nisin protestat në veri, Albin Kurti: Kosova është e gjyshërve tanë!

    Serbët nuk ndalen, nisin protestat në veri, Albin Kurti: Kosova është e gjyshërve tanë!

    Serbët kanë nisur të mblidhen në Rudar, afër Zveçanit, ku në mesditë pritet të protestojnë kundër siç kanë pretenduar ata “kërcënimeve të Kurtit” dhe deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ata kanë shpalosur një pankartë të madhe, ku shkruhet: “Kurti, Kosova nuk është territori juaj, kjo është toka jonë stërgjyshore”. Policia e Kosovës ka bërë thirrje që protesta e sotme në Rudar të jetë paqësore.

    “Duke marrë parasysh rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”.

  • Ende nuk i del inati, serbët shkojnë shumë larg: Na mallkuan shtrigat shqiptare, u paguan nga 10 mln dollarë (video)

    Ende nuk i del inati, serbët shkojnë shumë larg: Na mallkuan shtrigat shqiptare, u paguan nga 10 mln dollarë (video)

    Në Serbi e kanë të vështirë ta pranojnë humbjen ndaj Zvicrës dhe eliminimin nga Kupa e Botës. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka festuan sërish ndaj kombëtares serbe, njësoj si në Rusi 2018.

    Në Beograd prisnin “hakmarrjen”, por duhet të presin edhe katër vite të tjera për ta provuar përsëri. Në një emision televiziv në Serbi e kanë tepruar me konspiracionin në lidhje me disfatën 3-2 ndaj helvetëve.

    Një nga të ftuarit bëri deklaratën e bujshme dhe të çmendur njëkohësisht duke theksuar se zviceranët paguan shtriga për të mallkuar lojtarët e kombëtares serbe.

    Zvicra pagoi dy shtriga shqiptare dhe disa afrikane për të mallkuar futbollistët tanë. Secila prej tyre u pagua nga 10 milionë dollarë!

  • FIFA fut në telashe Serbinë, sjellja ndaj Xhakës do t’u kushtojë shumë

    FIFA fut në telashe Serbinë, sjellja ndaj Xhakës do t’u kushtojë shumë

    Gjërat nuk shkuan mirë mes Serbisë dhe Zvicrës, dhe FIFA tani po heton palën serbe.

    Siç njoftoi FIFA të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit. Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

    Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojëra.

    Sipas informacioneve të Blick, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.

  • “ALBANIA, ALBANIA!” Vazhdon ‘makthi’ i Serbisë, tifozi nga Katari bën simbolin e SHQIPONJËS para futbollistëve serb (video)

    “ALBANIA, ALBANIA!” Vazhdon ‘makthi’ i Serbisë, tifozi nga Katari bën simbolin e SHQIPONJËS para futbollistëve serb (video)

    Brazili mposhti Serbinë 2-0 dhe e filloi aventurën e tij në Katar 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme, përballje e vlefshme për Grupin G. Dy golat e takimit u shënuan nga Richarlison në minutat 62′ dhe 73′.

    Pas përfundimit të takimit, një tifoz nga Katari ka bërë simbolin e shqiponjës para lojtarëve të Serbisë duke thënë: “Albania, Albania”.

  • Me flamuj të ish-Bashkimit Sovjetik, serbët e Malit të Zi protestë pro ruse  

    Me flamuj të ish-Bashkimit Sovjetik, serbët e Malit të Zi protestë pro ruse  

    Dhjetëra protestues me flamuj rusë, serbë dhe të ish-Bashkimit Sovjetik me parulla “Lutju zotit dhe qëndro Rusi” dhe “Serbët në Mal të Zi- Rusët në Ukrainë” u mblodhën para selisë së Parlamentit të Malit të Zi në mbrëmjen e së mërkurës në mbështetje të Rusisë.

    Në këtë tubim kishte edhe flamuj çetnikë me kafka dhe me mbishkrimin “Për mbretin dhe atdheun-liri a vdekje”.

    Në protestën para selisë së Parlamentit ishin të pranishëm edhe grupi “Ujqërit e natës”, një organizatë e njohur pro-ruse, e cila është e afërt dhe mbështetet nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton VOA.

    Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në qytetin e Nikshiqit në Mal të Zi, i cili gjendet pranë kufirit me Bosnjën e Hercegovinën, gjegjësisht pranë Republika Srpska.

    Nacionalistët serbë pritet që ditëve në vazhdim të protestojnë edhe në qytetet tjera në Mal të Zi. Këto janë tubimet e pakta në Evropë që mbështesin Rusinë dhe presidentin Putin.

    Ditët e fundit në Podgoricë ka pasur edhe tubime të tjera, të organizuara në mbështetje të Ukrainës. Në këto protesta kishte një ikonografi krejt tjetër, por edhe mesazhe me flamuj malazezë dhe ukrainas, ku protestuesit bënin thirrje për paqe dhe akuzonin Rusinë për sulmet luftarake në Ukrainë.

    Mali i Zi i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmit kundër Ukrainës.

    Ministria e Jashtme e Malit të Zi, javën e kaluar ka njoftuar se “për shkak të një lufte që po zhvillohet në Evropë duhet të veprohet me përgjegjësi maksimale dhe në interes të vendit”.

    Ministri i jashtëm malazez, Gjorgje Raduloviç tha se “Mali i Zi si anëtar i NATO-s do të mbështesë të gjitha përparësitë e politikës së jashtme”.

    Ndërkaq, presidenti malazez, Milo Gjukanoviç i ka kritikuar veprimet e Rusisë, që sipas tij “minojnë të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare duke cenuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane”.

    Ndërkohë, Mali i Zi ka nisur procedurën për marrjen e vendimit për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rus.

  • “Kosova dhe Shqipëria shkrijnë kufijtë”, media greke ndez alarmin! Acarohet Serbia

    “Kosova dhe Shqipëria shkrijnë kufijtë”, media greke ndez alarmin! Acarohet Serbia

    Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje marrëveshjes së Shqipërisë dhe Kosovës për kalimet kufitare mes dy vendeve. Prototema në një artikull shkruan se “Shqipëria dhe Kosova po krijojnë një zonë të përbashkët kufitare, ku qytetarët nga të dyja anët do të mund të lëvizin lirshëm, projekt, të cilin kundërshtarët e tyre e vlerësojnë si lëvizje në frymën e “Shqipërisë së Madhe”.

    Sipas gazetës greke, ndërhyrja e BE-së për të mos vazhduar me planifikimin për zonën e përbashkët ndërkufitare Shqipëri-Kosovë është kërkuar nga Serbia. Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç akuzoi Brukselin se ishte plotësisht i heshtur ndaj planeve për të formuar një Shqipëri të Madhe.

    “Hapësira e përbashkët do të ketë shërbime publike të përbashkëta, ndërsa qytetarët e secilës palë mund të lëvizin lirshëm dhe të qëndrojnë në seksionin tjetër për më shumë se tre muaj pa problem.

    Banorët e “zonës së përbashkët” do të pajisen me lejen e qarkullimit kufitar vendor, të cilën do ta shfaqin në pikat kufitare së bashku me identitetin e tyre. Ata do të mund të lëvizin dhe të punojnë vetëm në një rreze prej 30 km në të dy anët e kufirit”, shkruan Prototema.

  • Vucic, i trembur nga Haradinaj: Shqipëria e Madhe, kërcënim për Serbinë

    Vucic, i trembur nga Haradinaj: Shqipëria e Madhe, kërcënim për Serbinë

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se “Shqipëria e Madhe” është një kërcënim për Serbinë, rajonin, Evropën dhe botën, por që Beogradi do të ketë një përgjigje adekuate ndaj kërcënimeve nga Prishtina se Kosova do të shkojë në një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë.

    Ai theksoi se do të dëshironte të dëgjonte përgjigjen e Brukselit dhe të tjerëve ndaj këtij kërcënimi të bërë nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    “Nëse dikush nga Serbia do të kishte folur kështu do të na kishin bombarduar,” tha Vuçiç në konferencën për shtyp.

    Reagimi i Vuçiçit vjen pas Haradinaj tha një ditë më parë se ai do punonte për një referendum për bashkimin me Shqipërinë.

    Ai tha gjatë prezantimit të programit zgjedhor se Republika e Kosovës nuk mund të presë derisa të tjerët të jenë të gatshëm të zgjidhin shumë çështje të hapura.

    “Do të vijë dita kur presidenti i ri amerikan do të duhet të deklarojë se çfarë do t’i thotë Kosovës në 2024, 2025 ose 2026 … Prisni që të bëjmë diçka. Ne as kemi pranuar dhe as nuk kemi lënë një konflikt të ngrirë, as kemi pranuar të ndahemi, por do të shkojmë në një referendum për bashkim me Shqipërinë”, tha Haradinaj.

  • “Serbia e gatshme të shpërndajë vaksina kundër Covid për shqiptarët në Kosovë”/ Vuçiç: Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje që të…

    “Serbia e gatshme të shpërndajë vaksina kundër Covid për shqiptarët në Kosovë”/ Vuçiç: Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje që të…

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët.

    Ai tha se dërgesa e vaksinave në veri të Kosovës, nga ana e Beogradit, nuk përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit.

    “Askujt as nuk duhet t’i shkojë në mendje që të sulmojë dikë që ndau ilaçe”, ka thënë Vuçiç.

    Ai gjithashtu njoftoi se Serbia do të bëjë investime të reja në Graçanicë dhe Mitrovicën e Veriut.

    Fillimi i vaksinimit të popullatës në veri të Kosovës kundër COVID-19, me vaksina të dërguara nga shteti serb, ka nxitur reagime në Kosovë.

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha më 27 dhjetor se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”.

    Këto marrëveshje, Kosova dhe Serbia i kanë arritur në vitin 2015 në kuadër të dialogut teknik.

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina të tilla.

    Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb.

    Vaksina Pfizer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor.

    Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh se vaksinat nuk kanë hyrë në Kosovë përmes Entit të Shëndetit Publik, i cili funksionon brenda sistemit serb në veri.

    Të hënën (28 dhjetor) kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi “ngritën shqetësimin” lidhur me hyrjen ilegale të vaksinës kundër koronavirusit të ri në Kosovë, “pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina”.

    “Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë iniciuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Hotit, pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me komisionarin e Bashkimit Evropian, Oliver Harhelyi.

    Më herët gjatë së hënës, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se kanë nisur hetimetlidhur me hyrjen e vaksinave kundër koronavirusit në komunat në veri të Kosovës.

    Burimi: Panorama.al