Lajmet e fundit | Klikoje.al

Category: Receta

Kategoria Receta ka për qëllim të ndaj me ju receta, gatime nga me te ndryshmet. Tradicionale dhe europiane, të ëmbla dhe të kripura. Ne ju japim ide për vaktet tuaja!

  • Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

    Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!

    Keku me mollë është sigurisht shumë i njohur dhe i dashur për të gjithë.

    Ka një shije të thjeshtë e të lehtë që hyn shumë shpejt tek më të preferuarat e tryezës.

    Megjithëse variantet e kekut janë të shumëllojshme, të atij me mollë gjejmë vetëm tradicionalin.

    Prandaj në këtë recetë ju tregojmë mënyrën e veçantë të përgatitjes së tij edhe me shije portokalli.

    Që nga emri ky kek i veçantë transmeton aromën e mrekullueshme të portokallit dhe shijen e butë të mollëve të pjekura.

    Ndiqni recetën e shpjeguar hap pas hapi si më poshtë për të mos e humbur këtë ëmbëlsirë.

    Përbërësit

    • 4 mollë mesatare
    • 1 portokall
    • 380 gr miell
    • 200 gr sheqer
    • 100 gr gjalp pa kripë
    • 90 gr kos
    • 4 vezë mesatare
    • 16 gr fryrës për ëmbëlsira
    • sheqer pluhur sipas dëshirës

    Përgatitja

    Për nisjen e kësaj recete AgoWeb.org ju këshillon të filloni me shkrirjen e gjalpit në zjarr të lehtë e më pas lëreni mënjanë.

    Ndërkohë lani dhe pastroni mirë mollët duke i ndarë përgjysmë në mënyrë që t’i hiqni farat e pjesës së mesit.

    Pritini ato në katërsh e më pas filloni t’i prisni në copa të holla të vogla bashkë me lëkurën.

    Bëjeni këtë me tre prej mollëve dhe mollën e katërt lëreni për dekor në fund.

    Vendosini copëzat e mollëve në një enë të thellë duke i përzier me lëngun e portokallit të shtydhur.

    Duke i përzier, girni me një rende edhe pak nga lëkura e portokallit dhe lërini të pushojnë.

    Në një enë tjetër shtoni vezët dhe përziejini me anë të një rrahësi elektrik.

    Pak nga pak shtoni edhe sheqerin duke e përzier derisa të shkrijë i gjithi.

    Hidhni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur bashkë me sasinë e kosit duke vazhduar me përzierjen.

    Kur të përfitoni një masë kompakte dhe të trashë bëni gati të hidhni miellin.

    Me anë të një site të vogël kuzhine shtoni miellin pak nga pak, bashkë me fryrësin për ëmbëlsira.

    Përziejeni miellin me kujdes derisa brumi të trashet plotësisht dhe më pas shtoni copat e mollëve me portokall që përgatitët më parë.

    Për Pjekjen

    Zgjidhni një tavë për pjekje ëmbëlsirash rreth 20 cm dhe lyjeni me pak gjalp ose shtrojeni me letër pjekje.

    Hidhni me kujdes brumin bashkë me copat e mollëve, duke e hapur nëpër të gjithë sipërfaqen me anë të një luge.

    Në këtë pikë merrni mollën që latë mënjanjë më parë dhe prijeni në feta të holla dhe të barabarta përsëgjati.

    Shtrojini këto feta sipër brumit të kekut tuaj njëra pas tjetrës në mënyrë që të formojnë një fizarmonikë.

    Shpërkateni sipër me pak sheqer sipas dëshirës dhe është gati për t’a futur në furrë.

    Piqeni në temperaturë 180 gradë për 50-60 minuta, pra rreth 1 orë duke e kontrolluar gjithnjë nëse keku është pjekur brenda.

    Nxirreni nga furra kur të ketë marrë pamje të artë dhe lëreni të ftohet pak.

    Më pas mund t’a prisni dhe t’a shërbeni sipas dëshirës duke e servirur dhe me pak sheqer pluhur sipër.

  • Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

    Patëllxhanë, domate dhe gjizë – Fërgesa me shije perfekte!

    Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare.

    E gatuar në mënyra të ndryshme në treva të ndryshme ajo shijon në mënyrë fantastike në të gjitha recetat e saj.

    Ju sjellim më poshtë një recetë unike dhe të veçantë të përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë, një mrekulli e vërtetë për shijen.

    Një recetë e thjeshtë, e lehtë por me një shije perfekte, e cila padyshim do t’ju tërheqë nepsin dhe oreksin për ta provuar menjëherë.

    Përgatitja e Fërgesës Me Domate, Gjizë e Hudhra

    Përbërësit

    (Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

    • 3-4 patëllxhanë
    • 3-4 kokrra domate
    • 4-5 lugë gjizë
    • 2-3 thelpinj hudhra (sasia sipas preferencës)
    • 2 speca
    • Vaj Ulliri
    • Pak gjalpë të freskët
    • Kripë
    • Piper

    Përgatitja

    Si fillim, pastroni me ujë të rrjedhshëm patëllxhanët, domatet dhe specat.

    Patëllxhanët dhe specat prijini në rrathë të hollë ose në shirita.

    Vendosni një tigan të madh në zjarr.

    Më pas shtoni në të vajin e ullirit dhe specat.

    Shtoni patëllxhanët e prerë dhe hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.

    Domatet prijini në feta të vogla ose kubike. Sipas preferencës edhe mund t’i grini në formën e puresë.

    Domatet e grira shtojini tek tigani ku kemi patëllxhanët e specat.

    Hidhni kripë dhe lërini të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

    Në këtë moment, fërgesën hiqeni nga zjarri, kalojeni në një tavë vogël pjekjeje, hidhini gjizën kaurdiseni, spërkateni me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe futeni në furrë për 7-8 minuta.

    Ose një mënyrë tjetër është edhe që pasi hidhni gjizën vendoseni sërish në zjarr duke e lënë për 3-4 minuta duke e kaurdisur.

    Në disa krahina, përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.

    Ju këshillojmë që fërgesën ta shërbeni të ngrohtë dhe ta shoqëroni me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës por edhe me byrekë të ndryshëm shtëpie.

  • Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!

    Musaka me spinaq dhe mish të grirë – Ngrohtësi dhe aromë në shtëpinë tuaj!

    Musakaja është një recetë që është përdorur për vite të tëra edhe nga amvisat shqiptare.

    Sigurisht receta e saj klasike është ose me patëllxhanë ose me patate.

    Por me kalimin e kohës receta e musakasë është pasuruar, duke u përgatitur me perime të ndryshme.

    Por duke qenë se spinaqi është një nga barishtet me më shumë vlera dhe që tani është nëpër tregje.

    Klikoje.al ju sugjeron që të provoni musakanë e përgatitur me spinaq për shije dhe vlera në vetëm një pjatë.

    Përbërësit

    • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
    • 600 g spinaq
    • 3 gota me ujë
    • 400 g mish i grirë
    • Gjysmë qepe
    • 1 karrotë e grirë imët
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • Gjysmë gote me oriz
    • Kripë
    • Piper i zi dhe i kuq
    • Për salcën beshamel
    • 3 lugë gjelle miell
    • 2 lugë gjelle gjalpë të freskët
    • 2 deri 3 gota qumësht
    • 2 kokrra vezë
    • 3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë
    • Kripë

    Përgatitja

    Ju sugjerojmë që të filloni përgatitjen e recetës duke qëruar qepën dhe karrotën.

    Për t’i grirë përdorni rende, pasi bëhen më të imëta dhe treten mirë me perimet e tjera.

    Në një tenxhere hidhni vajin dhe skuqni qepën derisa të ulet volumi i saj.

    Pasi qepa të jetë skuqur, shtoni karrotën e më pas mishin e grirë.

    Ju këshillojmë që të hidhni erëzat e në fund orizin.

    Mos harroni që ta përzieni herë pas here masën që përbërësit të mos ngjiten.

    Hidhni 3 gota me ujë përzjejeni dhe kur uji të fillojë të vlojë shtoni spinaqin.

    Mbulojeni me kapak tenxheren dhe lëreni 10 minuta që lëngu të ketë avulluar pothuaj i gjithi.

    Shtrojeni masën në një tavë dhe ndërkohë që ajo ftohet përgatisni salcën beshamel.

    Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.

    Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

    Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni. Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.

    Hidheni këtë salcë mbi spinaqin dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e saj.

    Piqeni musakanë për 15-20 minuta në furrë të ngrohur më parë me 250 gradë.

    Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra dhe lëreni pak që të mpikset.

    Shërbejeni të ngrohtë duke e shoqëruar me sallatë me perime te freskëta.

  • Kek me kos dhe mollë të sheqerosura – Ëmbëlsira që duhet ta provoni patjetër!

    Kek me kos dhe mollë të sheqerosura – Ëmbëlsira që duhet ta provoni patjetër!

    Kjo është një recetë për të gjithë dashamirësit e ëmbëlsirave.

    Përbërësit:

    • Vaj ulliri për yndyrosjen e tavës
    • Një filxhan e gjysmë kos shtëpie
    • 1 filxhan çaji sheqer
    • Treçerek filxhan çaji vaj ulliri
    • Çerek filxhan çaji lëng të freskët limoni
    • 3 vezë të mëdha
    • 1 lugë e gjysmë çaji vanilje pluhur
    • 500 gramë mollë
    • 2 filxhanë e gjysmë çaji miell
    • 2 lugë e gjysmë çaji pluhur pjekës
    • Treçerek luge gjelle sodë buke
    • Gjysmë luge çaji kripë
    • Një majë luge çaji arrëmyshk
    • 2 lugë e gjysmë çaji kanellë
    • 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë, në temperaturë ambienti.

     Përgatitja:

    Yndyroseni tavën e pjekjes së kekut dhe ndizeni furrën në 180-200 gradë.

    Në një enë të madhe hidhni kosin, sheqerin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, vezët dhe vaniljen.

    Përziejini mirë dhe më pas qëroni dhe hiqni farat e mollëve.

    Ndajini ato në copa të vogla dhe më pas hidhini në enën e kosit.

    Shtoni miellin, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kripën, arrëmyshkun dhe gjysmë luge çaji kanellë pluhur.

    Përziejini mirë me njëri tjetrin deri sa të gjithë përbërësit të formojnë një masë homogjene dhe lëreni enën mënjanë.

    Në një enë tjetër më të vogël përzieni dy lugët e çajit të mbetura të kanellës, sheqerin dhe gjalpin dhe përziejini mirë me njëri tjetrin.

    Në tavë shtroni shtresën e parë nga brumi i kekut me mollë dhe më pas në sipërfaqe hidhni shtresën e dytë me kanellën, gjalpin dhe sheqerin.

    Futeni tavën në furrë dhe kur keku të jetë shumë pranë pjekjes përfundimtare mbulojeni me letër alumini.

    Keku duhet pjekur për 45-55 minuta.

    Pas pjekjes, lëreni kekun të ftohet për rreth një orë dhe më pas prijeni në feta sipas preferencës.

    Keku mund të qëndrojë në temperaturë ambienti për deri në 4 ditë.

  • Tavë me spinaq dhe qumësht – Shije e lehtë dhe e shijshme!

    Tavë me spinaq dhe qumësht – Shije e lehtë dhe e shijshme!

    Një recetë e lehtë, e shijshme e pasur në vlera ushqyese, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe fantastike.

    Më poshtë do të gjeni udhëzimet e thjeshta për përgatitjen e kësaj recetë lehtë në shtëpi.

    Kjo tavë shoqërohet me sallata të freskëta të shijshme ashtu si edhe djathra e perime të furrës.

    Përgatitja e Tavës me Spinaq 

    Përbërësit

    • 600 g spinaq
    • 1 qepë,
    • 2 gotae gjysmë me qumësht,
    • 2 lugë gjelle me miell,
    • 1 lugë gjelle gjalpë,
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri,
    • 100 gr djathë grirë të bardhë ose kaçkavall,
    • kripë,
    • piper

    Përgatitja

    Pastroni me kujdes spinaqin gjethe në gjethe një e nga një, duke prerë si fillim bishtat.

    Pasi të keni pastruar gjethet futini në një tas të madh me ujë dhe një lugë çaji sodë ose një lugë gjelle uthull molle dhe lërini aty për pak.

    Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm dhe lërini mënjanë të kullojnë në një kullorëse të madhe (mund të përdorni kullorësen e makaronave).

    Vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vajin e ullirit dhe shtoni qepën e grirë hollë.

    Kaurdiseni derisa volumi i saj të bjerë.

    Më pas shtoni spinaqin e grirë dhe kaurdiseni derisa uji i tij të avullojë.

    Vendosni një tjetër tigan të vogël në zjarr, shtoni aty gjalpin të tretet dhe më pas shtoni miellin, kaurdisnei derisa mielli të zverdhet dhe më pas shtoni qumështin duke e përzierë në zjarr të ngadaltë pa ndërprerje derisa të krijohet një masë kremoze

    Shtoni gjysmën e djathit të grirë, kripën, piperin dhe përziejeni mirë të gjitha bashskë.

    Hiqeni nga zjarri dhe bashkojeni me spinaqin vendosnei të gjithë masën një tavë të vogël, spërkateni sipër me gjysmën tjetër të djathit të mbetur dhe futeni të piqet në furrë të prangrohur në 180 gradë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrën e artë të praruar të pjekjes.

  • Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

    Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

    Një pjatë që frymëzohet nga dieta mesdhetare, e pasur me të gjitha shijet klasike.

    Kinoa tanimë është një produkt që po futet gjerësisht në kulinarinë botërore, por edhe atë shqiptare.

    Ju sjellim sot një kombinim perfekt dhe plot shije i cili i dhuron trupit fibër, magnez, hekur, zink e folate.

    Provoni ta shijoni me familjarët tuaj këtë pilaf me kinoa dhe perime, dhe do të mbeteni të kënaqur pafund.

     Përbërësit

    • 1 gotë me kinoa
    • 2 gota me lëng perimesh ose ujë
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 thelbi hudhër
    • 1 qepë mesatare
    • Kripë
    • 1 spec i kuq
    • 50g ullinj
    • 100g domate të thara
    • Borzilok i freskët
    • Piper i zi

    Përgatitja

    Nisni me larjen e kinoas me ujë të bollshëm duke përdorur një sitë, duke qenë se kullorja është me vrima të mëdha.

    Pasi ta keni larë kinoan, lëreni të kullojë ujin e tepërt.

    Ndërkohë ju këshillojmë që të vendosni në zjarr një tigan me vaj ulliri që të ngrohet.

    Tregoni kujdes që zjarri të jetë i ulët ndryshe vaji do të digjet dhe do të prishë shijen e pjatës.

    Qëroni dhe grini sa më imët qepën, ndërsa hudhrën shtypeni.

    Kur vaji të jetë ngrohur hidhini qepën e hudhrën dhe lërini të skuqen lehtë derisa qepa të kthehet në transparente.

    Shtoni kinoan dhe përziejeni me qepën dhe hudhrën në mënyrë që të marrë shije sa më mirë.

    Hidhni tani kripën dhe piperin e zi për shije, më pas shtoni edhe lëngun e perimeve ose thjesht ujin.

    Lëreni që të kthejë valë dhe ulni zjarrin pothuaj fare në mënyrë që uji të avullojë ngadalë.

    Ndërkohë në një tavë të vogël shtroni letër pjekjeje dhe vendosni aty specin e prerë në shirita të hollë.

    Futeni tavën në furrë të ngrohur me 180 gradë dhe piqeni për 8-10 minuta.

    Mjafton që speci të zbutet dhe të marrë aromën e mirë të pjekjes.

    Kur kinoa të jetë gati kalojeni atë në një tas apo enë të madhe, shtoni ullinjtë, specin e pjekur, domatet e thara, borzilokun e freskët.

    Përziejeni mirë kinoan me përbërësit e tjerë dhe provojeni për shije, nëse e shihni që ka nevojë për kripë apo piper shtojini.

    Ju këshillojmë që ta lini tasin për 10 minuta në mënyrë që përbërësit të marinohen dhe më pas mund ta shërbeni.

  • Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

    Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

    Recetat e brumit janë perfekte dhe në familjet shqiptare ato nuk mungojnë asnjëherë.

    Sot ju tregojmë një recetë të shijshme të cilën mund ta përgatisni për mëngjes, por edhe për një ëmbëlsirë të shijshme.

    Ndiqni hapat e shpjeguar ngadalë dhe shijojeni me të dashurit tuaj sa herë që të dëshironi diçka me shije delikate.

    Përbërësit

    • 400 gr miell
    • 9 gr maja buke
    • 2 lugë sheqer
    • 1 lugë me gjalpë
    • 3 gota me qumësht të vakur
    • Për mbushjen:
    • 150 gr çokokrem

    Përgatitja

    Pasi të pastroni mirë tavolinën hidhni aty miellin dhe hapni një hapësirë në mes në formën e një grope.

    Në një gotë hidhni majanë e freskët, sheqerin dhe qumështin e vakët.

    Sapo majaja të jetë aktivizuar hidheni tek gropëza që hapët tek mielli bashkë me gjalpin.

    Nisni ta punoni ngadalë me duar duke nisur nga mesi drejt skajeve, duke formuar brumin.

    Sigurohuni që brumi të mos ngjitet dhe sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar gjithashtu edhe pa pore.

    Ju këshillojmë që ta lini brumin për 1 orë derisa të dyfishohet në masën e vet.

    Pasi të kalojë koha e nevojitur ndajeni brumin në dy pjesë të barabarta dhe punojini lehtë.

    Merrni një tavë të rrumbullakët dhe lyeni lehtë me pak gjalpë ose vaj.

    Pjesën e parë të brumit me ndihmën e një petësi hapeni në një petë sa fundi i tavës.

    Tani shtroni çokokremin duke u munduar që ta përhapni në mënyrë të njëtrajtshme.

    Pasi të hapni petën tjetër dhe vendoseni me kujdes mbi të parën, duke u siguruar që të mbuloni plotësisht çokokremin.

    Tani është koha e prerjes së pogaçes për t’i dhënë formën e duhur.

    Me ndihmën e një thike ju këshillojmë që të bëni një kryq të petës.

    Më pas vazhdoni të bëni prerje në formën e trekëndëshave, njësoj si me picën.

    Merrni një nga trekëndëshat dhe përdridheni dy ose tri herë dhe shtypeni lehtë me dorë.

    Pamja përfundimtare do t’i ngjasojë një ylli.

    Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë pogaçen për 15 minuta në mënyrë që të fryhet brumi.

    Më pas futeni për t’u pjekur në furrë të ngrohtë me 170 gradë derisa të shihni që pogaçja ka marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.

    Nëse dëshironi mbushjes mund t’i shtoni edhe arra të thërrmuara për t’i dhënë një shije akoma edhe më të mirë.

  • Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

    Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!

    Akulloreve në stinën e verës nuk mund t’i rezistojë dot askush.

    Ju kemi sugjeruar plot receta për ta përgatitur këtë delikatesë të shëndetshme por sot ju vijmë me një version akoma dhe më të shkurtër por me shije perfekte si gjithnjë.

    Bëhet fjalë për akulloren me dy shije, një shtresë me fruta pylli dhe një shtresë me kos.

    Ndiqni me kujdes hapat e përgatitjes të shpjeguara në recetë dhe provojeni që sot.

    Përbërësit

    • 250ml kos
    • 40g sheqer
    • 140ml qumësht
    • 100g fruta pylli (manaferra, luleshtrydhe, boronica, mjedra)
    • 40ml lëng limoni

    Përgatitja

    Për të nisur me përgatitjen e kësaj ëmbëlsire të shpejtë merrni një tas të madh qelqi dhe aty hidhni kosin.

    Mundohuni që kosi të mos ketë shumë lëng pasi akullorja nuk do të mpikset siç duhet.

    Ju sugjerojmë që të përdorni kosin e deles i cili është më i trashë dhe i plotë.

    Pas kosit shtoni sheqerin dhe rriheni kosin me telin e kuzhinës në mënyrë që kokrrizat e sheqerit të shkrijnë.

    Më pas bashkoni lëngun e limonit dhe qumështin dhe përziejini lehtë kështu përbërësit do të lidhen me njëri-tjetrin.

    Gjysmën e masës së përgatitur kalojeni në një enë tjetër për ta përzierë me frutat.

    Përdorni blenderin për të bluar sa më imët frutat dhe për të krijuar një salcë të trashë dhe të njëtrajtshme.

    Në një enë e cila mund të qëndrojë në frigorifer hidhni fillimisht masën me fruta dhe përhapeni mirë.

    Vendoseni në frigorifer për 30-40 minuta në mënyrë që të ngrijë pak dhe mos përzihet me masën tjetër.

    Kur të ketë kaluar koha e nevojitur hidhni mbi masën me fruta shtresën vetëm me kos.

    Futeni përsëri në ngrirje dhe lëreni aty për të paktën tre orë.

    Tani ju mbetet vetëm ta shërbeni akulloren tuaj të shijshme dhe të shpejtë për të afërmit e familjarët.

    Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me biskota apo arra të thërrmuara për t’i dhënë akoma edhe më shumë shije.

  • Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!

    Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi me plot vlera!

    Në një ditë të nxehtë vere nuk ka gjë më të mirë se një pije që ju freskon dhe në të njëjtën kohë ju fal plot vlera e një shije të ëmbël.

    Ndaj edhe ju njohim sot me një recetë mjaft të thjeshtë, për të cilën do t’ju duhen vetëm dy përbërës: ujë dhe shalqi.

    E vetmja gjë që duhet të kini kujdes është përzgjedhja e frutit, pasi sa më i ëmbël të jetë ai, aq më e ëmbël do të jetë edhe pija juaj.

    Për të zgjedhur shalqirin e duhur duhet të keni parasysh disa veçori.

    E para, sa më i vogël të jetë dhe i rrumbullakët aq më i ëmbël do të jetë.

    Sigurohuni që të ketë një njollë të verdhë në skajin e tij dhe të ketë në të disa gërvishtje.

    Së fundi, nëse trokisni në shalqi dhe ai tingëllon i zbrazët, do të thotë se fruti është i pjekur.

    Megjithatë, nëse nuk është i ëmbël mjaftueshëm ju mund të shtoni mjaltë, sheqer ose shurup panje, për t’i dhënë më tepër ëmbëlsi.

    Ndiqni më poshtë recetën e thjeshtë të përgatitjes së ujit të freskët me shalqi.

    Përbërësit

    • 2-3 filxhanë shalqi të prerë në kubikë
    • 4 gota ujë
    • 1 limon jeshil (sipas dëshirës)
    • Ëmbëlsues si mjaltë, shurup panje apo sheqer (sipas dëshirës)

    Përgatitja

    Bashkoni në një mikser kubat e shalqirit, ujin, lëngun e limonit dhe ëmbëlsuesin nëse dëshironi.

    Përpunojini përbërësit derisa ato të bashkohen plotësisht.

    Kullojeni lëngun e shalqirit dhe hidhni tulin.

    Shërbejeni pijen duke i shtuar pak akull.

  • Lëngu plot proteina me banane dhe gjalpë kikiriku

    Lëngu plot proteina me banane dhe gjalpë kikiriku

    Nëse po kërkoni për një lëng që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk kërkon një listë me përbërës të shumtë, kjo është receta e duhur!

    Falë përbërësve të përdorur, ky lëng ju ofron jo vetëm vitamina e minerale, por edhe shumë proteina.

    Gati vetëm në 5 minuta, ndiqni më poshtë recetën dhe provoni t’a përgatisni që sot.

    Përbërësit

    • 1 banane
    • 30g tërshërë
    • 180ml qumësht
    • 2-3 lugë gjalpë kikiriku
    • Nëse dëshironi mund të shtoni edhe:
    • 1 grusht spinaq
    • 1 lgj fara liri
    • 1-2 lgj mjaltë
    • 1/4 lç kanellë të bluar

    Përgatitja

    Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini derisa të përftoni një masë të njëtrajtshme dhe kremoze.

    Shtoni më shumë qumësht që masa të hollohet, dhe banane ose tërshërë nëse dëshironi që lëngu të trashet.

    Shërbejeni menjëherë.