Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Receta

  • Makarona me brokoli dhe gjizë. Të mrekullueshme për darkë

    Makarona me brokoli dhe gjizë. Të mrekullueshme për darkë

    Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përgatitur.

    Kërkon vetëm pak minuta për t’u përgatitur port ë mrekullon me shijen e saj.

    Makaronat me brokoli dhe gjizë janë ideale për t’u shijuar gjatë darkës, kombinimi i shijes së tyre është perfekt.

    Përgatitja e Makaronave me Brokoli dhe Gjizë

    Përbërësit

    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    1 pako makarona të gjata ose sipas dëshirës

    300 gr brokoli të ndarë në degëza të vogla

    6-7 lugë tue plota me gjizë të freskët

    Kripë

    Vaj ulliri

    2 thelpinj hudhra

    Përgatitja

    Mbushni një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në zjarr. Sapo të nisë uji të vlojë shtoni kripë dhe disa pika vaj ulliri.

    Kur uji të jetë duke vluar shtoni aty degëzat e brokolit dhe lërini të ziejnë për maksimumi 6-7 minuta.

    Më pas hiqni brokolit nga uji që po ziejnë dhe në tenxheren që zjetë brokolit shtoni makaronat dhe lërini të ziejnë aq minuta sa thuhet në pakon mbështetjellëse të tyre.

    Ndërkohë që makaronat ziejnë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri dhe hudhrat e shtypura kaurisini për shumë pak, shtoni më pas gjizën dhe vijoni ta kaurdisni.

    Më pas shtoni degëzat e brokolit dhe kaurdisini të gjitha bashkë për maksimumi 2 minuta.

    Kur makaronat të kenë zierë sipas minutazhit të caktuar largojini nga zjarri dhe kullojini nga uji.

    Makaronat e kulluara transferojini sërish në tenxheren që tashmë e keni bosh, shtoni aty salcën e përgatitur me brokoli, gjizë dhe hudhra dhe përzjeini mirë të gjitha bashkë.

    Servirini të ngrohta dhe më shumë shije mund t’i shoqëroni apo spërkasni me pak djathë kaçkavall të grirë sipër.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Mish pule i pjekur me salcë arrash/ Receta e shijshme

    Mish pule i pjekur me salcë arrash/ Receta e shijshme

    Mishi i pulës përbën një nga mënyrat më të mira për të përfituar proteinën që na nevojitet çdo ditë.

    Mënyrat e gatimit të tij janë të larmishme dhe shumë të shijshme.

    Mishi i pulës dhe lëngu i tij përbëjnë bazën e shumë prej gatimeve më të mira të amvisave shqiptare.

    Lëngu prodhon një pilaf të mrekullueshëm, ndërsa mishi, kur piqet, ofron një pjatë që të ngop të gjitha shqisat.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë interesante të mishit të pulës të pjekur në furrë e të plotësuar me salcë arrash.

    Përbërësit:

    • 8 kofshë pule ose një pulë e plotë,
    • Gjysmë lugë çaji me spec të kuq pluhur,
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri,
    • 150 ml lëng pule,
    • 200 gramë arra,
    • 1 qepë e vogël e prerë hollë,
    • 2 thelpinj hudhër,
    • 50 ml krem pana,
    • Lëngu i një limoni,
    • Majdanoz të grirë hollë, kripë e piper.
    • 6 pite brumi

    Përgatitja:

    Për përgatitjen e recetës ju këshillojmë të ndizni furrën në 200 gradë.

    Merrni një tavë dhe hidhni në të kofshët e pulës, specin pluhur, kripën, piperin e zi, vajin e ullirit dhe specin pluhur.

    Piqini në furrë për rreth 40 minuta deri sa mishi i pulës të jetë krokant dhe i pjekur mirë.

    Merrni një enë tjetër dhe copëtoni një pite duke hedhur sipër saj pak nga lëngu i mishit të pulës.

    Në një tigan skuqni qepën dhe hudhrën dhe më pas, bashkë me copat e zbutura të pites dhe pjesën më të madhe të arrave hidhini në një mikser.

    AgroWeb.org ju këshillon që t’i përpunoni mirë deri sa të formohet një salcë e trashë.

    Sipas salcës hidhni lëngun e mbetur të mishit të pulës, kremin pana dhe lëngun e limonit.

    Ngrohini pak në tigan sa të lidhen me njëra tjetrën dhe më pas hidhjani salcën kofshave të pulës.

    Pjesën e mbetur të arrave thërmojeni dhe hidhjani sipër në pjatë bashkë me majdanozin e freskët.

    Këtë pjatë mund ta servirni duke e shoqëruar me pite brumi të ngrohura në furrë.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Rizoto me shegë/ Recetë e shijshme për drekë

    Rizoto me shegë/ Recetë e shijshme për drekë

    Nëse dëshironi të përgatisni një drekë të shijshme, atëherë receta e rizotos me shegë është e duhura.

    Kjo recetë përgatitet për 20 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për dy persona.

    Përbërësit: 

    • 250 gr oriz,
    • 2 kokërr shegë,
    • 100 ml verë e bardhë,
    • 1 kokërr qepë,
    • 10 gr djathë parmixhano,
    • 10 gr gjalpë,
    • 30 ml vaj ulliri,
    • 10 gr kripë,
    • 1 gr piper.

    Përgatitja: 

    Hapeni shegën, merrini të gjitha kokrrat dhe shtrydhini. Hidhni në një tigan 2 lugë vaj ulliri, ngroheni paksa dhe shtoni qepën, të cilën e keni grirë shumë imët. Pasi të jetë zverdhur shtoni orizin, përzieji të dyja bashkë derisa orizi të marrë një ngjyrë të artë. Shuajeni me verën e bardhë dhe lëreni në zjarr deri sa të avullojë. Hidhni lëngun e shegës te rizoto dhe përziejeni deri sa ajo të jetë thithur plotësisht nga orizi , më pas shtoni lëngun e ngohtë, i cili mund te jetë lëng pule ose i thjeshtë. Kini parasysh që lëngun duhet ta shtoni herë pas here në mënyrë që të bëhet rizoto. Pasi të ketë përfunduar rizoto, shtoni disa kokrra shege, një lugë çaji me gjalpë dhe pak piper. Spërkateni me pak djathë dhe pjata është gati.

  • Bima ndër më shërueset në botë/ Bëjeni këtë pije për forcim të zemrës, shërim të lodhjes dhe përmirësim të metabolizmit!

    Bima ndër më shërueset në botë/ Bëjeni këtë pije për forcim të zemrës, shërim të lodhjes dhe përmirësim të metabolizmit!

    Murrizi konsiderohet bima ndër më shërueses në botë. Kjo shkurre stimulon qarkullimin e gjakut, forcon zemrën dhe rekomandohet pas sulmit në zemër, sepse shton qarkullimin e gjakut

    Gjithashtu murrizi (Crataegus) ndihmon te rastet e lodhjes, anksioziteti, problemet me gjumin dhe te mungesa e energjisë.

    Bima e murrizit është përdorur gjithmonë për kura të shumta mjekësore. Vetitë e saj janë të panumërta dhe mund ta përfshini shumë thjesht në dietën tuaj. Tradicionalisht kjo bimë është përdorur për të trajtuar artereosklerozën, hipertensionin dhe sëmundjet kardiake

    Një ndër bimët më të njohura të cilat përdoren posaçërisht për zemër pa dyshim është murrizi, ndërkaq likeri nga kokrrat e kuqe të saj janë mjet klasik për forcim të zemrës.

    Frutat mund t’i thani, prisni dhe t’i hani në mëngjes me drithërat tuaja të preferuara. Nëse i dëshironi të freskëta mund t’i ruani si pekmez, mund t’i bëni reçel ose marmelatë.

    Gjithashtu konsiderohet që ky liker përshpejton metabolizmin.

    Receta:

    300 g murriz dhe 150 g sheqer qitni në një shishe me fyt të ngushtë. Qitni vodkë deri në grykë dhe lëreni në dritare.

    Çdo ditë tundeni. Kokrrat shpejt do të humbin ngjyrën dhe do të ngjyrosin vodkën.

    Likeri duhet patjetër të qëndrojë gjashtë javë. Pastaj kullojeni dhe qiteni në një shishe tjetër.

    Rekomandohet që ta pini nga një gotë të vogël liker për të penguar problemet me zemrën apo për të zbutur vështirësitë e lehta ekzistuese.

    Nëse tashmë jeni duke marrë ilaçe të tjera për probleme të zemrës, patjetër konsultohuni me mjekun para se të fillon të pini liker murrizi. 

  • Kek me krem djathi/ Ëmbëlsira me shijen më delikate që keni provuar

    Kek me krem djathi/ Ëmbëlsira me shijen më delikate që keni provuar

    Keku është një nga ëmbëlsirat që nuk kërkon mjeshtëri.

    Mjafton të përziesh përbërësit, të formosh brumin dhe më pas piqet në furrë.

    Duke qenë kaq i lehtë për t’u përgatitur versionet e tij janë pothuaj të pafundme.

    Receta e sotme që ju këshillojmë të provoni është keku me krem djathi, ose siç njihet ndryshe Maskarpone (mascarpone).

    Ndryshe nga qumështi apo kosi, kremi i djathit i jep brumit të kekut një tjetër shije dhe butësi.

    Për më tepër keku i përgatitur kështu, e lë brendësinë e kekut super të butë e ndërsa korja është krokante aq sa duhet.

    Vetëm kini kujdes që të mos e hani që të gjithin sapo të ketë dalë nga furra.

    Përbërësit:

    • 300 g gjalpë i zbutur
    • 250 g krem djathi
    • 300 g sheqer
    • 1 lugë e gjysmë me vanilje
    • 6 vezë
    • 400 g miell

    Përgatitja:

    Si fillim merrni një tas të madh dhe aty të hidhni gjalpin e zbutur.

    Shtoni dhe kremin e djathit dhe sheqerin dhe përzjejeni me rrahësin elektrik.

    Masa duhet të jetë voluminoze dhe të mos ketë kokrra sheqeri të pa tretura.

    Më pas shtoni vaniljen dhe vezët një e nga një, kështu masa do të fillojë të bëhet akoma dhe më shumë kremoze.

    Pasi të keni hedhur vezët, radhën e ka mielli.

    Masën e miellit ndajeni në katër pjesë dhe hidheni tek tasi ngadalë.

    Përzjejeni mirë derisa të formoni brumin e kekut.

    Merrni një tavë dhe lyejeni mirë me gjalpë dhe spërkateni me pak miell, kështu ëmbëlsira nuk do të ngjitet.

    Kaloni aty brumin e përgatitur dhe përhapeni me ndihmën e një luge që sipërfaqja të jetë e njëtrajtshme.

    Piqeni në furrë të ngrohur me 200 gradë derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë të artë.

    Pasi të jetë pjekur kekun lëreni të ftohet për 10 minuta dhe pastaj hiqeni nga tava.

    Mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur apo me çokollatë të shkrirë sipas dëshirës.

  • Receta nga Renato Mekolli/ Strudel me ricotta dhe spinaq

    Receta nga Renato Mekolli/ Strudel me ricotta dhe spinaq

    Ky strudel me spinaq dhe ricotta të freskët është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe përmban nën 200 kalori për fetë. Lexoni hapat e recetës dhe mësoni si ta gatuani në shtëpi për më pak se 1 orë.

    Përbërësit

    • 2 role brumë sfoliat
    • 1 kg spinaq
    • 250 gr ricotta
    • 150 gr bukë me drithë të ashpër
    • 50 gr gjalpë
    • 50 gr rrush i thatë
    • 50 gr stika pishe (fistikë)
    • 3 vezë të mesme
    • Arrë moskat
    • Kripë e imët
    • Piper i zi

    Për lyerjen:

    • 1 vezë

    Udhëzimet

    Hapi 1 Lajmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm. Më pas e lëmë në një enë me ujë dhe e shtypim. E presim në copa të vogla me thikë.

    Hapi 2 Në një tigan hedhim gjalpin dhe shtojmë aty dhe spinaqin e prerë. I lëmë për pak minuta dhe shtojmë pak kripë.

    Hapi 3 I vendosim në një enë ku kemi shtuar dhe ricotta të shpërndarë, arrën moskat, vezët, rrushin e thatë, bukën me drithë, stikat e pishës, kripën dhe piperin.

    Hapi 4 Përziejmë shumë mirë të gjithë përbërësit dhe e lëmë masën të pushojë për 30 minuta. Ndezim furrën në 180 gradë.

    Hapi 5 Shtrojmë brumin sfoliat dhe mbi të vendosim masën që përgatitëm. I japim një formë drejtkëndëshi.

    Hapi 6 Rrotullojmë masën me sfoliatën duke formuar një role. Mbyllim pjesët anësore që masa të mos shpërndahet jashtë.

    Hapi 7 Lyejmë nga jashtë rolenë e formuar me vezë, derisa sipërfaqja të duket e ndritshme.

    Hapi 8 I vendosim roletë mbi një tavë, i mbështjellim me letër furre dhe i lyejmë me vaj. I pjekim në furrë për 40 minuta.

  • Përmirësoni shikimin dhe ndihuni 15 vite më të rinj me këtë recetë fantastike të bërë në shtëpi

    Përmirësoni shikimin dhe ndihuni 15 vite më të rinj me këtë recetë fantastike të bërë në shtëpi

    Ky ilaç është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u bërë. Do t’ju ndihmojë të përmirësoni shikimin tuaj dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojnë në rastin e miopisë.

    Gjëja më e mirë për këtë ilaç: Eshtë e lirë, e sigurt dhe natyrale.

    • Përbërësit:
    • 3thelpi hudhra
    • 200 gram vaj liri,
    • 10 lugë gjelle mjaltë,
    • 4 limona.

    Përgatitja dhe përdorimi:

    Grini imët në një blender hudhrat. Në një kavanoz qelqi vendosni limonat e prerë në feta të holla. Shtoni mjaltin, vajin e lirit dhe hudhrat. I trazoni mirë me një lugë druri dhe më pas e fusni në frigorifer.

    Siç e thamë kjo përzierje do të përmirësojë shikimin tuaj, por ju nuk duhet ta aplikoni atë në sytë tuaj.
    Duhet ta konsumoni këtë përzierje. 1 lugë gjelle nga kjo përzieje para çdo vakti, 3 herë në ditë. Ju do të habiteni nga rezultatet!

  • Erdhi receta për rini të përjetshme. Zbulojeni tani!

    Ekspertët kanë dhënë gjithmonë  këshilla për t’u dukur të rinj.Kohët e fundit, disa kërkues amerikanë shprehen të sigurt se kanë gjetur recetën magjike për të qenë gjithmonë të rinj dhe t’i thoni lamtumirë plakjes. Ata këshillojnë të bëni një  bashkim mes avokados, mjaltit, hudhrës dhe kastravecit, kundër plakjes. Këta përbërës ndihmojnë në  aktivitetin fizik, përmirëson muskujt, sistemin imunitar, dhe shikimin.Mesa duket, edhe në kushtet shtëpiake mund të jeni gjithmonë të rinj.

  • Një tavë e shijshme me patëllxhane

    Përbërësit

    8 patëllxhanë
    3-4 kokrra domate
    1 lgj pure domate
    2-3 qepë mesatare

    3-4 thelpinj hudhër
    4-5 lgj vaj ulliri
    1 tufë nenexhik
    150 gr djathë të bardhë
    Përgatitja
    Fillimisht presim në gjysëm patëllxhanët dhe i bëjmë nga pjesa e brendshme disa prerje tërthorazi me majën e thikës. I pudrosim me kripë dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë për 15-20 minuta.

    Ndërkohë kaurdisim qepën të grirë hollë dhe sapo qepa të filllojë të zbutet shtojmë hudhrat gjithashtu të grira hollë. I kaurdisim së bashku me qepën për 2 minuta të tjera dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë së bashku me 1 lugë pure domate. I lemë të marrin valë për rreth 5 minuta dhe më pas shtojmë nenexhikun e freskët.

    Largojmë patëllxhanët nga furra dhe shtypim me anë të një piruni pjesën e brendshme në të cilën vendosim mbushjen me salcën e domates. Thërrmojmë mbi mbushje djathë të bardhë dhe i vendosim përsëri në furrë për 20 minuta.