Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Ëmbëlsirë me arra/ Si të përgatisni recetën me shije mahnitëse

    Ëmbëlsirë me arra/ Si të përgatisni recetën me shije mahnitëse

    E njohur si krostatë me arra, kjo ëmbëlsirë pa dyshim do t’ju përfshijë tërësisht me ëmbëlsinë e saj.

    AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e kësaj ëmbëlsire të mrekullueshme, e cila përgatitet krejt lehtë vetë në shtëpi.

    Përgatitja e Ëmbëlsirës me Arra   

    Përbërësit

    Për shtresën e brumit

    1 kokërr vezë

    150 g sheqer

    100 ml vaj luledielli

    250 g miell gruri

    Gjysmë lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash ose sodë buke

    Një lugë çaji vanilje

    Për pjesën e mbushjes

    250 g sheqer

    250 g krem qumështi (pana)

    300 g arra (thelpinjtë e arrave duhet të jenë të ndarë në dy – tre pjesë)

    Preparazione

    Si fillim, AgroWeb.org ju këshilon që përgatitjen e krostatës me arra të pjekura ta nisni duke të parangrohni furrën në 180 gradë.

    Ndërkohë merrni një tepsi shumë të vogël me diametër rreth 24 cm, lyejeni me pak gjalpë të gjithë sipërfaqen e saj dhe më pas pudroseni me pak miell dhe lëreni mënjanë pasi do ta përdorni më vonë.

    Nisni me përgatitjen e brumit.

    Merrni një tas dhe në si fillim rrihni vezën, shtoni më pas sheqerin dhe vajin e lulediellit.

    Përzjeini mirë të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene në formë kremoze.

    Në këtë moment shtoni miellin dhe fryrësin e ëmbëlsirave ose sodën e bukës si dhe vaniljen.

    Përziejini të gjitha bashkë mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe kompakte pa kokërriza.

    Merreni më pas brumin dhe shtrojeni në tepsinë e vogël që më parë e keni lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell.

    Përmes gishtave përhapeni brumin në gjithë sipërfaqen e tepsisë.

    Ndërkohë, nisni me përgatitjen e mbushjes së ëmbëlsirës.

    Vendosni një tigan në zjarr mesatar.

    Shtoni aty si fillim një lugë gjelle me sheqer dhe prisni derisa të shkrijë, sapo sheqeri të shkrijë shtoni një lugë tjetër gjelle me sheqer dhe prisni sërish derisa sheqeri të shkrijë dhe kështu vijoni derisa sheqeri të mbarojë plotëisht.

    Bëni kujdes, çdo lugë sheqeri duhet ta shtoni në momentin që ai ka shkrirë.

    Më pas, shtoni kremin e qumështit (panën) me ngadalë duke përzjerë vazhdimisht gjithnjë në zjarr mesatar derisa masa të jetë kremoze.

    Dhe më pas shtoni arrat duke vijuar të përzjeni masën.

    Shtojeni masën kremoze mbi brumin që keni në tepsinë e vogël dhe futeni të piqet për 35 minuta. Shërbehet pasi është ftohur.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Makarona të furrës me mishin e gjelit të detit

    Makarona të furrës me mishin e gjelit të detit

    Mishi i gjelit të detit kombinohet shumë mirë me orizin ose makaronat.

    Për tifozët e makaronave, AgroWeb.org sjell një recetë shumë interesante, të cilën mund ta shfrytëzoni në ditët e para të vitit të ri kur ju mungon dëshira dhe ngazëllimi për t’ju kthyer banakut të gatimit.

    Bëhët fjalë për kombinimin e makaronave me mishin e gjelit të detit, djathin kaçkavall dhe erëzave të ndryshme.

    Makarona të Furrës Me Mishin e Gjelit të Detit

    Për përgatitjen e kësaj recete ju nevojiten:

    200 gramë makarona (forma sipas preferencës)

    3 lugë gjelle gjalpë

    Treçerek filxhan çaji qepë të grira hollë

    Treçerek filxhan çaji selino të grirë hollë,

    1 filxhan çaji me sallam të prerë në kubikë

    3 lugë gjelle miell

    2 gota e gjysmë qumësht

    Gjysëm luge çaji trumzë të thatë,

    1 lugë çaji kripë

    Një majë luge çaji piper të zi

    2 filxhanë çaji djathë kaçkavall

    2 filxhan çaji mish i gjelit të detit.

    Opsionale:

    Karrota dhe bizele të ngrira

    Përgatitja:

    Ziejini makaronat në tenxhere, kullojini dhe lërini mënjanë.

    Merrni një tavë qelqi dhe lyejeni me pak gjalpë.

    Kaurdisni qepën dhe selinonë në një tenxhere të thellë, shtoni copat e sallamit dhe miellin.

    Përziejini deri sa të kombinohen mirë me njëri tjetrin.

    Shtoni qumështin, makaronat, mishin e gjelit të detit dhe perimet e ngrira nëse keni vendosur të përfshini edhe ato në gatim.

    Më pas, të gjithë përmbajtjen e tenxheres hidheni në tavë.

    Në një tigan kaurdisni thërrimet e bukës me një lugë gjelle gjalpë të shkrirë dhe bashkë me djathin e grirë kaçkavall hidheni në sipërfaqe të tavës.

    Lërini makaronat të piqen për 25-30 minuta deri sa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.

    Këtë pjatë mund ta servirni duke e shoqëruar me sallata të ndryshme: barishtesh, perimesh të skarës, turshi, supa perimesh ose domatesh.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Menyra speciale e përgatitjes së kadaifit me petë/ Receta me ëmbëlsi fantastike!

    Menyra speciale e përgatitjes së kadaifit me petë/ Receta me ëmbëlsi fantastike!

    Kadaifi është një ëmbëlsirë që shqiptarët e konsumojnë shumë për festa dhe jo vetëm.

    Kjo ëmbëlsirë me origjinë turke është përvetësuar në traditën tonë dhe pasuruar me elemëntë të kulturës shqiptare duke u bërë një ëmbëlsirë mjaft e shijshme, nga ato që të ngelet në mend

    Nëse ballkavaja ka nderin të serviret vetëm gjatë Vitit të Ri, kadaifi fijehollë nuk ka nevojë për justifikim.

    Atë amvisat e përgatisin sa herë të kenë dëshirë për vetë faktin se bëhet shumë lehtë.

    Kadaifi përgatitet nga mielli dhe uji, por sipas preferencës pasurohet me gjalpë, arra, fistik e çokollatë.

    Ai piqet duke marrë një ngjyrë të artë dhe më pas përzihet me shërbetin duke u zbutur dhe marrë një shije për të lëpirë gishtat.

    Zakonisht, kadaifi përgatitet në tepsi dhe ndahet në feta të vogla katrore.

    Kjo është metoda tradicionale por AgroWeb.org do t’ju mësojë edhe një mënyrë interesante atë përgatitjes së kadaifit me petë bakllavaje.

    Përgatitja e Kadaifit me Petë

    Përbërësit

    1 pako petë të gatshme ëmbëlsirash

    500 gr kadaif

    250 gr gjalpë të freskët

    250 gr arra të thërrmuara

    100 gr rrush të thatë

    Për sherbetin

    1 kg heqer

    500 ml ujë

    5-6 karafila

    Dy lugë gjelle lëng limoni

    Përgatitja

    Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon të shkrini gjalpin e freskët.

    Ndërkohë, arrat pasi t’i keni thërrmuar bashkojini me kadaifin, përzjeini bashkë me rrushin e thatë dhe shtoni edhe katër lugë gjelle nga gjalpi i shkrirë.

    Hapni një petë të gatshme, spërkateni me disa pika gjalpë dhe kështu vijoni deri me 6 peta. Më pas, shtroni kadaif me arra dhe rrush të thatë në të gjithë sipërfaqen e petës dhe mblidheni në formën e rolesë.

    Vijoni kështu derisa të mbarojë mbushja më kadaif.

    Si fillim, roletë e përgatitura vendosini në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) dhe lërini të qendrojnë aty përreth 1 orë.

    Më pas, roletë e përgatitura vendosini me rradhë në formën e dredhanikut në një tepsi ( si në foto) dhe futeni më pas të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 170 gradë celcius për reth 50-60 minuta.

    Pasi të piqet, lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur hidhini sipër në të gjithë sipërfaqen sherbetin e nxehtë.

    Për përgatitjen e sherbetit mjafton të hidhni në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe lëreni derisa shurupi të trashet në formën e sherbetit.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Mënyra më perfekte e përgatitjes së pilafit në shtëpi

    Mënyra më perfekte e përgatitjes së pilafit në shtëpi

    Orizi është një nga sfidat më të mëdha të gatimit.

    Të gjithë që kanë përgatitur ndonjëherë pilafin, e dinë që rezultati nuk është asnjëherë njësoj.

    Ndodh që njëherë të dali pak i fortë dhe i thatë, herë të tjera del shumë i ujshëm.

    AgroWeb.org ju tregon mënyrën se si të përgatisni pilafin më të shijshëm sa herë që të gatuani.

    Çfarë ju nevojitet

    Ujë

    Një tenxhere me kapak

    Kripë

    Oriz

    Dy lugë gjelle vaj ulliri

    Lugë druri

    Pirun

    Përgatitja

    Në një tenxhere shtojmë ujin (për çdo gotë me oriz do të hedhim dy gota me ujë) dhe hedhim vajin e ullirit dhe një lugë gjelle me kripë.

    Për më shumë shije dhe vlera në vend të ujit mund të përdorni lëng mishi, lëng pule apo lëng perimesh.

    Vendoseni tenxheren në zjarr të lartë dhe lëreni që të ziejë.

    Sapo të ketë zierë, shtojmë orizin, dhe me lugën e drurit sigurohemi që kokrrizat të mos ngjiten në fundin e tenxheres.

    AgroWeb.org ju këshillon që të mos e përzieni shumë, pasi orizi do të bëhet shumë i butë dhe me lagështirë.

    I vendosim tenxheres kapakun, dhe ulim zjarrin.

    E lëmë orizin që të ziejë për rreth 18 minuta, më pas do ta largojmë nga zjarri, dhe ashtu në tenxhere do ta lëmë dhe 5 minuta të tjera.

    Para se ta shërbeni, me ndihmën e një piruni e përzieni me shumë kujdes. Kështu avulli i tepërt nuk do krijojë lagështirë.

    Është e rëndësishme që tenxheres të mos ia hiqni kapakun apo që ta trazoni orizin gjatë kohës që ai është duke zierë.

    Nëse pilafi është bërë para se ta shërbeni, hiqeni kapakun dhe në vend të tij vendosni një pecetë kuzhine.

    Ajo do të thithë lagështirën dhe do të ruaj që orizi të mos bëhet i butë më shumë seç duhet.

    Një mënyrë tjetër e zakonshme e përgatitjes së pilafit është ajo e skuqjes së orizit e më pas hedhjes së ujit të valuar në të.

    Vlerat Shëndetësore

    Fibra e orizit është shumë e mirë për sistemin tretës.

    Studimet kanë treguar se një regjim ushqimor i pasur me fibër është i dobishëm në menaxhimin e kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, orizi  përmban disa minerale siç është hekuri dhe vitaminat B. 

    Burimi: AgroWeb.org

  • Tiramisu me panetone/ Ëmbëlsira e veçantë e tryezës së festave!

    Tiramisu me panetone/ Ëmbëlsira e veçantë e tryezës së festave!

    Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit.

    Ka padyshim një nga shijet më të veçanta e të vendosura dhe jo pa qëllim është e preferuara e të gjithëve.

    Në morinë e transformimeve që ëmbëlsira e famshme Italiane ka pësuar, ai që do ju tregojmë në këtë artikull është më i thjeshti e më interesanti për periudhën e festave.

    Tiramisunë me kekun gjithashtu ikonik të festive të fundvitit panetone Pandora, e kemi bashkuar në një recetë që do ju mahnisë si për nga shija ashtu dhe për nga lehtësia.

    Në vetëm disa minuta do ta keni gati për ta shërbyer e në një mënyrë mjaft elegante.

     Përbërësit

    200 gr kek Pandora

    250 gr djathë maskarpone

    200 ml kafe

    3 lugë gjelle sheqer

    2 vezë

    1 pako ekstrakt vanilje

    Kakao pluhur

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon që të përgatisni kafen ekspres dhe ta lini të ftohet.

    Më pas ndani të verdhat dhe të bardhat e vezëve në dy enë të ndryshme.

    Tek ena ku ndodhen të verdhat e vezëve shtoni 25 gr sheqer dhe ektraktin e vaniljes, përzieni me anë të një rrahësi elektrik për 3 minuta.

    Kur të keni krijuar një masë kremoze e të trashë, shtoni pak nga pak djathin maskarpone duke vazhduar me përzierjen derisa masa të jetë shumë e kremoze.

    Më pas kaloni tek ena ku ndodhen të bardhat e vezëve, shtoni 1 lugë gjelle sheqer dhe përzieni me rrahëset elektrike,por më parë lajeni nga mbetjet e kremit.

    Do të formoni si zakonisht masën shkumoze të të bardhave të vezëve të cilën duhet ta shtoni me lugë pak nga pak tek ena ku ndodhet kremi që përgatitët pak më parë.

    Më anë të një spatule përzieni me dorë nga lart poshtë të gjithë përbërjen derisa të formoni kremin e mbledhur.

    Më pas kaloni tek keku Pandora, prijeni atë në feta të holla deri në 1 cm secila.

    Me anë të një formë ose gote me diametër 7-8 cm prisni në mes brumin e kekut dhe pjesën e mbetur priteni me thikë në kubike të vegjël.

    Merrni kafen, shtoni një lugë gjelle sheqer, një lugë të vogël rum sipas dëshirës dhe përzieni.

    Për dekorin

    Zgjidhni gota të vogla ose kupat tuaja të preferuara dhe shtoni me anë të një luge shtresën e parë të kremit.

    Po aty, sipër vendosni një rreth nga keku që pretë më parë, lageni me pak kafe dhe sërish shtoni një lugë krem.

    Në fund dekoroni me kubikët e Pandorës që përgatitët, lagini me pak kafe she spërkasni me kakao pluhur.

    Tani mund ta shërbeni tiramisunë tuaj të veçantë e mjaft të thjeshtë ose mund ta ruani për disa ditë në frigorifer.

  • Zbuloni sekretin e qumështorit të shpejtë në 30 minuta

    Zbuloni sekretin e qumështorit të shpejtë në 30 minuta

    Qumështori është një nga recetat tradicionale të Shqipërisë.

    Amvisat kanë treguar mjeshtërinë e tyre ndër vite në përgatitjen e llojeve të ndryshme të kësaj recete.

    AgroWeg.org ju tregon një sekret të thjeshtë që ju lejon ta përgatisni këtë ëmbëlsirë në vetëm 30 minuta.

    Lexoni recetën e mëposhtme për të zbuluar një truk që mbase dhe nuk ju ka shkuar ndër mend.

    Përbërësit për 4-5 persona

    (Nëse doni ta përgatisni për më shumë persona mjafton të dyfishoni sasitë e përbëresve për kremin dhe sherbetin)

    10-12 petë të gatshme (një pako)

    Për kremin

    2 kokrra vezë

    5 lugë gjelle sheqer

    2 lugë gjelle miell

    2 filxhan çaji me qumësht

    Pak vanilje

    Për Shurupin

    2 gota ujë me sheqer

    1 gotë e gjysmë me ujë

    Përgatitja

    Si fillim vendosni në një tenxhere ujin dhe sheqerin që të ziejë për të përgatitur sherbetin.

    Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.

    Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.

    Hiqet nga zjarri, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet pak.

    Merrni një tavë dhe pasi ta keni lyer me gjalpë shtroni pesë petë.

    AgroWeb.org ju këshillon që dhe petët t’i spërkatni me gjalpë, kështu rezultati do të jetë akoma dhe më i mirë.

    Kur të keni vendosur pesë petët hidhni mbushjen e kremit.

    Veproni po njësoj dhe për pesë petët e tjera dhe në fund lyejeni qumështorin me gjalpë të shkrirë.

    Futeni për ta pjekur në furrë me 200-220 gradë në varësi të furrës suaj.

    Pjekja do të marri vetëm 15 minuta, pasi furra do të jetë e parangrohur, dhe kremi do të kërkojë më pak kohë që të mpikset.

    Kur të ketë marrë ngjyrën karakteristike të artë, fikeni furrën dhe lëreni të ftohet pak.

    Para se t’i hidhni sherbetin priteni në katrorë,  në mënyrë që qumështori të marri ëmbëlsinë e duhur.

    Tanimë ju mbetet vetëm ta shijoni me të afërmit tuaj.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Kek me limon! Ëmbëlsira e shijshme që do t’ju marrë vetëm pak kohë

    Kek me limon! Ëmbëlsira e shijshme që do t’ju marrë vetëm pak kohë

    Përbërësit:

    • 3 vezë
    • 150 gr sheqer
    • 75 gr gjalpë i tretur
    • 150 gr miell ëmbëlsirash
    • 150 gr kos grek
    • Lëkura dhe lëngu i një limoni
    • 1 bustinë vanilje
    • 5 gr fryrës për ëmbëlsira
    • Një majë luge kripë

    Për sherbetin:

    • 150 gr sheqer pluhur
    • 20 gr lëng limoni

    Lëkurë limoni për zbukurim

    Përgatitja:

    1.Ndezim furrën në 170 gradë.

    2.Në një tas përziejmë kosin, vaniljen, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit dhe kripën.

    3.Duke e përzierë shtojmë ngadalë miellin dhe fryrësin. Në fund shtojmë gjalpin.

    4.Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 45 minuta afërsisht.

    5.Në një tas hedhim sheqerin pluhur, shtojmë lëngun e limonit dalëngadalë që të përgatisim sherbetin.

    6.Sherbeti duhet të jetë i hollë që të derdhet dhe të mbulojë kekun.

    7.Pastaj kekun e dekorojmë sipas dëshirës me lëkura limoni.

  • Byrek me presh dhe vezë/ Shije e ngrohtë në tryezat shqiptare

    Byrek me presh dhe vezë/ Shije e ngrohtë në tryezat shqiptare

    Një byrek mund të sillet në 1000 versione të ndryshme pasi kuzhina është art, evulon me brezat në shije, teknika dhe prezantime.
    Ja ku keni një byrekë plot shije!

    Për 4 persona 🍽

    • 1 pako Peta për byrek
    • 3 Presh
    • 2-4 Vezë
    • Sa mjaftonë Kripë
    • Sa mjaftonë Piper të zi
    • Pak Paprika
    • 1 fetë të madhe Djathë të Bardhë
    • 1 lugë Susam
    • 1 filxhanë kafe Qumësht
    • 4 -5 lugë Vaj ulliri

    👩🏻‍🍳

    Prisni preshët në rondele dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Vijoni kaurdisjen derisa preshët të ulin volumin.Kur të jenë gati hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen.

    Veçmas përzieni qumshtin me vajin e ullirit dhe pakëz kripë

    Në një tepsi me letër furre poshtë filloni bëni shtresa me petët e byreku duke i spërkatur me përzierjen vaj e qumësht në çdo petë. Deri në 10 petë. Derdhni brënda mbushjen me presh, shkërmoqni sipër djathë të bardhë, palosni anët dhe këto duke i spërkatur me përzierjen me vaj dhe qumësht.

    Futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta.

    Minutat e fundit shtoni dhe 2 ose 4 vezë, spërkateni me paprika dhe fara susami dhe futeni përsëri të piqet derisa shikoni që veza është mpiksur, dhe sipërfaqa është thekërisur.

  • Picë e pjekur në tigan/ Ja si ta përgatisni plot shije vetë në shtëpi

    Picë e pjekur në tigan/ Ja si ta përgatisni plot shije vetë në shtëpi

    Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme.

    Kjo recetë kërkon durimin e amvisave, kjo pasi procesi i përgatitjes së brumit pavarësisht se është shumë i thjeshtë kërkon kohë të jetë gati.

    E veçanta e kësaj recete është pjekja e saj në tigan dhe jo në furrë.

    Mënyra e saktë e përgatitjes së brumit është çelësi i përgatitjes së një pice të mirë.

    Më poshtë do mësoni nga AgroWeb.org hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e picës së shtëpisë në tigan.

    Përgatitja e Picës në Tigan

    Përbërësit

    400 gr miell gruri

    2 lugë çaji me kripë

    4 gr maja ose 1 lugë çaji

    280 ml ujë

    1 lugë gjelle vaj ulliri

    1 filxhan çaji me salcë domateje si pure

    Mbushja sipas dëshirës

    300 gr djathë kaçkavall i grirë

    Një filxhan çaji me ullinj të prerë në feta

    Salçice ose proshutë

    Një filxhan çaji me kërpudha të ziera më parë

    Përgatitja

    Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të shtoni në një tas miellin, ujin e vakur, kripën, majanë e tretur në pak ujë të vakët më parë si dhe vajin e ullirit.

    Përgatisni brumin me duar derisa të krijohet një masë e butë.

    Tasi ku përgatisni dhe do vendosni brumin e përgatitur duhet të jetë shumë i madh pasi brumi do lihet që të pushojë dhe vëllimi i tij do të rritet.

    Pasi keni përgatitur brumin mbulojeni me një qese plastike kuzhine duke puthitur mirë gjithë sipërfaqen e tasit.

    Lëreni të pushojë në temperaturë ambjenti përreth 2 orë.

    Vëllimi i brumit do rritet.

    Pasi të jetë gati, spërkateni pak brumin e ardhur me pluhur mielli dhe transferojeni në tavolinën e kuzhinës, të cilën për parë e keni spërkatur me pluhur mielli gjithashtu.

    Ndajeni brumin në dy pjesë, dhe secilën prej tyre dhe punojeni me dorë duke i sjellë të dyja masat në toptha të rrumbullakët.

    Merrni një tigan, AgroWeb.org ju këshillon që të përdorni një tigan me sipërfaqe me diametër  28 cm dhe lartësi 6 cm.

    Shtoni dy lugë vaj ulliri dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen duke u kujdesur që përmes një furçe kuzhine të lyeni edhe anët e tiganit.

    Vendosni një nga topthat e brumit të përgatitur dhe përdorni pëllëmbën e dorës duke përhapur brumin rreth e rrotull gjithë sipërfaqes së tiganit.

    Mbulojeni sipërfaqen e tiganit me një qese plastike kuzhine dhe lëreni brumit të pushojë edhe për 2 orë të tjera në temperaturë ambjenti.

    Pas dy orësh, brumi do ketë rritur vëllimin e tij, shtypeni me pëllëmbën e dorë rreth e rrotull tiganit derisa volume të sheshohet disi.

    Mbushja e Picës

    Lyejeni gjithë sipërfaqen e brumit në tigan me salcën e domates.

    Spërkateni me djathë kaçkavall, shtoni fetat e ullinjve, kërpudhave, mbushja mund të jetë sipas preferencës. mund të shtoni speca të grirë hollë, salçiçe të prera në feta etj.

    Spërkateni me pak kripë dhe vaj ulliri.

    Vendoseni tiganin në zjarr të ngadaltë, mbylleni me kapak dhe lëreni të piqet ngadalë.

    Kontrollojeni herë pas herë përmes një thike apo spatule pjesën e poshtme të picës derisa të piqet plotësisht.

    5 minutat e fundit para se ta hiqni nga zjarri spërkateni sërish me djathë kaçkavall mbylleni sërish kapakun, lëreni edhe për pak minuta derisa djathi të shkrijë dhe pica është gati.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur bërxolla perfekte në furrë

    Hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur bërxolla perfekte në furrë

    Bërxolla është pjesë e rëndësishme e ushqimeve speciale që amvisat shqiptare gatuajnë për familjen në natën e ndërrimit të viteve.

    Një burim i pasur proteine, bërxolla, kërkon mjeshtëri në gatim, por edhe disa truke të cilat amvisat i ndajnë me AgroWeb.org.

    Si Të Përgatisni Bërxollën Perfekte Të Furrës

    Hapi i parë drejt gatimit perfekt të mishit gjendet tek blerja e produktit të duhur.

    Është shumë e rëndësishme që të gjeni mish të mirë nga shtazë të ushqyera me bar dhe jo antibiotikë.

    Hapi i dytë është prerja e duhur e mishit.

    Copat e tij duhen prerë në një trashësi maksimale prej 1 cm.

    Mishin mund ta prisni sipas formës që dëshironi.

    Erëzat janë të rëndësishme për këtë mish special.

    Gjalpi, trumza, hudhra, dhe piperi i zi janë disa prej erëzave që nuk duhet të mungojnë në përgatitjen e kësaj pjate special.

    Temperatura luan një rol të rëndësishëm në gatimin e mishit.

    Si fillim, mishi duhet lënë në temperaturë ambienti për 30-45 minuta.

    Ky afat kohor është i domosdoshëm për çdo lloj bërxolle apo bifteku.

    Pak përpara përfundimit të këtij afati kohor mund të ndizni furrën.

    Ndërkohë, copat e bërxollës duhen tharë me letër kuzhine.

    Më pas, me një furçë, ato duhen lyer me pak yndyrë, kripë, piper të zi dhe hudhër pluhur.

    Merrni një tigan të thellë që lejon pjekje në furrë dhe vendoseni në sobë.

    Hidhini pak yndyrë dhe kur ajo të jetë shumë e nxehtë hidhni bërxollat.

    Shtypini në sipërfaqe me një lugë të sheshtë druri që të skuqet në mënyrë të njëtrajtshme për 30 sekonda.

    Më pas, kthejini bërxollat nga ana tjetër dhe sa më shpejtë që të mundeni, futeni tiganin në furrë.

    Pas 3-4 minutash, kthejeni bërxollën nga ana tjetër.

    Pjekja e bërxollës dallohet nëpërmjet termometrit të kuzhinës. Ai futet në pjesën më të trashë të mishit.

    Që bërxolla të jetë shumë e pjekur, termometri duhet të shënojë 68 °C.

    Një pjekje mesatare kërkon që termometri të shënojë 63°C.

    Pas pjekjes, hidhini bërxollat në një enë tjetër dhe mos harroni lëngun e mbledhur në tigan i cili përthithet plotësisht për rreth 3 minuta pas daljes nga furra.

    Burimi: AgroWeb.org